Kjo Është Komuna Zvicerane Që Jep 1.500 Franga Për Banorët E Rinj, Por Me Një Kusht

Komuna Grossdietwil e Lucernit në Zvicër, personave të moshës nën tridhjetëvjeçare u jep nga 1.500 franga.

Por, ai që e dëshiron këtë bonus, duhet t`i përmbushë disa kushte. Komuna Grossdietwil tregon falënderim ndaj banorëve të rinj që vendosen aty: Banorët të cilët janë të moshës më të rinj se 30 vjeç dhe që për herë të parë largohen nga shtëpia, pranojnë nga 1.500 franga zvicerane, po që se marrin ndonjë banesë në këtë komunë.

Nëse dëshironi këtë dhuratë, duhet të aplikoni në këshillin komunal. Kryebashkiaku Reto Frank, për “Willisauer Bote” ka deklaruar se pranuesit e bonusit nuk do të kenë përgjegjësi të tjera, njofton portali Shtegu.com. Për këtë bonus, nuk do të ketë ndonjë periudhë minimale të qirasë. Kërkesa e vetme është që aplikantët të jenë nën 30 vjeç dhe për herë të parë të jenë shpërnuglur nga shtëpia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *