Para 10 vitesh u bë e njohur për tetënjakët që lindi, ja si duken sot fëmijët (FOTO)

Nadia Suleiman ishte në faqet e të gjitha mediave në vitin 2009, kur ishte shtatzënë me tetë bebe.

Ajo mbeti shtatzënë nëpërmjet metodave artificiale, dhe u akuzua se e bëri gjithçka për vëmendje dhe për të marrë shërbime shoqërore. Ajo u sulmua aq shumë, sa kur doli nga spitali e priste një tufë me protestues para shtëpisë.

Urrejtja nga publiku u bë aq e madhe, sa njerëzit në SHBA thoshin që duhej sterilizuar. Të tjerë e tallnin duke u veshur si ajo për hallouin dhe karnavale, jo vetëm në SHBA por dhe në vende të tjera.

Tashmë nënë e 14 fëmijëve, (gjashtë me shtatzëninë e parë) ajo rrëfen historinë e saj, dhe se si jeta në SHBA nuk ka qenë aspak e lehtë me 14 fëmijë dhe pa bashkëshort.

EMOCIONALE: Voglushja e verbër e sheh për herë të parë nënën e saj, shiko reagimin… (VIDEO)

Kjo vajzë e vogël pas disa vitesh jete në errësirë të plotë, hap sytë duke parë parë për herë të parë botën me ngjyrat e saj. Pas operimit, derisa e ëma e mbante në prehër, doktoresha ia hoqi fashat, ndërkohë që vajza e vogël qante me ngashërim nga dhimbjet e shkaktuara prej letrës ngjitëse që i hiqej nga faqja. Pas kësaj, ajo hapi sytë dhe e ëma u mrekullua. Ndër lotë gëzimi, përqafoi vajzën e saj e cila po e shihte për herë të parë jetën ashtu siç ishte…..

VIDEO/ Vogëlushja përkëdhel pitonin si kafshë shtëpiake, ja pamjet e tmerrshme

Shumë njerëz frikësohen dhe i kanë neveri zvarranikët, por kjo vogëlushe nuk e ka aspak problem të përkëdheli një gjarpër gjigant.

Ed Taoka nga Shtetet e Bashkuara, ka treguar se si vajza e tij pesëvjeçare, e patrembur përkëdheli një piton të gjatë katër metra, që e mbante kokën drejt saj.Mirëpo, shikuesit e videos që u bë virale, nuk e pëlqyen këtë veprim dhe drejtuan kritika për të atin, që i mbanë gjarpërinjtë e lëshuar nëpër shtëpi.

VIDEO/ Fusin në grackë leopardin, por më pas e pësojnë. Ja pamjet

Një leopard i tërbuar që u bllokua në një shtëpi kafshoi një njeri dhe sulmoi disa të tjerë që po mundoheshin ta kapnin.

Një grup njerëzish në Indi kishin bllokuar një leopard në një banesë, për ta neutralizuar në mënyrë që të mos sulmonte njeri, por teksa mendonin se ishin të sigurt ndodhi e papritura.

Siç dallohet edhe në video, felini kapërceu rrjetën dhe sulmoi një prej personave që e kishte bllokuar, e më pas është vërsulur drejt të tjerëve.

Fatmirësisht askush nuk u lëndua për jetën, por gjerat mund të kishin shkuar shumë më keq.

VIDEO/ Kjo video e lopës që vrapon pas të vegjëlve të saj në një kafaz po përlot të gjithë botën

Një video e publikuar nga Neë York Post tregon një lopë që vrapon pas një makine e cila mban të vegjlit e saj.

Në një moment kafsha fillon të vrapojë për të ndjkur makinën e cila në kafaz mban të vegjlit e saj.

Videoja po bën gjiron e botës që pas publikimit.

Ky rast tregon më së miri se instikti i nënës është edhe te kafshët.

Nusja çmendet ditën e dasmës, tronditet mjeku nga ajo që gjen brenda kokës së saj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me një nuse.

Ajo quhet Keyll dhe ditën e dasmës e kaloj në spital, pasi kishte dhimbje koke dhe hidhej përpjetë si e çmendur.

Familjarët e saj menduan se Kelly bënte kështu nga ankthi, por më pas gjërat filluan të bëheshin serioze.

Doktor Edward Panacek, fillimisht mendoi se nuses i duhej një psikiatër, por jo. Më pas doktori ka zbuluar se nusja ishte pickuar nga një lloj fluture, e cila njihet me emrin larva ostridie.

Nusja është futur në sallën e operacionit sepse nuk ishte vetëm ajo larvë në kokën e saj.

Larva ishte shumuar dhe u deshën goxha orë për t’i nxjerrë të gjitha nga koka e saj.

VIDEO/Frikë nga sulmet aliene, terrori’zohen banorët

Një dritë e ndezur që askush nuk mund ta shpjegojë ka ngjallur frikën që speciet e huaja janë gati për të pushtuar Tokën.

Pamjet e habitshme tregojnë topin e madh të dritës që ndriçon përmes reve në qiellin e natës.

Kur zmadhon kamera në të bëhet e qartë, drita rrjedh nga një objekt rrethor.

Varet atje për disa minuta para se të lëvizë më larg dhe të zhduket në distancë, transmeton lajmi.net.

Duke pasur parasysh se ishte natë, objekti nuk mund të ketë qenë dielli dhe dukej shumë i ndritshëm për të qenë hëna.

Dhe shikuesit e incidentit mbi Ocanën, Kolumbi, ishin të shpejtë për të ofruar sugjerimet e tyre për atë që shkaktoi këtë dritë.

Disa besonin se ishte një anije kozmike e huaj, me një që thoshte se duhet të nënkuptojë “fundin e botës”.

Por një tjetër nuk u pajtua, duke shtuar: “Drita është nga një parashutë flakëruese e përdorur gjatë veprimeve ushtarake.

“Ato ndriçojnë zona të mëdha natën, zakonisht për parashutat, uljet dhe operacionet vëzhguese.

“Këtu duket më dramatike, sepse qielli është i vrenjtur”.

Mediat lokale thanë se autoritetet dhe banorët nuk mundën të gjejnë një shpjegim përfundimtar.

Plazhi mbushet papritmas me miliona kërmij deti (Video)

Tërë sipërfaqja e një plazhi në Floridë të Shteteve të Bashkuara, është mbushur papritmas me miliona kërmij deti, duke bërë që të duket sikur të jetë shtruar me gurë.

Ende nuk është shpjeguar ky fenomen, ku krijesat të cilat jetojnë në tabanin e detit, shkëmbinjtë nënujorë apo hapësirat me korale, mbetën në rërë pas baticës, transmeton Telegrafi.

“Jam rritur pranë detit, kurrë nuk kam parë grumbull kaq të madh të dilte ndonjëherë në plazh”, ka thënë një banor i zonës lidhur me rastin.

Videoja e postuar më poshtë, tregon vetëm një të katërtën e sipërfaqes, të mbushur me kërmijtë, që janë kthyer sërish në ujë. /Telegrafi/
https://youtu.be/OjsIDAXy6V4

E frikshme çfarë i ndodh këtij pitoni, pasi gllabëron një mace

Një piton gjigant ka kaluar rrethimin e vendosur në një kopsht në Bangkok të Tailandës dhe ka ngrënë macen e kësaj qendre.

Fatmirësisht asnjë prej fëmijëve nuk është lënduar nga pitoni, por drejtuesit e kopshtit njoftuan menjëherë autoritetet përkatëse, të cilat mbërritën në vendngjarje dhe para se të largonin gjarprin gjigant ndërmorën një mision të pamundur.

Me kërkesën e drejtuesve të kopshtit, ata u përpoqën që të nxirrnin macen nga barku i pitonit, me shpresën se do të ishte akoma gjallë.

E pas disa minutash, ata ia arritën me sukses, por fatkeqësisht macja nuk kishte më shenja jete.