Hoxha Bedri Bytyqi s’i ndalë fjalët kundër Ramush Haradinajt

Imami Bytyqi thotë se deklarata e tij për Hilmi Haradinajn ishte emocionale, por nuk ndryshon mendim për kryeministrin Ramush Haradinaj.

Një veprim i hoxhës së fshatit, i preku fort banorët e fshatit Fortesë në komunën e Rahovecit. Të dielën, ata panë se imami i tyre Bedri Bytyçi, shkroi në Facebook, duke kërkuar që Hilmi Haradinaj, të bojkotohet nga hoxhallarët për ceremoninë mortore.

Prandaj, u mblodhën dhe vendosën që ta shkarkojnë atë. Për këtë ata nuk deshën që të flasin para kamerës.

Por, hoxha i fshatit tha se reagimi i tij ishte emocional, dhe kishte të bënte vetëm me Ramush Haradinajn.

“Ishte një lloj metafore kundër Ramushit e jo kundër familjes së tij. Unë sinqerisht së pari i kërkoi falje familjes sime që jam bo sebep që ju kanë dërgu disa selame, disa të shame prej rrjeteve sociale. Pastaj i kërkoi falje fshatit, se fshati nuk ka gjë të keqe me mua e as unë me ta. Shumë mirë kam kalu me ta. Dhe i kërkoi falje familjes së Haradinajt, por jo Haradinajt’, tha ai për Klan Kosovën.

Sipas tij gjithçka lidhet me një deklaratë të Ramush Haradinajt kur në mediat serbe kishte thënë se prejardhja e tij është katolike.

Ani pse hoxha është edhe zyrtar i partisë Fjala reagimi thotë se nuk kishte motive politike.

‘Ishte reagim emocional. Feja na mëson me pas edukatë dhe mirësjellje mirëpo unë disa herë jam ndi i ofenduar prej deklaratave të Ramushit”, theksoi ai.

Bytyqi e fshiu edhe statusin në Facebook e profili i tij u hakua.

Ndërkaq tha se pranoi disa kërcënime.

Neymar luan sot kundër Zvicrës, por të dashurës së tij i publikojnë videon…

Zvicra e shqiptarëve do të ketë punë shumë të vështirë sonte ndaj Brazilit. Një sfidë që nuk duhet humbur midis kombëtares helvete që ka një grup të konsoliduar, ku lojtarët kyç janë shqiptarë, përballë kombëtares braziliane që padiskutim janë pretendetët kryesorë për fitimin e Botërorit, me udhëheqjen e Neymar.

E ndërkohë që ky i fundit ka zënë titujt e revistave dhe portaleve kryesore të sportit, e dashura e tij, Bruna Marquezine ka zënë titujt e mediave me videon e fundit të transmetuar në një program televiziv. Aktorja shfaqet në një serial brazilian në skena intime me një actor. Thuhet se xhirimet e serialit janë bërë para se Neymar dhe Bruna të lidheshin me njëri-tjetrin. Dyshja u përfolën për ndarje pak kohë më parë, por ata janë kthyer sërish bashkë.

Gruaja që s’ka gabuar në parashikime befason: Ju tregoj kush fiton Botërorin!

MMhoni është një shikuese shumë e njohur dhe e respektuar në Meksikë, ku parashikoi tërmetet e tmerrshme që do të godisnin vendin. Tani, ajo sapo ka bërë lajme për zbulimin e fituesit të Kupës Botërore të 2018 në Rusi.

Ajo u paraqit ditët e fundit në programin lokal në Meksikë, ku, padyshim, ata e pyetën për fatin e ekipit që i përfaqëson ato. Në këtë drejtim ajo tha se e pa ekipin në një fazë të dytë, por do të binte para Brazilit.

Por ajo që më së shumti kapi vëmendjen e kësaj interviste është se ajo nuk ka nguruar të zbulojë se kush do të fitojë Kupën e Botës, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Ajo u shpreh:

Ky është viti i ekipeve të Amerikës, këtë vit të gjitha ekipet e kontinentit do të përparojnë në fazën e dytë të Kupës Botërore; këtu shoh dy skuadra shumë të forta: Kolumbia dhe Brazili, njëra nga të dyja do të jetë kampion bote”

Ju kujtohet Edona e lajmeve në “KTV”? Nuk do ta besoni sa ka ndryshuar

Për vite me radhë e kemi parë në rolin e spikeres së lajmeve në “Kohavision”. Ajo, lexonte me saktësi dhe një seriozitet të jashtëzakonshëm.

E pa imponueshme, jo nga ato figura të ekranit që kanë dëshirë ta kapin përherë qendrën e vëmendjes dhe plotësisht natyrale. E tillë ishte e mbetet Edona Zogu.

Edona e ka braktisur televizionin dhe tashmë po punon në një kompani. Prej kohësh më nuk e shohim duke i dhënë lajmet dhe mos prezenca e saj ka lënë boshëllëk në televizionin ku punonte, shkruan “Kosovarja”.

Ndërkohë, Edona po e shijon jetën dhe po duket edhe më tej bukur, ama më ndryshe në stil.

Kryeministri bëhet ‘hor’ në transmetim live, ja çfarë ndodhi me vetullat e tij

Justin Trudeau është cilësuar si një prej kryeministrave më karizmatikë dhe më të pashëm në botë.

Ai është mjaft bukurosh, por kohët e fundit, ose më saktë, gjatë 24 orëve të fundit, duket se ka lanë pak nam. Ose ndoshta ka fituar më shumë popullaritet, pas një video-aksident që i ka ndodhur teksa ka qenë në transmetim live. Aj i kanë rënë vetullat gjatë konferencës për shtyp, në krah të president francez, Emmanuel Macron, në kuadër të samit të G7.

Teksa ishte duke folur, askush nuk e kishte mendjen tek fjalët, por tek vetullat e kryeministrit, të cilat ishin duke rënë. Dukej qartë që kishte vendosur një palë vetulla fallco, të errëta, për t’u dukur edhe më tërheqës, por ato nuk ishin ngjitur siç duhet, e për rrjedhojë, i rrëshkitën nga fytyra. Videoja është bërë menjëherë virale dhe është shpërndarë me qindra herë në internet.

https://www.youtube.com/watch?v=FUP_vQoDALI

Fejohet Justin Bieber?

Justin Bieber padyshim se përflitet shpesh për lidhjet e tij të dashurisë.

Një unazë prej diamanti ka bërë që të flitet për një fejesë të mundshme ndërmjet Justin Bieber dhe të dashurës së tij, Hailey Baldwin, Hollyscoop transmeton Gazeta NewBorn.

Ata janë duke kaluar mjaft kohë së bashku që nga pushimet luksoze e deri tek ngjarjet e tjera nga përditshmëria e tyre.

Edhe pse ende, nuk ka asgjë të qartë sipas asaj unaze i bie që ata tashmë janë fejuar.

Gjatë një interviste të dhënë më parë, Baldwin u shoreh se ajo dhe Justin nuk janë në lidhje por vetëm janë miq të mirë.

Sido që të jetë, me këtë të fundit tregojnë se kanë ndryshuar raportet e nga ana tjetër Selena Gomez ende mbetet peng për artistin, Bieber. /Gazeta NewBorn/\

Flet shefi i Elvedinit: Ja si ndodhi ngjarja mbrëmë

Një 26 vjeçar u mbyt me thikë në vendin e tij të punës në një lokal në Ferizaj mbrëmjen e së shtunës. I ndjeri Elvedin Ibrahimi kishte pasur edhe më parë zënka me dy sulmuesit. T7 ka siguruar pamje të momentit kur dy sulmuesit mbysin ferizajasin.

I ndjeri kishte pasur mosmarrëveshje me dy sulmuesit që janë arrestuar

Në këtë vend të premten rreth orës 22:30, u plagos dhe pastaj vdiq një 26 vjeçar në vendin e punës.

Elvedin Ibrahimi, i cili punonte si sigurim në këtë lokal në Ferizaj, u plagos për vdekje nga të dyshuarit D.SH, 29 vjecar dhe nga M.M, 22 vjecar.

E gjatë së dielës familja e tij po prisnin njerëz të cilit vinin për ngushëllime.

Ata nuk ishin në gjendje të flasin për motivet e kësaj ngjarjeje.

Mirëpo disa qytetarë prapa kamerave, thanë se dy palët e përfshira, kanë qenë në konflikt prej vitesh. Ata treguan se mbrëmja e së premtes ishte shumë trishtuese.

Madje sipas tyre edhe Elvedini e kishte plagosur vrasësin e tij, kohë më parë.

Këtë e konfirmon edhe pronari i lokalit ku Elvedini u vra.

Fahri Bega thotë se kjo nuk është hera e parë që punëtori i tyre ishte sulmuar nga po të njëjtit persona.

“Ai ka qene sigurim eshte punëtor i joni i kontaktuar ka kontrate, ne orar te punës, eshte rasti i dyte qe te njëjtit persona qe vijnë e sulmojnë .. eshte gjykata e prokuroria ne rastin e pare cka ka ndodhe qysh ka vepru ata nuk kane marre masa ata kane qene te lire prape kane ardhe e kane sulmu”.

Pronari i lokalit tha se nuk po punonin për shkak që kishin ditë zie.

Sipas tij Elvedini ishte një djalë shumë i sjellshëm me të gjithë.

Bega tha se ishte ankuar në prokurori edhe para një viti kur Elvedini ishte sulmuar në vend të punës.

Krahas kësaj ai u shpreh se nuk ishte ndërmarrë asgjë.

Se këta dy persona kanë pasur probleme edhe më parë, e konfirmon edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Agim Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajit Nuk i kemi te dhënat pasi qe deklaratat personat janë ende te lënduar por edhe prej deshmitareve dyshohet se te njëjtin kane pasur mosmarrëveshje edhe para nje kohe te shkurtër janë takuar mbrëmë dhe ka filluar prape përleshja..

Ibrahimi u varros në orën 16:00 gjatë ditës së shtunë, ndërsa Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rast.

Rovena Stefa e veshur me bikini pozon para pasqyrës

Këngëtarja nga Shqipëria, Rovena Stefa, aktualisht gjendet në Zvicër.

Këtë e ka dokumentuar me anë të disa fotografive të cilat i ka postuar së fundmi në rrjete sociale.

Pak minuta më parë, artistja publikoi një imazh nga dhoma e gjumit e veshur me bikine të bardha.

‘E bardh në dhomën time’, ka shkruar ajo nën foto.

Perseri lajmi i rende vjen nga Peja

Moti më shi po mbizotëron këto ditë, ku në shumë vende ka patur edhe vërshime.

Pos në Prishtinë, kur ‘Rruga B’ u vërshua nga uji, edhe në Pejë gjendja nuk është e mirë.

Një banor atje për Indeksonline ka treguar se qyteti është përfshirë nga uji.

Në videon më poshtë shihen veturat të cilat më vështirësi qarkullojnë.

Meteorologët kanë paralajmëruar mot të tillë me shira edhe gjatë ditëve në vijim./Indeksonline/