Turp Ja qka thot ky: “Kosovarët nuk janë Shqiptarë”, janë Turq të përzier me S…

Ja qka thot ky: “Kosovarët nuk janë Shqiptarë”, janë Turq të përzier me S…

“Kosovarët Nuk Janë Shqiptarë”, Janë Turq Të Përzier Me Serb Thot Almer Toska/Almer Toska thotë se: ”Kosovarët nuk janë shqiptarë, janë turq të përzier me serb” .i quhet Almer Toska, PD në zgjedhjet e fundit parlamentare e solli kandidat për deputet në zonën e tij të Roskovecit,

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Almer Toska, ka bërë një deklarim ku flet per Kosovaret. “Kosovarët nuk janë shqiptarë. Janë turq të përzier me serb”,

Për tre muaj 19 persona lë.ndohen rëndë në trafik në rajonin e Pollogut

19 persona kanë përfunduar me lë.ndime të rënda, dhe tre me lëndime të lehta, gjatë aksidenteve të tre muajve të fundit në rajonin e Pollogut.

Rastet më të shpeshta të aks.identeve kanë ardhur si pasojë e shpejtësisë në vozitje dhe mos dhënies së përparësisë, me theks të veçantë dhënies së përparësisë së këmbësorëve, thotë raporti i SPB-Tetovë.

Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës, apelon sërish vozitësve që të kenë kujdes në drejtimin e makinave, sidomos, përshtatjen e shpejtësisë me kushtet që ofron rruga dhe kujdes maksimal, në dhënien e përparësisë për këmbësorët, sidomos në vija të bardha dhe në afërsi të shkollave fillore dhe të mesme.

Nga SPB Tetovë, rikujtojnë edhe një herë vozitësit se, në rast të shkeljeve të këtilla, gjobat janë deri në 300 euro, në kundër vlerë denarë.

Apel të njëjtë, SPB – Tetovë, bën edhe deri tek këmbësorët, që të kenë kujdes në trafik dhe të sillen me ndërgjegje, sidomos në respektimin e kalimit të rrugës, në vendet e caktuara për këmbësorët, apo vijat e bardha. Po ashtu në rast të shkeljeve nga ana e këmbësorëve, SPB Tetovë njofton se pasojnë dënime, edhe atë, nga 20 deri në 45 euro në kundërvlerë të denarit.

Limaj: 70 për qind të premtimit për punësime e kemi përmbushur

Zëvëndës kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në fushën zgjedhore kishte premtuar se në qeverisje qendrore e lokale, çdo familje do ta kishte së paku një të punësuar.

Ai tani mendon se ky premtim është përmbushur 70 përqind.

“Kemi arritur një sukses të jashtëzakonshëm, diku deri 70 për qind është arritur projekti ynë apo programi ynë. Kemi thënë që për çdo familje në Kosovë që nuk ka punësuar, do të ketë një të punësuar. Dhe me kënaqësi mund të them që jemi afër 70 për qindëshit që kemi deklaruar, shumë shpejt do të dalim me shifra konkrete”.

Limaj ka thënë se janë trajtuar diku mbi 12 mijë familje në Kosovë, të cilët nuk janë trajtuar në të kaluarën. Ai ka potencuar se trajtim që u është bërë familjeve është një hap konkret

“Për herë të parë është fokusuar angazhimi jonë në familjet pa përkrahje financiare apo të rasteve sociale”, ka thënë zëvëndës kryeministri Limaj.