Kaq seksi janë tifozet polake

Ndërsa skuadra e Polonisë nuk i bëri dot ballë vrullit dhe fizikut të Senegalit, bukuroshet polake e fituan sfidën e tyre në Spartak Stadium të Moskës.
Si kurrë më parë në një Kupë Bote, Polonia nuk është dukur kaq e bukur, kur qindra bukuroshe që mbështesnin skuadrën e tyre, u shfaqën në shkallët e stadiumit.

Të gjitha të qeshura e plot gëzim, duke e shijuar futbollin si një festë.

Mendohet se polakët do të kenë numrin më të madh të tifozēve në këtë aktivitet të jashtëzakonshëm Botëror, edhe pse skuadra e tyre nuk duket në lartësinë e duhur.\

 

Ky është dëshmitari që i dha goditjen fatale Millosheviqit në gjyqin e Hagës

Ish-presidenti i RFJ, Zoran Liliç, i dha goditjen më të fortë Slobodan Millosheviqit si një dëshmitar në gjyqin e Tribunalit të Hagës.
Ai ndihmoi prokurorinë e Hagës me dokumente sekrete shtetërore që shkaktuan dëmin më të madh ndaj ish-presidentit, Slobodan Millosheviq.

Këto dokumente sekrete iu dorëzuan ish-prokurores së Hagës Carla del Ponte, pretendon gazeta serbe me një shkrim autorial të saj.

Sipas artikullit në Kurir, ajo që Del Ponte zbuloi nga dëshmia e Liliç, nga dokumentet që ai dorëzoi ishte dëshmia më e dëmshme për Millosheviqin.

Prekazi, fshati që në çdo kohë dha trima e heronj

Sakrifica e lufta kundër pushtuesve në Prekazin e Skenderajt, kishte vite që kishte nisur. Armiqtë kishin shënjestruar lagjen Jasharaj që në vitin 1991. Forcat policore serbe me shumë autoblinda e automjete shkuan në Prekaz për ta rrethuar e kapur Adem Jasharin.

Rezistencë kishin bërë tre vëllezërit, Rifati, Ademi e Hamza, që atë vit plagosën tre policë serbë.

Që nga ajo kohë cak i pushtuesit serb ishte Ademi e familja e Shaban Jasharit.

Historia u përsërit edhe vite më vonë.

Në vitin 1998, atë vit më herët se kurrë, flladi pranveror rrëshqiti maleve drenicare. Luftëtarët e lirisë shpalosën gjokset përballë mizorisë shfrenuese serbe. Në zyrat e Beogradit thureshin intriga makabre nga gjeneralët satrapë. Në hartat e tyre Prekazi i poshtëm i rrethuar me laps të kuq. Jasharajt u zhdukën në rrënjë!, urdhëronin preras.

Kështu përshkruante Rilindja luftën që u bë në Skenderaj, fillimisht për sulmin e parë në janar.

“Forcat e armatosura të njësive speciale e paramilitare serbe, në orën 5:32 minuta, për mbi gjysmë ore sulmuan me mortaja dore, bomba, mitraloz e mjete të tjera shtëpinë e Shaban Jasharit. Në mesnatë në këtë fshat ishte ndërprerë rryma elektrike dhe kjo ishte një shenjë e keqe. Sulmi u bë përnjëherë nga të gjitha anët, në mënyrë që të sillnin huti dhe t’i zënë të gjallë trimat. Ky ishte edhe një test për të provuar fuqinë mbrojtëse të këtyre luftëtarëve. Ishte muaji i ramazanit dhe ky sulm u bë menjëherë pas ngrënies së syfyrit, kur të gjithë ishin të zgjuar”.

Pak muaj më vone diçka tjetër ndjellakeqe po përgatitej.

Për ditë me rresht në kompleksin e fabrikës së municionit e gjuetisë Trepça forcat serbe bartnin pandërprerë municione e armë e shpesh vëreheshin edhe automjete të njësisë speciale të policisë si dhe policë të maskuar e të ngjyrosur.

Nga frika të gjithë flinin me rroba veshur.

“Me mijëra forca policore e militare serbe rrethuan lagjen e Jasharajve, Skenderajn e deri në Polac e Tërnafc. Masakra e Likoshanit e Qerezit ishte e freskët, andaj edhe frika ishte e madhe. Disa me t’i parë këto forca morrën arratinë. Nga çdo anë filluan krismat e automatikëve, mitralozave, topave ndërkaq nga fabrika e municionit pandërprerë bombardoheshin shtëpitë e Jasharajve, veçmas ajo e Shabanit. Dëgjohej se luftë po zhvillohej edhe në lagjen e Kodrajve e të Lushtakëve të atij fshati”.

Atëherë askush nuk dinte për pasojat, sepse askush nuk lejohej të dilte nga shtëpitë.

Kështu për 3 ditë me radhë, gra, pleq e fëmijë nuk mundën të ju mbijetonin plumbave të armikut.

“Dëgjohej zhurmë e bolduzherëve, të cilët rrafshonin shtëpitë dhe bënin pastrimin e terrenit për t’i mbuluar gjurmët e krimit. Ende askush nuk dinte asgjë për pasojat në njerëz. Ditën e pestë, rreth orës 10 për herë të parë pas katër ditësh njerëzit dolën nga shtëpitë e tyre. Rrugët dukeshin të shkreta, kishte vetëm policë të armatosur”.

Që nga ajo ditë, lagja e Jasharajve ka ngelur pa jetë dhe aty më nuk frymon jetë njeriu, kështu përfundonte shkrimi i Rilindjes, për Prekazin, fshatin që në çdo kohë dha trima e heronj.

I vazhdohet paraburgimi të dyshuarit për krime lufte në Kosovë

Gjykatësi për procedurë paraprake i Gjykatës Themelore në Pejë Sylë Lokja ka marrë vendim që të dyshuarit për krime luftë në Kosovës Milroad Zajiqit t’i zgjatet arresti shtëpiak edhe për dy muaj.

Prokuroria Speciale e Kosovës dyshon se Zajiq ka bërë krime lufte në Kosovës pasi në përfundim të luftës në vitin 1999, si pjesëtar i policisë, ka marrë pjesë në djegien e shtëpive të shqiptarëve.

Masën e arrestin shtëpiak Zajiq po e vuan në shtëpinë e në Klinë nga 20 marsi i këtij viti e ai ishte arrestuar më 19 mars.

Njoftimin për këtë masë arresti, përcjell radikim, e ka bërë avokati i Zajiqit Dejan A. Vasiq i cili ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiq dhe Thaçi takohen të dielën në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohen të dielën.

Kështu bëjnë të ditur burime diplomatike evropiane të agjencisë serbe ‘Tanjug’ e cila thekson se dy homologët do të takohen më 24 qershor në raundin e ri të dialogut në Bruksel

Në takim Vuçiq dhe Thaçi do të flasin për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

‘Tanjug’ shton se zbatimi i marrëveshjeve të arritura do të jetë tema e dytë e rendit të ditës së diele.

Halil Kastrati, ka nevojë për ndihmën tuaj, ja si mund t’a ndihmoni

Halil Kastrati, drejtor i Shoqatës Humanitare ‘Jetimët e Ballkanit’, ka shkruar sot një postim në Facebook, shkruan Gazeta NewBorn.

Ai ka publikuar një foto të djalit të tij Uweisit, ku ka kërkuar nga njerëzt që të lutën për shërimin e tij dhe gjithë të të sëmuarve tjerë.

Ja postimi i tij:

O Zot Ti je Sheruesi me i mire andaj te lutem sheroj te semurit

Kemi nevoje per lutjet e juaja

Fotografia e Halil Kastrati

Fotografia e Halil Kastrati

 

Kjo loke me poezinë e saj po ‘dridhë’ opinionin, shikojeni se çka thotë

jë video e një loke kosovare ka filluar të bëjë xhiro në rrjetet sociale. Ajo e thotë një poezi aq bukur sa ta merr mendja se është në moshë të re, shkruan Gazeta NewBorn.

Ajo i reciton NATO-s, UÇK-së, Clintonit, Rugovës dhe klases politike.

Këto fjalë të kësaj loke po e 'dridhin' internetin, ja çka thotë ajo 👏👏Shpërndaje edhe ti këtë video🤙

Posted by Gazeta NewBorn on Monday, 18 June 2018

Pas pak pritet të shembet ura ku dyshohet se është Armend Trena

Sot janë bërë një javë që nga zhdukja e policit Armend Trena, ndërsa kolegu i tij Malsor Dashi është gjetur para dy dite.

Ekipet e Policisë së Kosovës dhe Forcave të Sigurisë, me ndihmën e shumë klubeve të zhytësve e vullnetarëve po vazhdojnë kërkimet në lumin Lepenc, aty ku ka rënë vetura.

Mirëpo, sot moti me shi po ua vështirëson kërkimet për policin Trenën.

Po ashtu, pritet që të shkatërrohet tërësisht ura e improvizuar e “Bechtel Enkes”, vend ky ku dyshohet se mund të jetë polici, shkruan Indeksonline.

FSK, Policia dhe zhytësit janë në vendin e ngjarjes. Pasi të ndalet shiu, do të vazhdojnë kërkimet.

Rrëqethëse: 19 vjet nga masakrimi i 350 shqiptarëve, lexoni për tmerrin që serbët kryen në Mejë (Dosje)

Para 19 vjetësh, një operacion 24 orësh i forcave paramilitare serbe në Gjakovë, më datë 27 dhe 28 prill 1999, bëri që në Kosovë të shënohej masakra më e madhe.
350 shqiptarë u deportuan nga shtëpitë e tyre për t’u masakruar më pas. E njohur ndryshe edhe si ‘Masakra e Mejës’, ajo do të ishte një nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë.
Forcat serbe kishin përgatitur në detaje këtë operacion, të njohur si ‘Operacioni Reka’. Por, kush qëndronte prapa këtij operacioni? Cilët janë emrat që organizuan gjithçka dhe kush përkujdesej minutë pas minute se çka dhe si do të kryhej në këto fshatra të Gjakovës?

Si erdhën nga Bosnja, nga Mali i Zi dhe nga Serbia, grupe vullnetare për të marrë pjesë në këtë masakër dhe kush ishin ato? Sa ishte numri i tyre. Cili ishte roli i Arkanit në këtë masakër?

Si urdhëroi Sllobodan Millosheviqi të zhdukeshin provat e krimeve në Kosovë, përfshirë edhe masakrën e Mejës. Periskopi ju sjell detaje rrëqethëse nga Dosja ‘Operacioni Reka’, dosje të cilën, të plotë mund ta gjeni KËTU!

Hyrje: Informata të përgjithshme

Në datën 27 dhe 28 prill të vitit 1999, në fshatrat në perëndim të Gjakovës në Kosovë, është zhvilluar një operacion i gjerë i përbashkët i Ushtrisë së Jugosllavisë (UJ) dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), me emrin Reka. Gjatë këtij operacioni, pjesëtarët e forcave serbe kanë vrarë së paku 350 civilë shqiptarë të Kosovës, kurse me mijëra sish janë deportuar në Shqipëri. Trupat e 309 të vrarëve janë gjetur në vitin 2001 në varrezat e fshehta masive në periferi të Beogradit. Sulmi i forcave serbe ndaj popullatës civile në luginën e Rekës, sipas numrit të viktimave, është krimi më i rëndë i kryer ndaj civilëve gjatë luftës në Kosovë dhe është një nga më të mëdhenjtë në luftërat në ish Jugosllavi gjatë viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, shkruhet në faqen e Fondit për të Drejtën Humanitare, i cili ka publikuar edhe dosjen e plotë të ‘Operacionit Reka’.

Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (GJNPJ), në aktgjykimet kundër Vllastimir Gjorgjeviqit dhe të ashtuquajturës Pesëshes së Kosovës (Shainoviqi dhe të tjerët) në masë të madhe i ka rekonstruktuar rrethanat e këtij krimi, duke e përfshirë edhe rolin e UJ-së dhe të MPB-së, matricën e krimit dhe operacionet e fshehjes së trupave. Operacioni Reka ka qenë i sajuar nga Korpusi i Prishtinës i AJ-së dhe eprorët më të lartë të MPB-së e me qëllim të dëbimit të shqiptarëve të Kosovës nga fshatrat e komunës së Gjakovës, si dhe si hakmarrje ndaj meshkujve – shqiptarëve të Kosovës për shkak të vrasjes së katër pjesëtarëve të SPB-së së Gjakovës. Me operacionin kanë udhëhequr pjesëtarët e komandës së KP-së, nga një vend komandues në Gjakovë.

Herët në mëngjesin e datës 27 prill të vitit 1999, ushtarët dhe policët, në mënyrë të koordinuar, duke filluar nga pjesa veriore e luginës Reka dhe duke lëvizur në drejtim të jugut, kanë hyrë në fshatrat e banuara nga shqiptarët (Dobrosh, Ramoc, Racaj, Korenica, Molliq, Brovinë, Guskë, Nivokaz dhe të tjera). Kanë hyrë në shtëpitë e tyre dhe iu kanë urdhëruar fshatarëve që të shkojnë për në Shqipëri, duke i drejtuar në drejtim të Gjakovës. Gjatë dëbimit të civilëve nga shtëpitë e tyre, pjesëtarët e forcave serbe kanë vrarë me dhjetëra e dhjetëra civilë. Më së shumti civil, 68 sish, janë vrarë në fshatin Korenicë.

Me dhjetëra mijëra fshatarë, të cilët janë dëbuar nga fshatrat, i kanë formuar dy kolona të traktorëve, që kanë shkuar në drejtim të qytetit të Gjakovës. Kolonat, në fshatin Meje, nga Gjakova, kanë kaluar nëpër dy punkte, të cilat i kanë formuar policët e SPB-së së Gjakovës. Në punkt, policët i kanë ndalë traktorët dhe i kanë ndarë meshkujt, kurse grave, fëmijëve dhe pleqve, pasi plaçkitjes së stolive, iu kanë urdhëruar që ta vazhdojnë rrugën për në Shqipëri. Policët i kanë ndarë 274 meshkuj, në mesin e të cilëve kanë qenë 36 të moshës jomadhore, të cilët janë vrarë në më shumë lokacione të panjohura. Mbetjet mortore të 252 prej tyre janë gjetur në vitin 2001 në varrezën masive në Batajnicë, dhjetë në Meje dhe në fshatrat përreth, kurse për 12 persona edhe sot e kësaj dite bëhen kërkime.

Mënyra e vrasjes së 274 djemve dhe burrave të ndarë në punkte në Meje nuk është e njohur plotësisht. Ky krim është një nga krimet e rralla masive në Kosovë, në të cilin nuk ka persona të mbijetuar, të cilët do të dëshmonin për te. Për mënyrën e vrasjes së grupeve të caktuara të civilëve të vrarë në Meje kanë dëshmuar pjesëtarët e UJ-së, të cilët kanë marrë pjesë në operacionin Reka.

Për krimet në operacionin Reka para GJNPJ është dënuar pothuajse i tërë kreu ushtarak dhe policor i RFJ-së – Vladimir Llazareviqi, ish komandant i Korpusit të Prishtinës të UJ-së, Nebojsha Pavkoviqi, komandant i Armatës së 3-të të UJ-së dhe vartës i Llazareviqit, si dhe Dragoljub Ojdaniqi, shef i Shtabit të Përgjithshëm të UJ-së, Sreten Llukiqi, ish shef i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë për Kosovën dhe Vllastimir Gjorgjeviqi, ish ndihmës i ministrit të punëve të brendshme dhe shef i Resorit të sigurimit publik.

Para gjykatave në Serbi deri më sot nuk janë ndjekur penalisht asnjë person për krimet në operacionin Reka, si edhe për fshehjen e trupave të viktimave në varrezën masive në Batajnicë, me fjalë të tjera për fshehjen e gjurmëve të krimeve. Edhe pse Prokuroria për Krime të Luftës (PKL) qysh në vitin 2004 e ka filluar punën në këtë lëndë dhe e ka paralajmëruar inicimin e hetimeve, kjo, deri në lëshimin e kësaj dosjeje, nuk ka ndodhur.

Sipas të dhënave në dispozicion, në operacionin Reka kanë marrë pjesë njësitë e mëposhtme ushtarake dhe policore të Republikës së Serbisë: brigada e motorizuar 549 e UJ-së, brigada e parashutistëve 63 e UJ-së, batalioni i 52-të i Policisë Ushtarake, brigada e 52-të e artilerisë raketore të UJ-së, brigada e motorizuar 125 e UJ-së, detashmenti ushtarako-territorial 113, pjesëtarë të SPB-së së Gjakovës dhe disa detashmente të Njësive të Posaçme të Policisë (NjPP).

PJESË NGA DOSJA ‘OPERACIONI REKA’

Operacioni i Ushtrisë Jugosllave dhe MUP’it serb i quajtur ‘Reka’ filloi rreth orës 6:00 të mëngjesit. Ai përfundoi në ditën e nesërme, në orën 18:00.

Në këtë operacion, morën pjesë 500 pjesëtarë të ushtrisë jugosllave dhe 400 pjesëtarë të MUP’it. Të paktën 350 civilë u vranë gjatë operacionit.

Sipas dosjes, pjesë të së cilës sjell Periskopi, ata që morën pjesë në këtë operacion, thanë se këtë e kishin bërë ‘në mënyrë që të parandalonin ushtarët e UÇK’së të hynin nga Shqipëria në Kosovë. Por nga dëshmitë e disa prej pjesëmarrësve në operacion, asnjëherë nuk ishte dëshmuar se se kishte indikacione se do të vinin pjesëtarë të UÇK’së nga Shqipëria në Kosovë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë ka gjetur se të gjitha viktimat që ishin vrarë në Operacionin Reka ishin civilë si dhe nuk kishte asnjë provë që ‘ndonjëri prej tyre ishte i armatosur ose kishte marrë pjesë në ndonjë operacion ndaj ushtrisë serbe.

Një urdhër i lëshuar nga komandanti i Ushtrisë Jugosllave, Dradan Zivanoviq, konfirmonte se objekti i operacionit ishte jolegjitim dhe ishte drejtpërdrejtë i ideuar kundër civilëve shqiptarë.

Por në urdhërin e tij, ai kishte shkruar se ‘rreth 200 shqiptarë nga fshatrat Racaj, Sheremet dhe Dobrosh, po merrnin pjesë në operacionet kundër ushtrisë serbe edhe pse ishin të veshur si civilë dhe dukshin si refugjatë’. Tri ditë pas këtij urdhëri, civilët në këto fshatra u bënë target i ushtrisë paramilitare serbe.

Por, para kësaj, kishte ndodhur një vrasjë ne fshatin Mejë. Një officer i lartë i MUP’it, Milutin Prasceviq u vra në këtë fshat me tre pjesëtarë tjerë të MUP’it serb, gjë që shtyri të ideohej edhe i gjithë operacioni ‘Reka’.

NJËSITET MË FAMKEQE SERBE MORËN PJESË NË MASAKRËN E MEJËS

Tigrat e Arkanit

Të ashtuquajturit Tigrat e Arkanit të kryesuar nga Zeljko Raznatoviq Arkan, ishin aktiv dhe vullnetarë në Mejë mes datës 27 dhe 28 prill 1999. Këtë e kishte dëshmuar edhe Nikë Peraj, oficer i Ushtrisë Jugosllave.

Në dëshminë e tij para Gjykatës, zëvendës shefi i Shërbimit të sigurimit në kuadër të Ushtrisë Jugosllave, Aleksandar Vasiljeviq, kishte thënë se 30 anëtarë të ‘Tigrave’ të Arkanit ishin prezent në Mejë.

Tigrat e Arkanit kishin ardhur nga Mali i Zi. Anëtarët e grupit famkeq, ishin sjellur nga Mali i Zi në Kosovë dhe baza e tyre ishte në Mitrovicë për një kohë, pastaj në Hotel Grand në Prishtinë si dhe në Hotel Pashtrik në Gjakovë.

Anëtarët e këtij grupi ishin të veshur me uniforma të kamufluara me ngjyrë të gjelbër që kryesohej me helmeta tigrash në kokë. Armatimi i tyre ishte: granata dhe thika.

Shqiponjat e Bardha

Edhe ky njësit famkeq i ushtrisë serbe mori pjesë në operacionin ‘Reka’. Këtë e kishte dëshmuar para Gjykatës, Nikë Peraj. Ata ishin në operacion bashkë me forcat e MUP’it. Ata ishin të veshur me uniforma të zeza. Në kokë mbanin kapela në formë shqiponjash dhe ishin të rekrutuar nga vullnetarë të Partisë Radikale Serbe.

Brigada nga Republika Srpska

Dëshmia e Nikë Peraj, oficer i ushtrisë serbe, thotë se një numër prej 1 mijë personave kishin arritur në marsin e hershëm të vitit 1999 në Kosovë. Komandant i tyre ishte Kolonel Lejtnant Vukoviq (emri sipas dosjes nuk dihet). Brigada kishte tanke dhe sistemin e mbrotjes raketore. Ishte stacionuar në Gjakovë.

NJERIU KRYESOR PËR ORGANIZIMIN E OPERACIONIT

Momir Stojanoviq ishte një nga udhëheqësit kryesor të operacionit. Ishte kreu i Departamentit të Sigurisë në kuadër të ushtrisë. Ai ishte përgjegjës për organizimin teknik të operacioneve.

Momir Stojanoviq u lind në Gjakovë. Gjatë luftës në Kosovë, kishte postin e Kreut të Departamentit për Siguri. Edhe pas luftës në Kosovë, I bë kreu i Departamentit të Operacioneve në ushtrinë serbe.

Gjatë vitit 2003 – 2004, shërbeu si udhëheqës i Shërbimit Administrativ për Siguri Ushtarake dhe si kreu i Agjencisë për Siguri Ushtarake.

Stojanoviq u atkivizua në politikë në vitin 2007. Iu bashkua Partisë Radikale Serbe. Më 2008 iu bashkua Partisë Progresive Serbe ku shërbeu si deputet deri në vitin 2012.

Në prill të vitit 2015, INTERPOL lëshoi një urdher kundër Stojanoviqit dhe 16 personave tjerë për operacionin Reka. Në një gazetë për mediat serbe, duke komentuar këtë urdhër të INTERPOL’it, prokurori për krime të luftës, Vladimir Vukceviq, kishte deklaruar se Gjykata ‘kishte shikuar disa dokumente që mund ta involovonin Stojanoviqin’ në masakrën e Mejës, por nuk kishin ‘gjetur diçka që ndërlidhej me këtë’.

SI URDHËROI MILLOSHEVIQI: ZHDUKNI PROVAT E KRIMIT NË KOSOVË, TRUPAT SJELLNI NË SERBI

Në një datë të panjohur sakt, por që ka qenë në mars të vitit 1999, Sllobodan Millosheviq ishte takuar me ministrin e brendshëm të asaj kohe Vlajko Stojiljković, Vlastimir Gjorgjeviq dhe shumë pjesëtarë të MUP’it serb.

Millosheviq kishte dhënë urdhër që ‘të merreshn të gjitha masat në mënyrë që të zhdukeshin të gjitha provat ku ndodhnin krimet’. Vlajko Stojiljkoviq pas këtij takimi me Millosheviqin, kishte përcjellur urdhërin e tij tek të gjitha strukturat e MUP’it dhe ato ushtarake serbe. Sipas dosjes ‘Operacioni Reka’, ai kishte urdhëruar të gjitha dikasteret e ushtrisë, që të pastronin terrenein në Kosovë, çdokund ku do të dyshohej potencialisht se ishin kryer krime.

Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në transportimin e trupave të viktimave në Kosovë dhe zhvendosjen e tyre nga varret masive, kanë qenë të koordinuar dhe nën urdhërat e Vlastimir Gjorgjeviq. Ata kishin të veçanta edhe mjetet e transportit të viktimave si dhe të gjitha çështjet tjera teknike.

Sa trupa shqiptarësh u transportuan në varrezat masive në Serbi, sipas dosjes ‘Operacioni Reka’?

Pjesëtarë të forcave serbe, kanë transportuar të paktën 885 trupa shqiptarësh të vrarë në lokacione të ndryshme në Serbi. Kjo është kryer kryesisht nga njësite të trajnuara mirë për këtë çështje të MUP’it serb

Trupat e vrarë në operacionin Reka, janë transportuar ne Serbi në tetë varrë masive

Bozhidar Protiq, shofer i MUP’it serb, kishte përshkruar se si ndodhte transporti në detaje.

“Është shumë e rëndësishme për shtetin serb”, kishte dëshmuar Protiq në këtë rast, teksa kishte rrëfyer se si kishte pranuar urdhërin nga eprori i tij Petar Zekoviq.

Në periudhën prej 20 ditësh gjatë muajve prill dhe maj 1999, më shumë se 700 trupa shqiptarësh u varrosën në tetë varre masive në Batajnicë.

Urdhëra të ushtrisë serbe për masakrën e Mejës