Pse Allahu e zgjodhi sorrën që ta mësonte Kabilin si ta varroste vëllain, Habilin?

Allahu i madhërishëm shpalli në Kuran:

“Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy fli juan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: “Unë do të të mb ys ty,” (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: “All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve”.

“Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mb ytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të të mb ytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!”

“Unë (nuk dua të të m bys, por) dua që ta bartësh mëk atin tim dhe mëk atin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit, e ai është dënim i zullumqarëve”.

Atëherë ep shi i tij e bindi atë për mb ytjen e të vëllait dhe e m byti atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve (hidhëroi prindërit, mbeti pa vëlla, u për buz prej Zotit dhe u fut në xhehe nnem).

All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për t’i treguar atij se si ta mbulojë trupin e vëllait. E ai i tha: “I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait tim?” Ashtu mbeti i penduar.“ (El – Maide, 27-31)

Pra, Kurani në këtë kaptinë flet për dy djemtë e Ademit, a.s., Habilin dhe Kabilin, dhe mb ytjen e parë që ndodhi në Tokë.

Djali i Ademit, Kabili dëshiroi të martohet me motrën që kishte lindur me të, e jo me atë që kishte lindur me Habilin. Meqë nuk mundën të merren vesh, Ademi, a.s., urdhëroi që të bëjnë kurban dhe Allahu e pranoi kurbanin e Habilit, e jo të Kabilit.

Shikoni sesi Allahu detajisht i transmeton fjalët e Habilit, ndërsa tërësisht i injoron fjalët e vr asësit, Kabilit, i cili vie duke kërc ënuar vëllain që do ta vr asë:

“Unë (nuk dua të të m bys, por) dua që ta bartësh mëk atin tim dhe mëk atin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit, e ai është dënim i zullumqarëve.” (El – Maide, 29)

Dialogu në mes tyre përfundon dhe disa ditë më pas kur Habili ishte duke fjetur nën hijen e një peme, vëllai keqbërës Kabili e mb yti.

I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Askush nuk do të m bytet padrejtësisht e që i biri i Ademit mos të ketë pjesë në këtë mb ytje, sepse ai i pari e solli në praktikë vr asjen.”

Vr asësi qëndronte pranë trupit të vëllait të mb ytur. Var rosja e të vde kurve ende nuk ishte e njohur në Tokë. Kabili e barti mbi supe trupin e vëllait duke ecur dhe duke mos ditur çfarë të bëjë.

Pastaj e pa sorrën që me sqepin e saj e gropoi tokën, e vendosi sorrën e ngordhur dhe e mbuloi me dhe.

Kur e pa këtë, me thonjtë e duarve e hapi var rin e vëllait dhe e groposi.

Kur Ademi, a.s., kuptoi se çfarë ndodhi, tha: “Kjo është vepër e shejtanit! Vërtet, ai është armik i përbetuar i njeriut.”

Pra, roli i sorrës në këtë tregim është që ta mësonte njeriun sesi t’i var rosë të vde kurit.

A thua përse Allahu e zgjodhi mu sorrën që të jetë mësuesi i parë i njeriut për mënyrën e varrosjes së njerëzve?

Zbulimet shkencore kanë treguar që sorra është shpendi më inteligjent.

Sorrat janë gjykatësit më të mirë në mesin e shpendëve dhe gjykojnë secilin individ i cili del nga rregulli i ligjit të drejtësisë së tyre që u ka dhuruar Allahu.

Secili kri m në bashkësinë e sorrave e ka dënimin e veçantë.

Kr imi i grabitjes së ushqimit të zogjve të sorrës. Dënimi për sorrën e cila rrëmben ushqimin e zogjve të porsalindur të sorrës është që grumbulli i sorrave ia shkulin puplat derisa e bëjnë të paaftë për të fluturuar sikurse zogjtë e vegjël që nuk janë ende në gjendje të fluturojnë.

Kr imi (dëmi) i uzurpimit ose i shkatërrimit të çerdhes. Sorra e cila uzurpon ose rrënon çerdhen e huaj, gjyqi i sorrave e obligon ta ndërtojë çerdhen e re.

Kri mi (dëmi) i dhunës ndaj femrës së sorrës tjetër. Sorra (mashkulli) i cili kryen dhunë ndaj femrës dënohet ashtu që e sjellin në grumbullin e sorrave dhe ato e godasin me sqepa derisa ta mby sin. Gjykimi zakonisht mbahet në fushë të gjerë, ku në kohë të caktuar mblidhen përfaqësuesit e gjyqit e pastaj e sjellin të dyshuarin në përcjelljen e rojtarëve të posaqëm. Kur fillon gjykimi, i dyshuari e ulë kokën, i lëshon krahët dhe nuk lëshon asnjë zë në shenjë të pranimit të fajit. Kur jepet verdikti për vr asje, atëherë grupi i sorrave e godasin me sqepat e tyre deri në vde kje. Pastaj, trupin e saj e merr një sorrë, ia hapë varrin me sqep, e vendosë dhe e mbulon me dhe.

Kështu, sorrat e aplikojnë drejtësinë në Tokë, më mirë sesa e aplikojnë shumë njerëz.

Qoftë i lartësuar dhe i lavdëruar Allahu, i Cili na ka mësuar me shumë shembuj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *