Kafsha misterioze filmohet duke ecur nëpër oborrin e një shtëpie, pronari pyet: A e dini se çfarë është? (Foto/Video)

Një burrë ka mbetur i tronditur kur ka parë disa pamje të marra nga kamerat e sigurisë në të cilat shihet një kafshë misterioze që ecte nëpër oborrin e shtëpisë së tij, rreth orës 2 të mëngjesit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë një kafshë, e cila ka katër këmbë dhe një bisht të gjatë, i cili prek në tokë.

Kjo është krijesa e cila u kap duke ecur përgjatë oborrit të një burri, rreth orës 2 të mëngjesit

Dhe siç thuhet më tej, është pikërisht bishti ai që e bën këtë krijesë të vështirë për t’u identifikuar, pasi trupi i kafshës mund të thuhet se i ngjan një qeni.

Burri postoi pamjet në rrjetet sociale, duke kërkuar nga njerëzit që nëse ata e dinë se për çfarë mund të ishte.

Chupacabra thuhet se është një krijesë legjendare e folklorit me origjinë nga Amerika Latine.

Të tjerë besonin se ishte një Tiger Tasmanian, i njohur ndryshe si Thylacine, një kafshë që është zhdukur për më shumë se 80 vjet. /Telegrafi/

Albërie Hadërgjonaj tregon arsyen e divorcit,’Burri më tradhëtonte gjithmonë’

Pak ditë më parë Albërije Hadërgjonaj ka treguar për raportin me ish bashkëshortin por në “Top Show Magazine” ajo ka vendosur të tregojë një herë e mirë arsyet e ndarjes.

Albëria është shprehur se ka respect për ish bashkëshortin dhe janë ndarë me kompromis, duke qenë se të dy e panë se ishin martuar të rinj dhe kjo martesë nuk funksiononte më.“Ai donte të më linte, që kur u martuam se donte të hapte sytë”- ka nisur Albëria rrëfimin duke qeshur më pas ajo ka dashur të tregohet e sinqertë me publikun dhe për këtë ka rrëfyer arsyet e ndarjes dhe përfundimit të martesës 19 vjeçarë.

“Atë e kam dashur më shumë se fëmijët e mi, por më ka tradhëtuar gjithmonë. E falja, mbyllja një sy, një vesh deri u mbylla e gjitha dhe e lashë fare. Ai ka qenë burri i parë për mua dhe ndoshta unë nuk kisha eksperiencë, kështu që ndoshta ai shkonte tek ato që kishin më shumë eksperiencë. Në fakt kur u martuam ai ishte 22 vjeç, ishte burrë i pasur me lekë dhe gocat i shkonin nga mbrapa. Unë i shkoja gjithmonë nga mbrapa për vite me radhë.Më pas vendosëm të divorcoheshim pasi unë u rrita dhe fillova të kuptoj që njerëzit nuk i detyron dot të rrinë të martuar. Por ne kemi jetuar pjesën më të madhe të martesës të ndarë pasi ai rrinte jashtë e ka qenë dhe në burg, pra me atë njeri nuk kam jetuar vetëm kemi bërë dy fëmijët e secili ka qenë në punë të vetë. Kështu që nuk e pata problem”- është shprehur Albërija.

Jep dorëheqje nga puna duke i dërguar shefit një mesazh: “Më vjen keq për humbjen tuaj”

Ekzistojnë shumë mënyra që ta bëni një situatë më pak të sikletshme dhe një djalë e ka vërtetuar këtë.

Ai ka guxuar ti shkruajë pronarit të tij një letër ku i thoshte se do të përballej me humbje të madhe. Sigurisht që e gjitha ishte në sensin e shakasë dhe letra u bë virale në rrjete sociale.

Sam Baines, 22 vjeç, nga Sheffield vendosi se si donte të jepte dorëheqjen në punën si operator dhe mesazhi i tij ndaj shefit u publikua nga kolegia Hannah.
Më vjen keq për humbjen tuaj. Dita ime e fundit e punës është 28 korriku. Mendoj se kjo do të jetë një periudhë e vështirë për ty.

Kam punuar këtu për thuajse një vit dhe tani kam vendosur të ndjek universitetin në shtator. Ne jemi një ekip shumë i mirë dhe kemi një menaxher fantastik, ndaj shpesh bëjmë shaka me njëri-tjetrin. E dija se duhej të bëja diçka kreative për të të dhënë këtë lajm, i cili duhej të ishte edhe argëtues në të njëjtën kohë”, ka shkruar Baines duke e ditur se pronari do të qeshte me këtë letër pasi i shihte gjërat në anën pozitive./oranews

Pse Allahu e zgjodhi sorrën që ta mësonte Kabilin si ta varroste vëllain, Habilin?

Allahu i madhërishëm shpalli në Kuran:

“Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: “Unë do të të mbys ty,” (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: “All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve”.

“Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të të mbytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!”

“Unë (nuk dua të të mbys, por) dua që ta bartësh mëkatin tim dhe mëkatin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit, e ai është dënim i zullumqarëve”.

Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve (hidhëroi prindërit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehennem).

All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për t’i treguar atij se si ta mbulojë trupin e vëllait. E ai i tha: “I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait tim?” Ashtu mbeti i penduar.“ (El – Maide, 27-31)

Pra, Kurani në këtë kaptinë flet për dy djemtë e Ademit, a.s., Habilin dhe Kabilin, dhe mbytjen e parë që ndodhi në Tokë.

Djali i Ademit, Kabili dëshiroi të martohet me motrën që kishte lindur me të, e jo me atë që kishte lindur me Habilin. Meqë nuk mundën të merren vesh, Ademi, a.s., urdhëroi që të bëjnë kurban dhe Allahu e pranoi kurbanin e Habilit, e jo të Kabilit.

Shikoni sesi Allahu detajisht i transmeton fjalët e Habilit, ndërsa tërësisht i injoron fjalët e vrasësit, Kabilit, i cili vie duke kërcënuar vëllain që do ta vrasë:

“Unë (nuk dua të të mbys, por) dua që ta bartësh mëkatin tim dhe mëkatin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit, e ai është dënim i zullumqarëve.” (El – Maide, 29)

Dialogu në mes tyre përfundon dhe disa ditë më pas kur Habili ishte duke fjetur nën hijen e një peme, vëllai keqbërës Kabili e mbyti.

I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Askush nuk do të mbytet padrejtësisht e që i biri i Ademit mos të ketë pjesë në këtë mbytje, sepse ai i pari e solli në praktikë vrasjen.”

Vrasësi qëndronte pranë trupit të vëllait të mbytur. Varrosja e të vdekurve ende nuk ishte e njohur në Tokë. Kabili e barti mbi supe trupin e vëllait duke ecur dhe duke mos ditur çfarë të bëjë.

Pastaj e pa sorrën që me sqepin e saj e gropoi tokën, e vendosi sorrën e ngordhur dhe e mbuloi me dhe.

Kur e pa këtë, me thonjtë e duarve e hapi varrin e vëllait dhe e groposi.

Kur Ademi, a.s., kuptoi se çfarë ndodhi, tha: “Kjo është vepër e shejtanit! Vërtet, ai është armik i përbetuar i njeriut.”

Pra, roli i sorrës në këtë tregim është që ta mësonte njeriun sesi t’i varrosë të vdekurit.

A thua përse Allahu e zgjodhi mu sorrën që të jetë mësuesi i parë i njeriut për mënyrën e varrosjes së njerëzve?

Zbulimet shkencore kanë treguar që sorra është shpendi më inteligjent.

Sorrat janë gjykatësit më të mirë në mesin e shpendëve dhe gjykojnë secilin individ i cili del nga rregulli i ligjit të drejtësisë së tyre që u ka dhuruar Allahu.

Secili krim në bashkësinë e sorrave e ka dënimin e veçantë.

Krimi i grabitjes së ushqimit të zogjve të sorrës. Dënimi për sorrën e cila rrëmben ushqimin e zogjve të porsalindur të sorrës është që grumbulli i sorrave ia shkulin puplat derisa e bëjnë të paaftë për të fluturuar sikurse zogjtë e vegjël që nuk janë ende në gjendje të fluturojnë.

Krimi (dëmi) i uzurpimit ose i shkatërrimit të çerdhes. Sorra e cila uzurpon ose rrënon çerdhen e huaj, gjyqi i sorrave e obligon ta ndërtojë çerdhen e re.

Krimi (dëmi) i dhunës ndaj femrës së sorrës tjetër. Sorra (mashkulli) i cili kryen dhunë ndaj femrës dënohet ashtu që e sjellin në grumbullin e sorrave dhe ato e godasin me sqepa derisa ta mbysin. Gjykimi zakonisht mbahet në fushë të gjerë, ku në kohë të caktuar mblidhen përfaqësuesit e gjyqit e pastaj e sjellin të dyshuarin në përcjelljen e rojtarëve të posaqëm. Kur fillon gjykimi, i dyshuari e ulë kokën, i lëshon krahët dhe nuk lëshon asnjë zë në shenjë të pranimit të fajit. Kur jepet verdikti për vrasje, atëherë grupi i sorrave e godasin me sqepat e tyre deri në vdekje. Pastaj, trupin e saj e merr një sorrë, ia hapë varrin me sqep, e vendosë dhe e mbulon me dhe.

Kështu, sorrat e aplikojnë drejtësinë në Tokë, më mirë sesa e aplikojnë shumë njerëz.

Qoftë i lartësuar dhe i lavdëruar Allahu, i Cili na ka mësuar me shumë shembuj.

Mori vëllain e vogël në klase dhe e mbajti në prehër teksa bënte mesim. Arsyeja e djaloshit i preku te gjithë

Një djalë nga Filipinet u bë yll i medias sociale pasi mori vëllain e tij njëvjeçar në klasë pasi nuk donte të linte shkollën dhe askush nuk mund të kujdesej për vëllain e vogël në shtëpi.
Djali 7-vjeçar filipinas, Justin, u be i famshem pasi fotografia e tij duke mbajtur vëllain e tij foshnje në prehër u bë virale në internet.
Justin është një student i klasës së 1 në një shkollë të drejtuar nga qeveria e cila ndodhet në një zonë rurale të fshatit Salvacion në qytetin Magallanes në provincën Filipine të Sorsogon

Fshati rural është 600 kilometra larg nga Manila.

Mësuesja e tij, e cila dëshironte të identifikohej si zonja Lei, mori fotografinë dhe e postoi në Facebook.
Do ta mbaj vëllanë tim njëvjeçar këtu, sepse gjyshja ime duhet të punojë në fermë dhe askush nuk do të kujdeset për të, “citon Justin të thoshte në dialektin lokal Bicol, sipas postit.
Fjalët e djalit të ri preken shume njerez dhe treguan se sa i pjekur dhe përgjegjës ishte ai, krahasuar me femijet e tjere te se njejtes moshe.Shumë perdorues te internetit dëshironin suksesin e djalit në të ardhmen e tij.

Një komentues ne internet shkroi: “Ai është një shembull, pavarësisht nga mosha e tij e vogël”. Ndërsa një tjetër komentues i dha djalit një kompliment për mos harruar detyrën e tij për të studiuar pavarësisht se kishte një përgjegjësi për t’u kujdesur për vëllain e tij. “Ai i njeh përparësitë e tij”

Megjithatë, fotografia gjithashtu ngjalli një debat në mediat sociale ku shumë netizene kritikuan mungesën e prindërve dhe planifikimin e familjes së varfër në Filipine. Disa madje krahasuan djalin me studentët e kolegjit që braktisën studimet e tyre për të marrë pjesë në një tubim për të protestuar kundër Presidentit Rodrigo Duterte.

Ne i urojme atij gjitha të mirat në të ardhmen dhe familja e tij të marrë ndihmën që meriton.

Duaja e muslimanit që bën për vëllain e tij| Shpërblim i pallogaritshëm

Përcillet nga Ebu Derda se Profeti alejhi selam ka thënë:

Duaja e muslimanit që bën për vëllain e tij, në mosprezencë, është e pranuar dhe pranë kokës së tij qëndron një melek i ngarkuar që të thotë: “Amin, edhe për ty qoftë si ajo!”, sa herë që ai lutet për vëllain e tij. Muslimi

Pra duaja e muslimanit për muslimanin ka shpërblime të pallogaritshme dhe në një hadith tjetër Profeti alejhi selam thotë:

Kush kërkon falje për besimtarët dhe besimtaret, Allahu do ti japë një të mirë për çdo besimtar dhe besimtare. ”Et taberaniju dhe e saktësoi Albani në“

Sahih el xhami, nr. 6026.

Nëse në duanë tënde thua: O Allah! Fali të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre, atëherë do të marrësh qindra miliona shpërblime, sepse për çdo musliman të gjallë apo të vdekur merr një shpërblim, nga Ademi e deri tek i fundit musliman që do të ekzistojë në këtë dynja.

Mos harro që në duanë tënde të lutesh edhe për vëllezërit dhe motrat e tua!

Video e tmerrshme: I shpëton vdekjes për punë sekondash, çiklisti ndiqet nga një tigër i pamëshirshëm

Një çiklist ka arritur t’i shpëtojë v.dekjes së sigurt pasi që arriti që të ik nga një tigër i po e ndiqte atë.

Pamjet tregojnë momentin kur tigri tenton që ta kap biçikletën nga rrota e prapme, por që për fatin e njeriut, ai nuk arriti, raporton Daily Mail.

Pamjet u kapën në Parkun Kombëtar Nagarhole, në pjesën jugore të Indisë. Në këtë park jetojnë rreth 72 tigra.

Në fillim të këtij viti, një tigër i parkut ka v.rarë tre njerëz, duke përfshirë një 28 vjeçar dhe një 60 vjeçar.

Pamjet tmerruese tregojnë se si grabitqari nxiton që ta kap biçikletën, por menjëherë pasi që dështon, fshihet në pyll.
https://korrespodenti.com/wp-content/uploads/2019/06/640x360_MP4_7337763701073855442.mp4?_=1

Nëse Na Vonohet Martesa Është Sprovë Apo Shkak Nga Gjynahet Tona ?

Es-Selamu Alejkum Ju paraqesim videon e radhës, e lusim Allahun (Subhanehu we te’ala) që të kemi dobi nga kjo që ndëgjojmë. Ju sjellim një shkëputje të dobishme për ju motra dhe vëllezër me Hoxhën e nderuar nga Shkupi Bekir Halimi i cili në minutat në vazhdim do të na përgjigjet lidhur me një pyetje që ka të bëjë me ato persona që ju vonohet martesa e tyre pse ndodh kjo gje a është si shkak i gjynaheve të personit apo ndonjë sprovë për këto dhe më shumë ju ftojmë që të ndjekim videon në vazhdim për të marë përgjigjen e duhur.

Sa i përket vonesës të martesës ajo mund që të ndodh për shkaqe objektive dhe subjektive:Ndër shkaqet objektive janë caktimi i Allahut që mund të jet dënim shkak i gjynaheve të tua mund të jet dhe provë për të parë besnikërin tënde dhe ndershmërin tënde.Kurse ndër shkaqet subjektive ato janë shkak që ti nuk ke treguar që ke nevojë për martese i ke dhënë mundësi për punë apo studimet tuaja disa të tjerë kan qenë të zënë me gjynahe në këtë botë

Nëse I Ke Prindërit Ende Gjallë, Mos Humb Kohë! Duhet Ta Lexosh Patjetër Këtë…

Marrëdhënia midis prindërve dhe fëmijëve nuk është gjithmonë idilike. Sidomos kur rriteni dhe personalitetet tuaja bëhen të forta, të kuptuarit e zgjedhjeve dhe vendimeve të babait dhe nënës tuaj është një detyrë e vështirë. Por falja e prindërve për të gjitha ato që kanë bërë dhe që ju kanë bërë të ndiheni keq është gjesti më i madh i dashurisë që mund të bëjmë ndaj tyre.Çdo prind gjithmonë bën më të mirën e tij. Edhe ne, kur të bëhemi baballarë ose nënat, do të punojmë sa më mirë që mundemi, për t’i bërë fëmijët tanë të rriten mirë.Nëse e vendosim veten në këpucët e tyre, ne patjetër mund të kuptojmë pse bëjnë zgjedhje të caktuara: ndoshta edhe ne në kushtet e tyre do të kishim marrë të njëjtën rrugë të shkelur nga prindërit tanë.Fali prindërit, sepse ata bënë më të mirën e tyre dhe ata nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë më mirë se aq.Askush nuk ju mëson të jeni një baba dhe një nënë e mirë, nuk ka manuale, nuk ka udhëzime, është vetëm instinkti që luan një rol me rëndësi thelbësore, aq i mrekullueshëm sa edhe i vështirë.Shumë herë menduam t’i thonim prindërve tanë se ndoshta ishte më mirë të mos na sillnin në botë, por kjo nuk është e drejtë me taAta na donin shumë kohë para se të mbërrinim në këtë botë dhe ata e bënë atë pavarësisht çdo gjëje që ndodhi.Falini prindërit tuaj, sepse ata janë të përkushtuar, por të gjithë jemi qenie njerëzore dhe bëjmë gabime, ndërsa përpiqemi të bëjmë mirë gjërat.

Të gabosh është njerëzore dhe të falësh prindërit e tu do të na ndihmojë për të falur veten, kur ne të angazhohemi në të njëjtat gabime ose gabime të ngjashme.Ne jemi me fat që mund të mësojmë nga gabimet e tyre, edhe nëse ato mund të na bëjnë të vuajmë kaq shumë. Mund të mësojmë prej tyre për të bërë gjëra më të mira.Ne duhet ta mbushim zemrën me dashuri dhe dhembshuri, duke mësuar të falimJu nuk shkoni askund me zemërim dhe pakënaqësi. Kjo është një barrë shumë e rëndë emocionale, e cila përfundon jo vetëm duke prishur marrëdhëniet me prindërit tanë, por jetën tonë në vetvete, sepse zemërimi nuk na lejon për të ndjekur qëllimin e vërtetë përfundimtar të ekzistencës sonë: Lumturinë.Le ta lëmë krenarinë mënjanë dhe të mësojmë të kërkojmë falje, të mësojmë të falim, ne jemi njerëz të rritur, ne duhet të dimë se si ta bëjmë atë.Hedhja e hapit të parë është thelbësore për shpresën për një marrëdhënie më të mirë në vitet që mbeten me prindërit tanë dhe një jetë më paqësore. Burimi: Storievere/ Përshtati: ShkodraNews

E Bija I Dhuron Babait Veshkën Pa E Ditur Ai Fare,Por Kur Ajo E Kupton..

Imagjinoni veten nëse do të keni nevojë për një operacion që u shpëton jetën. Keni nevojë për një organ në trupin tuaj, dhe për fat të mirë e merrni atë në kohë. Ju jeni të lehtësuar dhe mirënjohës për mundësinë për të jetuar një ditë të vetme më shumë falë bujarisë së një shoku apo një të afërmi. Tani, mendojeni sikur donatori të jetë anonim. Pyesni veten se kush janë ata dhe ju luteni për mirëqenien e tyre të përjetshme.Mohammed Ismail Ashour Al-Saigh, nga Arabia Saudite, u bekua me mundësinë për të përfituar nga një dhurues i veshkave pasi ai vuajti nga një sëmundje e rëndë e tyre. Para këtij operacioni jetësor, Al-Saigh nuk kishte idenë më të vogël se identiteti i dhuruesit modestia dhe mirësia e tij e kishin çuar në shpëtimin e jetës së tij.

Për tre vjet vajza e tij Ëala kishte vështruar në ankth shëndetin e babait të saj që zbehej në mënyrë dramatike. Kështu, vendimet e saj arritën deri në pikën kur ajo vendosi për transplantim të veshkave për shpëtimin e jetës së saj.Ndërkohë që Al-Saigh po merrte pjesë në një takim, Ëala hyri fshehurazi në raportet e tij mjekësore. Një analizë e mëvonshme mjekësore zbuloi se ajo kishte mundësi të mira të ja falte veshëkn për transplant, pasi që organet përputheshin mirë.Familja urdhëroi urgjentisht në qytetin Tabuk nga Dhiba, ku ata jetonin. Al-Saigh u tha thjesht se kishte lajme të mira dhe, Ëala njëzet e tre vjeçare vazhdoi të ruante heshtjen e saj.

Ndërsa Al-Saigh rifitoi vetëdijen në spital, ai e kuptoi shpejt se kishte një tjetër pacient në shtrat pranë tij, e ajo ishte Ëala. Pastaj e kuptoi se donatori misterioz nuk ishte askush tjetër përveç vajzës së tij të dashur.

Edhe në gjendjen e saj Ëala ishte e bindur se gjesti i saj nuk ishte asgjë krahasuar me sakrificat që kishte bërë bërë babai i saj për të.Duke rikujtuar atë takim, Ëala i tha babait të saj: “Është koha që të paguajmë për të gjitha gjërat e mira që ke bërë për mua. Ju na keni rritur si duhet, na keni ndërtuar një shtëpi të bukur për ne dhe na keni mbrojtur me jetën tuaj “.Ëala shtoi se ajo pa lot që dilnin nga sytë e babait të saj mirënjohës, “Unë jam jashtëzakonisht i lumtur që veshka ime i përshtatet babait tim dhe se unë ia kam dhuruar atij”, tha ajo.