Ky është Gjenerali gjerman që i dha oficerit serb 28 minuta kohë për t’u larguar nga kufiri në Morinë

Në qershor të vitit 1999 gjenerali Helmut Harff dridhej nga padurimi. Nga shtabi i NATO-s në Durrës ai po përgatiste hyrjen e trupave gjermane në Kosovë, por rrugët e Shqipërisë veriore ishin më shumë shtigje të dhive dhe deleve.

Koha nuk mjaftonte, KFOR-i në Kosovë duhej të hynte sa më shpejt në mënyrë që të mos krijohej asnjë vakuum i sigurisë, ndërsa ushtria serbe ishte duke u larguar.

Ende nuk ishte e qartë se nga do të hynin trupat gjermane në Kosovë: përmes Kukësit apo nga Tetova? Për të hyrë nga Maqedonia Harff kishte marrë lejen nga ushtria maqedonase.

Por, gjatë takimit me shefin e armatës maqedonase, «një burrë me vetulla leshatore» (sipas «Der Spiegel»), gjenerali gjerman ishte habitur kur oficeri nga Shkupi së pari po i tregonte gjerë e gjatë mbi problemet e tij reumatike.

Harff komandoi trupat gjermane, të cilat hynë në Kosovë në qershor 1999, pasi NATO kishte bom barduar Serbinë 78 ditë me radhë dhe e kishte detyruar të largojë forcat e saj nga Kosova. Legjendar është debati i gjeneralit Harff me një komandant të ushtrisë serbe, i cili fillimisht kishte refuzuar të lironte pikën kufitare të Morinës. Harff i tha oficerit serb se i «keni 30 minuta» për t’u larguar. Debati vazhdoi edhe pak dhe Harff tha: «Ky është fundi i muhabetit. I keni edhe 28 minuta». Serbët u larguan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *