Gjarpri ngjitet në makinë, shoferi e godet me fshirësen e xhamave (VIDEO)

Një gjarpër u ngjit në xhamin e një makine e cila ishte në lëvizje por shoferi e hoqi atë me ndihmën e fshirësve të xhamave të automjetit, transmeton Klan Kosova. Dy persona ishin në makinë duke udhëtuar në Kansas, kur vunë re gjarprin e ngjitur në pasqyrën anësore të makinës. Siç shihet në video, gjarpri fillon të zvarritet nëpër xham dhe shoferi përpiqet ta shtyjë atë me fshirëset dhe më në fund përfundon duke e god*itur atë. Nuk dihet nëse gjarpri i mbijetoi inçidentit

Kësaj gruaje i vjen goditja andej nga se kishte menduar kurrë!

Ky është momenti tronditës kur një grua rrëzohet në dysheme, pasi u godit fuqishëm nga një derë qelqi e rëndë.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në një qendër tregtare në Singapor. Kamerat e sigurisë kapën momentin e aksidentit në qytetin Bukit Merah të dielën.

Ndërsa merr diçka në çantën e saj, dera e hapur mbyllet dhe më pas bie mbi të.

Burri në të zezë pranë saj menjëherë përpiqet të largojë derën e rëndë, ndërsa në ndihmë i vijnë edhe persona të tjerë.

Gruaja u dërgua në spital pas aksidentit, për të cilin kanë nisur hetimet.
https://korrespodenti.com/wp-content/uploads/2019/03/gruaje.mp4?_=1

Parkuan veturat në token e tij, por pendohen rëndë me atë që ju bën pronari me traktor

Ky bujk nga Pavao Bedekovic, Kroaci, e kishte një problem serioz në arën e tij.

Ai u lodh nga njerëzit që parkonin veturat në arën e tij, duke e përdorur atë si një parking pa pagesë – derisa durimit të tij i erdhi fundi.

Ata nuk dëgjuan kur Pavao ua tërhoqi vërejtjen që mos t’i parkonin veturat aty – dhe kështu, vendosi se duhej të bënte diçka për këtë.
Zgjidhja e tij? Befasuese dhe interesante. Pavao jeton dhe punon në një fermë në Kroaci. Fqinjët e tij shpesh organizojnë tregje të vogla që tërheqin shumë njerëz.

Pasi vizitorët vijnë nga larg, sigurisht duhet të parkohen diku. Dhe cili vend është më i mirë se ara e Pavaos? I cili gjithashtu ndodhet afër tregut. Por sa herë që ai iu kërkon pronarëve me mirësjellje që t’i largojnë veturat – ata e injorojnë atë.
Kështu, ai vendosi të bënte diçka për këtë. Shikoni videon më poshtë për të parë përgjigjen e bujkut ndaj pronarëve të veturave.

Shihni se si tërmeti shembi kodrat e në këtë vend, pamje të pabesueshme

Ishulli verior i Japonisë në Hokkaido është goditur nga një tërmet i fuqishëm, duke shkaktuar rrëshqitje masive të dheut.

Të paktën nëntë vetë janë vrarë dhe rreth 40 janë të humbur, thonë raportet e medias lokale.

Tërmeti me magnitudë 6.7 ndërpreu energjinë për rreth tre milionë shtëpi pasi një centralit termik u dëmtua.
Tërmeti erdhi pas një tajfuni vdekjeprurës, i cili goditi perëndimin e Japonisë gjatë ditëve të fundit.
Tërmeti goditi 62 km në jug-lindje të kryeqytetit Sapporo në orët e hershme të mëngjesit.

Voton Edi Rama, të gjithë mbesin të habitur me veshjen e tij

Kryeministri Edi Rama is shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama ka shkuar të hedhë votën e tij në qendrën e votimit në Surrel. Ai është shfaqur me një veshje aspak të zakontë.

Ai mban veshur xhaketë dhe një palë pantallona të shkurtra dhe çorape të ngritura afër gjurit. Gjithashtu e dhe bashkëshortja e tij ka befasur me veshjen aspak zyrtare.

A është normal ky shofer? Shikoni si vozitë me shpejtësi të madhe në anën e kundërt të autostradës “Ibrahim Rugova”

Në një video e postuar nga Dani Kolukaj, shihet një veturë e tipit Mercedes Benz, e cila është duke vozitur në kahjen e kundërt të autostradës, duke rrezikuar jetën e të tjerëve.

Mirëpo në profilin e Kolukajt kanë komentuar edhe shumë persona të tjerë që thonë se raste të ngjashme ndodhin shumë shpesh në këtë autostradë.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas me veturën që ka lëvizur në anën e kundërt të autostradës.

Fjalë prekëse për shokët që i vd’iqën në autostradë: Pse shkuat në botën tjetër, sa planet i kishim për të ardhmen

Arianit Bytyqi 26 vjeçar dhe Gentrit Gallopeni 20 vjeç, të dy kondukterë me profesion, kanë vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm pas rënies në një humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Fitim Morina ka shkuar fjalë prekëse për tezakun e tij Gentrit Gallapenin dhe shokun Arianit Bytyqi, dy të rinjtë që mëngjesin e sotëm humbën jetën tragjikisht në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Fitimi thotë se së bashku me djemët e ndjerë kishe bërë shumë plane për të ardhmen dhe tani ndihet i pikëlluar se e kanë lënë të dy.

“Ooo tezaki jem Gallapeni Gentrit a ki harru qa kem fol per te ardhmen pse um tradhtove edhe ikee e me le vetem , ti sje mi realizu planet qe i kem mendu do te kujtoj gjithmon tezaki jem i dashur inshalla ne xhehnet…. Oo shoku Arianit Bytyqi mthojshe Geti djal i mir e i urt a kaq shum u pasket dasht sa te dyt per ni dit me shku ne boten tjeter .Do te ju kujtoj gjdo here 😭😭😭 inshalla ne xhenet”, thuhet në shkrimin (pa ndërhyrje) e Fitim Morinës.

Arianit Bytyqi 26 vjeçar dhe Gentrit Gallopeni 20 vjeç, të dy kondukterë me profesion, kanë vd\ekur në orët e para të mëngjesit të sotëm pas rënies në një humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Kujtojmë, se për humbjen e dy jetëve, me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusave të cilët janë ndalur në autostradë në kundershtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy të rinjtë gjetën vde\kjen pasi ranë në humnerë teksa po kalonin nga një trase në tjetrën në autostratën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë – Duhël.

Në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnere pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3m.

Me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusëve të cilët janë ndalur në autostradë në kundërshtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Janë intervistuar një numër i dëshmitareve lidhur me rastin.

Pas konsultimeve me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është konstatuar se si pasoje e ndaljes se autobusëve në autostradë e qe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm me pasoje vdek’jen pasi që dy vikt’imat kanë dalë nga autobusët.

Trupi i pajetë i vik’timave është dërguar për autopsi.

Doktori I Tha Se I Kishin Mbetur Dy Ditë Jetë, Babai “Marton” Vajzën 16 Muajshe – Donte Ta Shihte Nuse (Foto)

Vogëlushja u diagnostikua me tumor në kokë dhe mjekët nuk kishin dhënë asnjë shpresë.

Mirëpo, babai i saj Andy Barnard 31 vjeç gjithmonë kishte premtuar se një ditë vajza e tij do të kishte ditën e ëndrra të saj, pra të vishej nuse. “Qëkur mësuam që do të ishte një vajzë, unë thashë që do i bëja dasmën e ëndrrave një ditë”, është shprehur babai i foshnjës.

Por, për fat të keq ajo ditë nuk do të vijë kurrë për foshnjën Poppy Mai, përcjell gazetashqip, pasi ajo u diagnostikua me një tumor të rrallë.

Kolegët e Andy përgatitën gjithçka për ditën e madhe të nuses së vogël, për të plotësuar ëndrrën e babait dhe princeshës së tij.

Poppy-Mai u shoqërua nga nëna e saj Sammi Barnard, 29-vjeç dhe vëllezërit Rylee 6 vjeç dhe Jenson-Jay 4 vjeç.

Erdogan: Jam rritur në duart e një nëne shqiptare, as me luftë nuk heqi dorë nga shqiptarë(Video)

Presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan, ka folur për fëmijërinë e tij e cila sipas tij, ka lidhje të ngushtë dhe emocionale me shqiptarët.

“Në vendin ku kam lindur unë, komshinjtë e parë i kemi pas shqiptarë. Mund të them se jam rritur në duart e nënës shqiptare. Ishte një familje e mrekullueshme dhe i falënderoj për kujdesin që kishin ndaj meje si fëmijë”, është shprehur Erdogan.

Erdogan tha se do të bëjnë çdo që është e mundur për ta mbrojtur Shqipërinë dhe Kosovën, ndërkaq ka shtuar se do të investojnë më tepër në sistemin e arsimit.

“I bëjë me dije të gjithëve dhe tipave shqiptar që më shajn, se asnjëherë nuk do të heqi dorë nga shqiptarët sepse janë vëllezërit e mi”.