A DUHET TË FALET I SËMUARI?

Detyrshmeria e namazit te te semurit

Namazin duhet patur kujdes edhe nese je i semure. Sepse ai namaz eshte obligim per ty. Madje Allahu e ka bere obligim edhe ne lufte per luftetaret. Le te dije se namazi jep qetesi shpirterore per te semurin dhe e ndihmon qe te sherohet. Allahu i madheruar thote:
“Kerkoni ndihme (ne te gjitha ceshtjet) me durim dhe me namaz.” (Bekare, 45)
Muhammedi salallahu alejhi ve selem i thoshte Bilalit: “O Bilal! Ben thirrje per namaz, e na qeteso neve me te.”
(Ebu Daudi)
Eshte shume e dobishme per te semurin qe ti vije exheli (shpirti) e te vdes duke e fal namazin dhe te mos vdes duke qene kundershtar me braktisjen e namazit. Allahu i Madheruar ia ka lehtesuar te semurit dhe i ka lejuar qe ta fale me tejemum kur ska mundesi te perdore ujin per abdest e per tu lare nga xhunublleku. Allahu i Madheruar thote ne Kur’an:
“….nqs jeni te semure ose ne ndonje udhetim, ose ndoneri prej jush vjen prej vendit te nevojes, ose keni kontaktuar me grate dhe nuk gjeni uje, atehere merrni tejemum…” (El Maide)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *