Halil Kastrati kërkon nga ne që të lutemi për djalin e tij Uvejsin

Halil Kastrati jo rallë herë ka kërkuar që populli shqiiptar të lutet për gjithë të semurët

Humanisti më i madh shqiptar së fundmi ka qenë i ftuar edhe tek emisioni Oxygen’ në Klan Kosova.

Në këtë emision ai me lot në sy ka treguar që djalit të tij Uvejsit i ka humbur shikimi, shkruan AlbanienShow.

Kastrati ka thënë që lutjet e shqiptarëve e kanë ndihmuar shumë Uvejsin dhe bëri thirrje që shqiptarët çdo herë të lutën jo vetëm për djalin e tij, por për të gjjthë fëmijët.

Te lutemi për djalin e tij Uvejsin, shpresojmë që zoti t’i ndihmon atij dhe gjithë fëmijëve që janë të semurë.

Episodi i 80-të i “Egjeli”: Sahit Plisi takohet me Likin

E veçantë në këtë episod është që Sahit Plisi takohet me Likin, kjo gjë po ndodh për herë të parë.

Në anën tjetër, Axha Sheq pas një kohe shumë, shumë të gjatë e merr në darkë Teten Gjyli.

Teta Gjyli dihet që në biznes të vetin punon edhe punë ilegale, si falltore dhe për këtë arsye i shkon inspektorati, por se si e zgjidh çështjen – shikoni episodin e plotë.

Sezoni i dytë i serialit “Egjeli” është i GjirafaStudios dhe të gjitha serialet dhe skeçet e Stupcave i gjeni në platformën online GjirafaVideo.com.

Çfarë i bëni trupit nëse pini 6 kafe në ditë?

Çfarë i bëni trupit nëse pini 6 kafe në ditë?
Të pini gjashtë filxhanë kafe në ditë ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë, sugjeron një hulumtim.
Një studim i 7,000 njerëzve gjeti se u pa një rënie e rrezikut prej 30% nga prekja nga ky kusht, nëse ata pinin më shumë se 900ml kafe në ditë.

Kjo sasi, që zbërthehet në gjashtë filxhanë të vegjël të kafesë, mund të duket shumë, por është e barabartë me dy kafe të madhe nga Starbucks ose kafe të tjera, transmeton Gazeta Express.

MS është kushti më i zakonshëm neurologjik, i cili prekë 50 njerëz në Britani çdo javë, zakonisht njerëz të njëzetave dhe tridhjetave.

Kushti, që prekë më së shumti femrat, shkakton humbje të lëvizshmërisë, probleme me shikim, lodhje dhe dhimbje të pashpjegueshme.

Ekspertët nuk janë të sigurt pse kafeja është mbrojtëse ndaj kësaj sëmundje – por ata dyshojnë se kafeina është përgjegjëse për luftimin e saj. Kafeina njihet për vetitë neurombrojtëse prej shumë kohësh.

LAJM TRONDITES :Nese pini Cigare rrezikoni edhe me u qorru…

LAJM TRONDITES :Nese pini Cigare rrezikoni edhe me u qorru…Përveç zemrës dhe mushkërive, pirja e duhanit më shumë se 20 cigare në ditë mund të dëmtojë edhe sytë, sipas zbulimit të universitetit Rutgers.
Në këtë studim janë përfshirë 71 persona të shëndetshëm, tetë nga të cilët kanë pirë më pak se 15 cigare në ditë, dhe 63 persona që pinin më shumë se 20 cigare në ditë.

Pjesëmarrësit ishin midis moshave 25 dhe 45 vjeç.

Studiuesit kanë shqyrtuar mënyrën dhe nivelet e kontrasteve (dallime delikate në mbrojtjen nga drita) dhe ngjyrave nga një monitor CRT.

Rezultatet treguan ndryshime të rëndësishme tek duhanpirësit në lidhje me shikimin e ngjyrave të kuqe dhe gjelbër dhe ngjyrave blu dhe të verdha, i cili sugjeron se konsumimi i substancave kimike, të tilla si ato të përfshira në cigare, mund të shkaktojë një humbje të përgjithshme të vizionit të ngjyrave, përcjell Atsh.

Studimi tregon se duhanpirësit e rëndomtë kanë një aftësi më të reduktuar për të dalluar kontrastet dhe ngjyrat se sa joduhanpirësit.

Edhe pse kërkimi nuk jep një shpjegim fiziologjik për rezultatet, ekipi i shkencëtarëve thekson se nikotina dhe tymi dëmtojnë sistemin e enëve të gjakut si dhe retinën e syve.

Kur duhet të pimë ujë gjatë ditës dhe cilat janë efektet nëse i përmbahemi orarit?

Kur duhet të pimë ujë gjatë ditës dhe cilat janë efektet nëse i përmbahemi orarit?
Kemi dëgjuar dhe lexuar shpesh se uji është përbërës shumë i rëndësishmë për funksionimin normal të organizmit të njeriut. Sidoqoftë, pirja e ujit ka efekte të ndryshme në periudha të caktuara gjatë ditës.
Pirja e ujit menjëherë pas zgjimit nga gjumi ndihmon në aktivizimin e organeve të brendshme të organizmit, ndërsa nëse pini ujë 30 minuta para se të hani ushqim, do të keni tretje më të mirë.

Kur pini ujë para pastrimit të trupit me ujë të nxehtë, kjo do ta ndihmojë organizmin që ta luftojë shtypjen e lartë të gjakut. Përndryshe, nëse pini ujë para gjumit, do ta zvogëloni rrezikun nga sulmi në zemër, shkruan “Demic”, transmeton Gazeta Express.

Isa Mustafa tregon se a do ta vendoste taksën po të ishte kryeministër

Isa Mustafa tregon se a do ta vendoste taksën po të ishte kryeministër
I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur rreth çështjes së taksës ndaj Serbisë.
Mustafa në “BlicIntervistë” shpjegoi se si do të vepronte lidhur me taksën po të ishte kryeministër.

“Po të isha kryeministër, nuk do të kisha vendosur për taksën pa u konsultuar me një vend që jemi konsultuar për të gjitha çështjet. Do të bisedoja me SHBA-të si me e kapërcy këtë situatë”, ka thënë ai.

Mustafa ka thënë se duhet të gjendet një zgidhje që taksa ndaj Serbisë mos të largohet.

“Duhet me gjet zgjidhje që taksa të mos hiqet, por duhet qe ti bëhet Serbisë presion të heq dorë nga fushata e fëlliqur që po bën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Haradinaj godet ashpër Austrinë që po mbështet ndryshimin e kufijve të Kosovës

Haradinaj godet ashpër Austrinë që po mbështet ndryshimin e kufijve të Kosovës
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se i di arsyet pse Austria po mbështet ndarjen e Kosovës. Ai ka kujtuar dasmën e kryediplomates austriake korrikun e vitit të kaluar në të cilën i ftuar ishte edhe presidenti rus Vladimir Putin.
Nusja Karin Kneissl është përgjegjëse në qeverinë austriake për punët e jashtme. Rusi kishte dhuruar asaj lule dhe gjatë dasmës edhe kishin vallëzuar bashkë.

Karin Kneissl duke vallëzuar me Putinin gjatë dasmës.
“Ishte shumë domethënës fakti se presidenti Putin mori pjesë në dasmën e Ministres së Jashtme të Austrisë. Pastaj shihni kush është për ndarje të Kosovës, Kancelari i Austrisë. Pra Putini i shkoj në dasmë ministres që ia bën politikën e jashtme, përfshirë Ballkanin”, thotë Haradinaj.

“Nuk i shkoj Trumpi në dasmë, nuk i shkoj Merkeli por i shkoj Ministres së Jashtme të Austrisë Vladimir Putin në dasmë edhe vallëzoi me nusen’, tregoi Haradinajt skenat që kishte parë në media.

“Nëse ne nuk dijmë me i lexu këto deklarata ne nuk e meritojmë as shtetin”, tha i pari i ekzekutivit.

Haradinaj vazhdimit është shprehur kundër ndryshimit të kufijve.