Beje Kete Dua Para Se Te Hapesh Ifatrin –

Duaja e iftaritShejh Ibn Uthejmini (Allahu Azze ue Xhel e meshirofte), ka thene se prej lutjeve qe eshte transmetuar se duhet thene ne kohen e iftarit eshte: ”Allahumme leke sumtu ue ala rizkike eftartu (O Zoti im, per Ty agjerova dhe me furnizimin Tend po cel iftar).”

Gjithashtu transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, kur ka bere iftar ka thene: ”Dhehebedh dhame ue bteletil uruku ue thebetel exhru inshaAllah (Kaloi etja, u lagen venat dhe u fitua sevapi inshaAllah).” (Transmeton Ebu Davudi)

Shejh Uthejmini, gjithashtu ka thene se i the keto lutje apo ndonje lutje tjeter e cila te kujtohet ne castin e iftarit, t’i ke qelluar kohen e pergjigjes se lutjeve.Ne baze te pergjigjes nga Shejh Ibn Uthejmini qe cekem me siper, eshte mustehab (e pelqyer), qe besimtari te thote ndonje dua gjate kohes se iftarit, pamvaresisht se cfare duaje thote.Gjithashtu duate ben t’i themi edhe ne gjuhen shqipe.

Këshilla të dobishme për muajin e Ramazanit

Agjërimi shkon përtej vetëmohimit të ushqimit dhe pijes. Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, një nga studiuesit myslimanë thotë se jo vetëm rregullat që kanë të bëjnë me ushqimin duhen zbatuar në këto ditë.

Sipas tij, edhe thashethemet, gënjeshtrat, të shikuarit ku Allahu e obligon si të ndaluar, janë disa nga rregullat që gjithnjë duhet mënjanuar në këtë muaj. Ndërkaq për më shumë shikoni disa nga këshillat se çfarë s’duhet bërë gjatë agjërimit të muajit të Ramazanit.

Mos mallko! Ramazani është një kohë për durim dhe përulësi, si dhe pastrim shpirtëror i mendjes dhe trupit. Edhe kur testoheni nga të tjerët, duhet të përmbaheni nga keq-temperamentët dhe padurimi. Në vend të kësaj, buzëqeshni – për të injektuar ditën me energji pozitive dhe shpirtërore lartësuese.

Përmbahuni nga marrëdhëniet martesore apo marrëdhëniet seksuale. Gjatë agjërimit të gjitha “orekset e mishit” duhet të i shmangni duke përfshirë kështu edhe mendimet e papastra të intimitetit. Pas iftarit intimiteti seksual mund të rifillojë. Shfrytëzoni ditën për familjen dhe tregojini nënës tuaj se ju e doni shumë atë. Ruani një përqafim për motrën tënde!

Ramazani nuk do të thotë të bëheni koprac për njerëzit tuaj më të dashur. Në vend të kësaj ekonomikisht duhe të jeni i shkathët. Edhe në Ramazan si në Krishtlindje, po bëhet shumë komerciale njerëzit kanë tendencë të shpenzojnë më shumë për ushqim dhe luks. Jepni sa më shumë nevojtarëve dhe ndani dashurinë tuaj dhe bujarinë.

Rrini zgjuar! Në të gjithë botën myslimane, rutina ndryshon por të kuptuar se dita dhe nata janë të kundërta. Por pika e tërë ushqimit është për të vazhduar në normale. Shmangni tundimin për të fjetur gjatë gjithë ditës. Megjithatë kujdes edhe me ushqimin në syfyr ushqimet më të lehta ndihmojnë të qëndruarit aktiv edhe me lutjet e Ramazanit.

A është gjynah që s’e agjëroj Ramazanin pasi punoj 12 orë në ditë?

Pyetje:
Unë jam murator, po gjatë muajit të Ramazanit punoj prej orës 7 në mëngjes
deri në orën 7 në mbrëmje. Kam dëshirë që ta agjëroj Ramazanin, por nuk
mundem. A është gjynah?

Përgjigje:
Pa dyshim se agjërimi është obligim për muslimanin e rritur, të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht, dhe nuk lejohet që të mos agjërojë, përveç i sëmuri dhe ai që është në udhëtim. Njeriu që punon punë të rëndë, lirohet nga agjërimi vetëm kur sëmuret në punë dhe e merr tretmanin e të sëmurit, e assesi të ushqehet për t’u forcuar për punë. Puna e vështirë nuk e arsyeton mos-agjërimin. Muslimanët që punojnë punë të rënda kanë disa mundësi që të shpëtojnë nga mos-agjërimi paraprakisht. Ata ose duhet që të punojnë natën ose t’i zgjedhin periudhat gjatë ditës kur ju vjen më lehtë të punojnë dhe të agjërojnë. Pastaj mund ta marrin pushimin vjetor gjatë Ramazanit dhe të agjërojnë. Nëse nuk kanë mundësi ta marrin pushimin vjetor, atëherë le të marrin pushim pa pagesë. E nëse nuk munden edhe këtë, atëherë le të hulumtojnë punë tjetër më të lehtë, e jo të shikojnë mundësi që t’i ikin agjërimit. Allahu thotë: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i jap risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai.

Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.” (Et-Talak, 2 dhe 3)Puna ku punoni ka të bëjë me nevojat e kësaj bote, kurse agjërimi i Ramazanit ka të bëjë me Dynjanë dhe Ahiretin dhe nuk logjikohet të braktiset puna e Ahiretit për interesa të Dynjasë. Allahu thotë: “Kush mërgon për çështjen e Allahut, ai gjen shumë vendbanime dhe begati në tokë. Kush lë shtëpinë e vet, duke u shpërngulur për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe ndodh që t’i vijë vdekja, Allahu me siguri do ta shpërblejë. Se Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” (En-Nisa’, 100) Allahu po ashtu thotë:“Thuaj: “O robër besimtarë (të Allahut), frikësojuni Zotit tuaj! Ata që bëjnë mirë në këtë jetë, do të kenë të mira. Toka e Allahut është e gjerë. Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë”. (Ez-Zumer, 10) Sa e sa njerëz, sapo janë kthyer nga “pushimet” ku i shpenzuan pasuritë dhe ditët e tyre të lira në gjëra që ta humbin edhe Dynjanë e mos të flasim për Ahiretin, dhe tash mundohen të gjejnë arsyetime për të mos e agjëruar Ramazanin kinse puna është e vështirë. Tash thonë se nuk jetohet pa punuar dhe nuk punohet duke agjëruar. Nëse kjo qëndron ashtu, atëherë ka qenë dashtë që të hollat që u shpenzuan për gjëra të kota të ruhen për këtë muaj dhe të marrin pushimin pa pagesë.

Ramazani nuk erdhi befasi, e as vështirësia e punës nuk u njoh tani. Besimtari i drejtë ka mundur që t’i koordinojë gjërat qysh më herët dhe të akomodohet në Ramazan. Andaj kujdes, vëllezër muslimanë, nga intrigat e shejtanit dhe dijeni se Allahu nuk mashtrohet.Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku

Tre ngjarje që kanë ndodhur në muajin e Ramazanit.

Ndodhia e parë: Allahu i Lartësuar zbriti në të Kura’nin, dmth filloj zbritja e tij në këtë muaj gjë që e bëri të bereqetshëm, kanë çliruar muslimanët me të tokat nga lindja e perëndimi, dhe u bënë krenar muslimanët me të, e flamuri i Islamit u shfaq në të gjitha vendet.
Dhe ne e dijmë të gjithë që prijësi i muslimanëve Umer ibn Hatab -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- i sollën kurorën e Kisras dhe xhevahiret nga vendet e ndryshme në Medine duke i bartur në dy deve, siç është e përmendur në histori, dhe e vendosën para tij -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- e nuk mungonte nga to asgjë e vogël, e gjithë kjo nga krenarie e muslimanëve dhe poshtërimi i mosbesimtarëve e për këtë falenderimi i takon vetëm Allahut.

Ne jemi të bindur se umeti Islam do të kthehet tek Libri i Allahut –Kur’ani Fisnik-, dhe do të mbizotëroi me të, dhe do ë këtë krenarinë më pas me lejen e Allahut.

Porse duhet patjetër për atë që mbledh mjaltin të pickohet nga bletët, e i që mbledh lule të shpohet nga gjemi, patjetër duhet të kalohet sprova për ato që punuan për Islamin dhe thirrjen në të që të arrijnë fitoren, sepse Allahu i Madhëruar ka thënë në librin e tij: “Ne do t’u sprovojmë juve, derisa t’i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm …” (Muhamed: 31), poashtu ka thënë: “Po ju menduat se do të hyni në xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: “Kur do të jetë ndihma e All-llahut”?! Ja (u erdhi ndihma) vërtet ndihma e All-llahut është afër”! (Bekare: 214).

Ndodhia e dytë që ka ndodhur në këtë muaj të bekuar: Lufta e Bedrit.
Lufta e Bedrit ishte në vitin e dytë pas hixhretit, shkaku i saj ishte se Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- u njoftua për një karvan të kurejshëve që e udhëhiqte Ebu Sufjani u kthente nga Siria për në Meke, përgatiti shokët e tij shpejt që t’i dalin përpara dhe ta merrnin sepse kurejshët lejuan nxjerrjen e Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- dhe shokëve të tij nga shtëpitë e pasuritë e tyre, e nuk kishin mes tyre dhe Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- marrëveshje e as armpushim-.

Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- doli për të kapur karvanin e tyre, dhe kishte me vete pak veta treqin e ca burra, sepse nuk donin që të luftonin, porse donin vetëm të merrnin karvanin dhe kishin me vete shtatëdhjet deve pas tyre dhe vetëm dy kuaj.

Kurse Ebu Sufjani që udhëhiqte karvanin pasi mori vsh lajmin dërgoi për të kërkuar ndihmë në Meke dhe t’i nxiste ato që të mbronin karvanin e tyre nga Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-. Banorët e Mekës dolën me gjith çfare kishin e me mendjemadhësinë e tyre, dolën ashtu siç i përshkruajti Allahu në fjalën e Tij:

“… ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për t’i parë bota, e që pengonin nga rruga e All-llahut. All-llahut nuk mund t’i shpëtojnë me atë veprim të tyre.” (Enfal: 47.)

Gjatë rrugës i erdhi lajmi atyre që Ebu Sufjani shpëtoi bashk me karvanin e tij nga Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-, dhe filluan të shkëmbenin mendimet me njëri-tjetrin a me vazhdu apo mos me vazhdu, tha Ebu Xhehli –ishte prijësi i tyre- pasha Zotin nuk kthehemi derisa të arrijmë në Bedër e të qëndrojmë në të tre ditë, të therim aty deve e të pijmë alkol, e të kërcejnë valltaret, e të dëgjojnë arabët për ne, kështu që do na kenë frikë përgjithmonë.

Këto fjalë tregojnë për mendjemadhësi e arrogancë, e vendosshmëri në të kotë që të mposhti të vërtetën.

U konfrontun me Pejgamberin -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- me gjith fuqinë e mendjemadhësinë që kishin, e numri i tyre arrinte nga nëntëqind deri në një mijë, kurse Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ishte me treqind e ca burra.

U konfrontuan dy ushtritë, ushtria e Allahut të Lartësuar dhe ushtria e shejhtanit, e përfundimi ishte fitorja e ushtrisë së Allahut. U vranë nga Kureshët shtatëdhjet veta nga prijësit, pasanikët, e njerëzit me pozitë, e u zunë rob shtatëdhjet prej tyre, dhe qëndroi Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- tre dit ne fushë-betejë siç e kishte zakon, pasi fitonte e triufonte, e në ditën e tretë i hypi devesë derisa qëndroi në pusin e Bedrit ku ishin hedhur në të njëzet e katër nga prijësat e Kurejshëve, qëndroi pranë pusit duke i thirrur me emraat e tyre e emrat e baballarëve të tyre duke thënë:

“O filan i biri filanit a e gjete të vërtetë atë që ju premtoj Zoti juaj, sepse unë e gjeta të vërtetën që më premtoi Zoti im” i thanë: O i Dërguari i Allahut, si u flet njerëzve që janë të tharë (vdekur)?! Tha: “Ju nuk i dëgjoni fjalët e mia më mirë se ata, porse ata nuk kanë mundësi të përgjigjen”.[2]

Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- më pas u kthye në Medine, e për këtë falenderimi i takon vetëm Allahut.

Ndodhia e tretë: Çlirimi i Mekes.
Meken e mbizotëronin mosbesimtarët duke e prishur atë me shirkun, mosbesimin e gjynahet që bënin në të. Allahu i Lartësuar i dha leje Pejgamberit të Tij -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- që t’i luftonte banorët e saj një pjesë të ditës, më pas shenjtëria e saj iu kthye përsëri ashtu siç e kishte para se të çlirohej.

Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- hyri në të ditën e xhuma me njëzet e katër nga muaji i ramazanit në vitin e tetë pas hixhretit (24/ramazan/8h), fitimtar derisa qëndroi përpara derës së Qabes, e kurejshët posht tij prisnin se çfarë do të bëj me ta, ia u tha: “O kurejsh çfarë mendoni se unë do të bëj me ju?!” i thanë: Mirësi, ti je vëlla fisnik dhe biri i vëllait fisnik. Tha -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-: “Shkoni se ju jeni të lirë”[3] bëri mirësi me ta pasi kishte fuqi ndaj tyre, dhe kjo është shkalla më e lartë e moralit dhe faljes.

Pasi përmendëm ndodhitë që kanë ndodhur në këtë muaj themi: Çfarë duhet që të bëjmë gjatë muajit të Ramazanit?

Ajo që duhet të bëjmë gjatë këtij muaji ose është obligim ose është e pëlqyeshme, atë që e kemi obligim është agjërimi, kurse e pëlqyeshme është namazi i teravive.
Sa i përket agjërimit të gjithë ne e dijmë që është: Ndalimi nga gjërat që e prishin agjërimin nga agimi derisa të perëndoi dielli si adhurim ndaj Allahut, e argument për të këmi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Tash e tutje bashkohuni me to (gratë) dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje.” Bekare: 187.

Qëllimi nga agjërimi nuk është stërvitja e trupi që të përballojë etjen e urinë, porse është stërvitja e trupit për të lënë gjërat e kënaqshme për të kënaqur Allahun. Gjërat e kënaqshme që lehen janë ushqimi, pirja dhe marrdhëniet intime, këto janë kënaqësitë e trupit.

Kurse kënaqësia që kërkohet është arritja e kënaqësisë së Allahut të Lartësuar, patjetër duhet që ta kemi parasysh këtë qëllim, që ne i lejmë këto gjëra për të arritur kënaqësinë e Allahut të Lartësuar.
Urtësia e obligueshmërisë së agjërimit ndaj këtij umeti e ka qartësuar Allahu i Lartësuar ku thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, (kështu që të) ndoshta bëheni të devotshëm.” Bekare: 183. Dhe fjala “ndoshta” këtu është për shpjegim, dmth me qëllim që të bëheni të devotshëm ndaj Allahut, të leni atë që ju ka ndaluar Allahu dhe të bëni atë çka ju ka urdhëruar Ai. Është saktësuar nga Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- se ka thënë: “Ai i cili nuk i len shpifjet (fjalët e këqija) e punimin me të e injorancën, Allahu nuk ka nevoj që ai të lej ushqimin e pirjen e tij” [4].

Allahu i Lartësuar nuk kërkon prej nesh që të lejmë vetëm ushqimin e pirjen, porse kërkon që të lëjmë edhe shpifjet e punën me të e injorancën, pikërisht për këtë është e pëlqyeshme për argjëruesin kur e ofendon dikush të thotë: unë jam agjërueshëm, e mos tia kthej atij, sepse nëse ia kthen me të parën e të dytën, edhe ai i pari ia kthen, kështu i shkon agjërimi vetëm ofendime e përleshje. Por nëse i thotë: unë jam agjërueshëm, e njofton atë që e ofendoj apo e luftoi se ai jo se është i pafuqishëm për tia kthyer porse ajo që e ndalon ta bëj një gjë të tillë është agjërimi, në këtë mënyrë ndalon edhe i pari e turpërohet, e nuk vazhdon me ofendimin apo sherrin e tij.

Kjo është urtësia e obligueshmërisë së agjërimit, e duke qenë kështu duhet që ne gjatë agjërimit të përpiqena me punu vepra të mira si: përmendja e Allahut, leximi i Kur’anit, namazi, lëmosha, tu bësh mirë krijesave, zemërgjërsia, buzëqeshja, morali i mirë e çdo gjë që kemi mundësi për të pastruar vetvetet tona me të duhet ta bëjmë.

Muslimani nëse vazhdon kështu gjatë muajit të agjërimit, padyshim që do ketë dobi e nuk do i kaloi muaji vetëmse ai e sheh që ka ndryshuar gjëndja e tij, për këtë është bërë e lidhshme që në fund të muajit të japi njeriu lëmoshën e Fitrit që ta plotësoi pastrimin e vetvetes, sepse pastrimi bëhet duke punuar punë të mira e duke i lënë të ndaluarat, e përsëri pastrohet edhe duke dhënë pasuri, e për këtë arsye është quajtur dhënia e pasurisë zekat (pastrim).

Sa i përket agjërimit të gjithë ne e dijmë që është: Ndalimi nga gjërat që e prishin agjërimin nga agimi derisa të perëndoi dielli si adhurim ndaj Allahut, e argument për të këmi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Tash e tutje bashkohuni me to (gratë) dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje.” (Bekare: 187).

Qëllimi nga agjërimi nuk është stërvitja e trupi që të përballojë etjen e urinë, porse është stërvitja e trupit për të lënë gjërat e kënaqshme për të kënaqur Allahun. Gjërat e kënaqshme që lehen janë ushqimi, pirja dhe marrdhëniet intime, këto janë kënaqësitë e trupit.

Kurse kënaqësia që kërkohet është arritja e kënaqësisë së Allahut të Lartësuar, patjetër duhet që ta kemi parasysh këtë qëllim, ne i lejmë këto gjëra për të arritur kënaqësinë e Allahut të Lartësuar.

Urtësia e obligueshmërisë së agjërimit ndaj këtij umeti e ka qartësuar Allahu i Lartësuar ku thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, ndoshta bëheni të devotshëm.” (Bekare: 183). Fjala “ndoshta” këtu është për shpjegim, dmth me qëllim që të bëheni të devotshëm ndaj Allahut, të leni atë që ju ka ndaluar Allahu dhe të bëni atë çka ju ka urdhëruar Ai.

Është saktësuar nga Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- se ka thënë: “Ai i cili nuk i len shpifjet (fjalët e këqija) e punimin me të e injorancën, Allahu nuk ka nevoj që ai të lej ushqimin e pirjen e tij” [5].
Allahu i Lartësuar nuk kërkon prej nesh që të lejmë vetëm ushqimin e pirjen, por kërkon që të lëjmë edhe shpifjet e punën me të, e injorancën, pikërisht për këtë është e pëlqyeshme për argjëruesin kur e ofendon dikush të thotë: unë jam agjërueshëm, e mos tia kthej atij, sepse nëse ia kthen me të parën e të dytën, edhe ai i pari ia kthen atij, kështu i shkon agjërimi vetëm ofendime e përleshje. Por nëse i thotë: unë jam agjërueshëm, e njofton atë që e ofendoj apo e luftoi se ai jo se është i pafuqishëm për tia kthyer porse ajo që e ndalon ta bëj një gjë të tillë është agjërimi, në këtë mënyrë ndalon edhe i pari e turpërohet, e nuk vazhdon me ofendimin apo sherrin e tij.

Kjo është urtësia e obligueshmërisë së agjërimit, e duke qenë kështu duhet që ne gjatë agjërimit të përpiqemi të punojmë vepra të mira si: përmendja e Allahut, leximi i Kur’anit, namazi, lëmosha, tu bësh mirë krijesave, zemërgjërsia, buzëqeshja, morali i mirë e çdo gjë që kemi mundësi për të pastruar vetvetet tona me të duhet ta bëjmë.

Muslimani nëse vazhdon kështu gjatë muajit të agjërimit, padyshim që do ketë dobi e nuk do i kaloi muaji vetëmse ai e sheh që ka ndryshuar gjëndja e tij, për këtë është bërë e ligjshme që në fund të muajit të japi njeriu lëmoshën e Fitrit që ta plotësoi pastrimin e vetvetes, sepse pastrimi bëhet duke punuar punë të mira e duke i lënë të ndaluarat, e pastrohet edhe duke dhënë pasuri, e për këtë arsye është quajtur dhënia e pasurisë zekat (pastrim).

Shkëputur nga libir: “Dyzet e tetë pyetje në agjërim”

të autorit Muhamed ibn Salih el-Uthejmin

Namazi i Teravive: 8 apo 20 Rekate?

Namazi i Teravive: 8 apo 20 Rekate?
Në një fletushkë të shpërndarë nga ndjekësit e Nasirudin Albanit në Angli të titulluar “Përgjigje për disa pyetje të zakonshme” (Tetor, 1990), është parashtruar pyetja dhe përgjigjja në vijim: (Nr. 22):

(a) Aisha r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. asnjëherë nuk ka falur më tepër se 8 rekate në namazin e Teravive, kështu që si është e mundshme që askush nuk kundërshton 20 (rekate)?

(b) A është e vërtetë që Omeri r.a. e ka futur këtë në praktikë?

Përgjigja 22:

(a) Në lidhje me namazin e Teravive – njerëzit pajtohen se është Suneti i Pejgamberit s.a.v.s, dhe forma më e mirë është 11 rekate. Për sa i përket çfarëdo shtese, kjo është e PAPRANUAR dhe është e deklaruar BIDAT (Një inovacion i keq) nga Shejh Albani dhe nga disa dijetarë të tjerë të hershëm – kjo e transmetuar nga Imam Maliku, Ibn Arabiu dhe es-Sen’ani` (Shih Namazi i Teravisë nga Shejh el-Albani).

(b) Nuk është e vërtetë se Omeri r.a. i ka falur ose ka urdhëruar të falen 20 rekate. Në fakt ai urdhëroi Ubej ibn Ke’b që t’i udhëheq njerëzit me 11 rekate (el-Muvetta 1/137, me Sened Sahih).

Unë nuk dëshiroj të hyj në detaje për këtë çështje, por Insh`Allah këtë do ta sqarojmë në një publikim i ndarë, i cili është i nevojshëm, për të treguar cili qëndrim është më korrekt. Por sidoqoftë, duhet të cekët se pjesa DËRMUESE e dijetarëve të Hadithit, Fikhut e edhe katër Imamët Muxh’tehid janë të pajtimit që 20 rekate është forma më e pranuar, e përcjellur me 3 rekate Vitr, dhe ky është mendimi i Imamit të “Selefijve”, Ahmed ibn Tejmijes!

Së pari, duhet të cekët se Hadithi i cili transmetohet nga Aisha r.a. rreth 11 rekateve nuk ka të bëjë fare me namazin e Teravisë, sipas shumicës së dijetarëve, por në fakt ka të bëjë me numrin e rekatëve të Namazit të Tehexhudit! Hadithi në fjalë është si vijon:-

Transmeton Ebu Seleme ibn Abdur-Rahman se ai e ka pyetur Aishen r.a., “Si ishte namazi i Të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. në Ramazan?” Ajo iu përgjigj, “Ai nuk ka falur më tepër se 11 rekate në Ramazan apo në ndonjë muaj tjetër. Ai falte katër rekate – me bukurinë dhe gjatësinë e tyre – dhe pastaj ai falte katër rekate – me gjithë bukurinë dhe gjatësinë e tyre – dhe pastaj ai falte tre rekate (Vitr).” Ajo shtoi, “Unë e pyeta, ‘O i Dërguarit i Allahut! A fle para se të falësh Vitrin?’ Ai mu përgjigj, ‘Oj Aishe, Sytë e mi flenë por zemra ime nuk fle.’” (Buhariu, 3/230, botimi anglisht)

Sipas autorit të “Fataua Rrahimijeh”, Muftiu Abdurrahim Lejpuri (vëll. 1, fq. 275); në mbrojtjen e tij për 20 rekate të Teravisë: “Komentatori i Sahihut të Buhariut dhe eruditi tradicionalist, Shejh Shemsuddin el-Kermani (vdiq. 786H; Rahimehullah) thotë: ‘Në Hadithin e mësipërm, fjala është për Namazin e Tehexhudit. Pyetja e Ebu Selemes dhe përgjigja e hazreti Aishes ishin për Tehexhudin.’ Ai më tutje shton: ‘Nëse fjala nuk ka qenë për Tehexhudin, atëherë ky veprim do të jetë në kundërshtim me traditën që thekson se Pejgamberi a.s. udhëhoqi njëzetë rekate për dy net (radhazi), dhe në rast të një mospërputhje të këtillë tradita e njëzet rekateve është Afirmative (muthbit) dhe ka përparësi, sepse sipas Parimeve të Hadithit, Afirmativja ka përparësi ndaj Negatives (naaf)” (më gjerësisht: El-Keuakib ud-Durari Sherh Sahih el-Buhari, vëll. 9, fq. 155-156). Pra, a nuk do të thotë kjo ata të cilët falin 8 rekate të Teravisë, në vend të kësaj duhet të falin 20 rekate? Pasi që kjo është prej parimeve të Hadithit (siç ka pohuar edhe Albani): “Afirmativja ka përparësi ndaj negatives në raste të caktuara.”

Një fakt tjetër me rëndësi që duhet të ketë parasysh lexuesi është se Imamët e Hadithit e kanë vendosur Hadithin e Aishes r.a. në seksionin e namazit të Tehexhudit, që tregon se ata mendonin se Hadithi ka të bëjë vetëm me Tehexhudin. Muhadithi Imam Buhariu (Rahimehullah) e ka vendosur Hadithin e Aishes r.a. së paku në dy vende në Sahihun e tij, së pari në seksionin ’21: Namazi i Tehexhudit Natën’ (shih Sahihul Buhari, vëll. 2, kapitulli 15, nr. 248, botimi Anglisht) dhe pastaj tek seksioni ’32: Libri i namazit të Teravive’ (shih Sahihul Buhari, 3/230, fq. 128, botimi anglisht). Kjo do të thotë që Imam Buhariu besonte se namazi të cilin e ka përmendur Aishja r.a. ishte vetëm ai i Tehexhudit, dhe pasi që Namazi i Tehexhudit kryhet edhe në Ramazan, Imam Buhariu gjithashtu e citoi të njëjtin Hadith tek ‘Libri i namazit të teravive’, por, Allahu e di më së miri. Imam Muslimi (Rahimehullah) gjithashtu e ka vendosur Hadithin e Aishes vetëm tek seksioni i Namazit të Tehexhudit (shih Sahih Muslim 1/1607, fq. 356, botimi anglisht). Poashtu, Imam Maliku (Rahimehullah) e ka vendosur Hadithin e Aishes tek libri i Tehexhudit (Shih El-Muweta, Libri 7, seksioni 7.2, nr. 9, fq. 5, botimi Anglisht). Imam Ebu Davudi (Rahimehullah) poashtu e ka vendosur Hadithin e njëjtë në kapitullin ‘Mbi numrin e Rekateve të namazit të natës (Tehexhud)’ (shih Ebu Davudi 1/1336, fq. 351, versioni Anglisht). Edhe Imamët Tirmidhi`u dhe Nisai`u (Rahimehullah) e vendosën Hadithin e Aishes tek seksioni i Tehexhudit (shih Tirmidhi, vëll. 1, fq. 58 dhe Nisai, vëll. 1, fq. 154). Madje, edhe njëri nga Imamët më të spikatur i “Selefijve”, Ibn Kajim el-Xhevziju e ka vendosur Hadithin e sipërpërmendur në seksionin e Namazit të Tehexhudit në librin e tij Zaad el Me’ad (vell. 1, fq. 86)!

Muftiu Abdurrahim thotë rreth Hadithit të Aishes: “Dhe nëse kjo traditë është cekur në disa libra në (pjesën) e Namazeve të Ramazanit së bashku me Teravitë, kjo për shkak se, sikurse Teravitë, ashtu edhe Tehexhudi, gjithashtu, është namaz (që falet) në ramazan, dhe për shkak të kësaj ndërlidhjeje mund të përmendet së bashku me teravitë (siç ka bërë Imam Buhariu). Prandaj, vetëm pse është përmendur në disa prej librave (të Hadithit), nuk mund të merret si argument kategorik (për 11 rekate). ‘Kur paraqiten paqartësitë, argumenti është falsifikuar.’ Veç kësaj, nuk duhet anashkaluar thënia e Hafizit të Hadithit Imam Kurtubiut (v. 671H/1273; Rahimehullah) lidhur me Hadithin (e Aishes r.a.), ‘Shumë njerëz të dijes e konsiderojnë Hadithin e lartpërmendur si Mudterib.’” (Më gjerësisht për këtë: Imam Ajniu në Sherh Sahih el Buhari, vëll. 2, fq. 187).

Me pak fjalë, transmetimi i sipërpërmendur në asnjë mënyrë nuk është argument për tetë rekate të Teravisë. Ndërsa për dallim me këtë, sa i përket njëzetë rekateve është vendosur Konsensus në mes të Sahabëve (Ixhmaus-Sahaba) me miratimin e Hadithit të Ibni Abasit (rreth faljes së 20 Rekateve nga ana e Pejgamberit s.a.v.s.) dhe praktikisht shumica e Ulemave e kanë pranuar atë.” (Fetava Rahimijeh vëll. 1, fq. 276-277).

Ndonëse Aisha r.a. ka thënë: “Ai nuk ka falur më shumë se 11 Rekate,” ne po ashtu kemi transmetime se Pejgamberi s.a.v.s. ka falur më tepër se 11 Rekate! Argument për këtë është dhënë nga ajo në një tjetër që përfshinë Ebu Selame ibn AbdurRahmanin (Rahimehullah). Ebu Seleme e pyeti Aishen rreth Namazit të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., ajo tha, “Ai i ka falur 13 Rekate (në namazin e mbrëmjes). Ai fali 8 rekate dhe ai pastaj fali (3 rekate) Vitr dhe pastaj i ka falur dy rekate ulur (namaz nafile), dhe kur ai dëshironte të përkulej (Ruku) ai u ngrit (në këmbë) dhe pastaj u përkul, dhe pastaj ai i fali dy rekate në mes të Ezanit dhe Ikametit të namazit të lindjes së diellit (Fexhr).” (Shih Sahih Muslim 1/1603, fq. 357 dhe poashtu Sifah Salah en-Nebij nga Albani, shtojca 7, fq. 110). Pra, a nuk do të thotë kjo se ‘Selefijt’ duhet të falin 13 Rekate të Teravisë në Ramazan?

Tani, konstatimi i Albanit, “mënyra më e mirë është 11 rekate” është vetëm mendimi i një grupi të vogël të ulemave. Në fakt janë më tepër se 50 mendime që thonë se mënyra më e mirë është 20 rekate sipas Pejgamberit s.a.v.s. dhe praktikës së Sahabëve të tij r.a.! Çka është më interesante, është se katër Imamët e mëdhenj Muxh’tehid, Imam Ebu Hanife, Imam Maliku, Imam Shafi`u dhe Imam Ahmed ibn Hanbeli (Rahimehullah) janë të pajtimit se namazi i teravive përbëhet prej njëzet rekateve. Thënia se Imam Maliku ka aprovuar tetë rekate duhet të verifikohet, pasi që sipas gjitha gjasave kjo i është atribuar atij për shkak se ai ka transmetuar Hadithin në El-Muwetanë e tij (shih Muweta, 6.2, nr. 4, fq. 48), i cili përdoret për të vërtetuar qëndrimin e tetë rekateve të Teravisë nga një grup i vogël i dijetarëve. Edhepse Imam Maliku (Rahimehullah) e ka cituar këtë Hadith në librin e tij, kjo nuk ka të bëjë me atë se cili ishte mendimi i tij dhe praktika e tij, sikundër kësaj Imam Malik beson se namazi i teravisë ka tridhjetë e gjashtë (36) rekate (dmth. 20 Rekate dhe 16 rekate ekstra namaz nafile, shih më vonë për qëndrimin zyrtar të Medh’hebit Maliki)! Poashtu Hadithi që duket se vërteton 11 rekate të Teravive (përfshirë tre rekate Vitr) në Muwetanë e Imam Malikut është shpjeguar nga shumë argumente tjera bindëse.

Ditëve të fundit, më ka rënë në dorë një broshurë me titullin, “A është Namazi i Teravive 20 Rekate?” (Publikuar nga Medrese Arabie Islamie, Azaadville, Afrika Jugore, autori i panjohur). Në këtë broshurë Hadithi i cituar nga Muweta e Imam Malikut (Rahimehullah), rreth 11 rekateve të Teravive (përfshirë tre rekate vitr) ishte analizuar shumë gjerësisht.

Hadithi aktual për të cilin bëhet fjalë është transmetuar nga Jahja ibn Jahja el-Lejthi, i cili e transmetoi nga mësuesi i tij Imam Maliku, i cili e transmeton nga Muhamed ibn Jusuf, i cili thotë se es-Saaib ibn Jezid thotë, “Omer ibn Hatabi r.a. urdhëroi Ubej ibn Ke’b dhe Temim ed-Dariun r.a. të vëzhgoj namazin e natës me njerëzit për 11 rekate. Kënduesi i Kur’anit ka recituar Mi’in (një grup i sureve të gjatësisë së mesme) derisa ne u mbështetëm për shkak të qëndrimit aq gjatë në falje. Dhe ne nuk u larguam deri në afrim të agimit (lindjes së diellit).” (Shih referencën e mësipërme në el-Muweta).

Në broshurën e sipërpërmendur (kapitulli 7, fq. 20), pas citimit të transmetimit të mësipërm, thuhet: “Nëse analizojmë zinxhirin (Senedin) e këtij Hadithi, vërejmë se Muhamed ibn Jusuf transmeton nga Saaib ibn Jezid. Muhamed (ibn Jusuf) ka 5 nxënës dhe transmetimi i secilit nxënës dallon nga tjetri (d.m.th. teksti i secilit Hadith është ndryshe nga secili nxënës). Pesë nxënësit janë:

Imam Malik
Jahja ibn Katan
Abdul Aziz ibn Muhamed
Ibn Is`hak, dhe
AbdurRezak

Transmetimet e tyre janë si vijojnë:

Imam Maliku thotë që Omeri urdhëroi Ubej ibn Ka’b dhe Tamim Dari për të falur 11 rekate. (Nuk përmendet se çfarë është praktikuar më pas, as nuk është përmendur Ramazani).
Jahja ibn Katan thotë që Omeri i tuboi njerëzit me Ubej ibn Ka’b dhe Tamim Dari dhe të dy filluan të falin 11 Rekate. (Urdhëri i Hz. Omerit nuk përmendet, poashtu as Ramazani nuk është përmendur).
Abdul Aziz (ibn Muhamed) thotë se ne falnim 11 rekate në kohën e Omerit. (As nuk përmendet urdhëri i Omerit, e as Ramazani).
Ibn Is`hak thotë se ne falnim 13 rekate në ramazan në kohën e Omerit. (Nuk përmendet urdhëri i Omeri, dhe në vend të 11 përmendet 13).
AbdurRezak thotë se Omeri dha urdhër për 21 rekate. (Në këtë transmetim janë përmendur 21 rekate në vend të 11).

Përveç transmetimit të Imam Malikut (Rahimehullah), 11 rekate nuk mund të nxirren nga transmetimet tjera. Për shkak të këtij dallimi, transmetuesi Ibn Is`hak dha preferencë për 13, ndërsa Ibn Abdel Berr el-Maliki preferoi 21 rekate (nga transmetimi i AbdurRezak). Për këtë arsye ky transmetim është Mudterib (Një hadith i cili është transmetuar në rrugë të ndryshme, ashtuqë përmbajta e secilit transmetues ndryshon, dhe nuk është e mundshme t’i jepet përparësi ndonjë transmetimi në veçanti) në lidhje me numrin e rekateve dhe si pasojë i papranueshëm.

Kjo sipër ishte analizë e transmetimit të Muhamed ibn Jusufit nga Saaib ibn Jezidi. Tani le ta ekzaminojmë transmetimin e Jezid ibn Hasifes nga Saaib ibn Jezidi, që përmendet në Sunan el- Kubra të Bejhekiut (vëll. 2, fq. 496): Ebu Zi’b transmeton nga Jezid ibn Hasifeh, i cili transmeton nga Saaib ibn Jezid që njerëzit falnin 20 rekate në muajin ramazan gjatë kohës së Omerit.

Imam Neveviu, Iraki dhe Sujutiu (që të tre ishin dijetarë të mëdhenjë të Hadithit) në mes tjerësh e kanë pranuar vërtetësinë e këtij Hadithi (shih Tuhfetul Ahjaar, fq. 192 dhe Irshadus Saari, fq. 74, (nga Imam el-Kastalani]).

Muhamed ibn Xhafer (një tjetër transmetues në zinxhir) e ka cituar këtë thënie nga Jezid ibn Hasifeh, ashtu siç e ka thënë Ebu Zi’b. Ky transmetim është përmendur në Marifatus Sunan nga Bejhekiu. Alameh Subki dhe Mullah Ali el-Kariu thonë në Sherh Minhaaxh dhe Sherh Muweta respektivisht që zinxhiri i transmetuesve të këtyre Haditheve janë të vërtetë. (Tuhfetul Ehwazi, vëll.2, fq 75).

Nga transmetimi i sipër mund të shohim se të dy nxënësit e Jezid ibn Hasife, unanimisht transetojnë faktin qendrimin se në kohën e Umerit r.a. praktika standarde ishte 20 rekate. Si kundër kësaj, 5 studentët e Muhamed ibn Jusuf e citojnë Saaib ibn Jezidin ndryshe (nga njëri tjetri).

Në kësi situata qasja më e drejtë do të ishte të mbështetemi në transmetimin e Jezid ibn Hasifeh. Sidoqoftë, Ehlul-Hadithi (emër tjetër i “Selefijve”) padrejtësisht kanë hequr dorë nga ky transmetim dhe kanë pranuar transmetimin e dyshimtë të Muhamed ibn Jusufit, i cili ka versione të ndryshme. Kjo është kundër principeve të Hadithit.”… Këtu përfundon citati.

Një tjetër hadith që përdoret nga protagonistët e tetë rekateve për Teravitë, është transmetuar nga Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të): “Pejgamberi s.a.v.s. i udhëhoqi njerëzit në namaz gjatë Ramazanit me 8 rekate dhe Vitrin. Ne u mblodhëm në Xhami natën e ardhshme duke shpresuar që ai do të vinte përsëri. Ne mbetëm duke pritur deri në mëngjesin e ardhshëm (derisa ai doli). Pejgamberi s.a.v.s. tha, ‘U frikova që Vitri do t’u bëhet detyrim për ju.’” (transmetuar nga Ibn Nasr el-Merwazi në Kijamul-Lejl, fq. 90, Tabaraniu dhe Ibn Hibani – shih më poshtë për Hadithin e vërtetë)

Hadithi i mësipërm është Analizuar nga Shejh AbdurRahim në “Fetawa”-në e tij (vëll. 1, fq. 278-9) me përfundimin se Hadithi është Daif. Shejhu thotë: “Gjëja e çuditshme me këtë Hadith është se zinxhiri i transmetuesve nuk është i besueshëm. Ju lutem kontrolloni thëniet e Imamëve të kësaj shkence (Hadithit) në lidhje me transmetuesit në këtë zinxhirë. Në këtë zinxhir njëri prej Transmetuesve është Ibn Hamid er-Razi, rreth të cilit mendimet e kritikëve të mëdhenj të Hadithit janë siç vijojnë:

‘Ai është i dobët.’ – Hafiz Dhehebiu (shih në Mizanul I’tidal, vëll.3, fq. 49-50)
‘Ai transmeton shumë Hadithe të papranuara (munker).’ – Ja’kub ibn Shejbeh
‘Ai është i papërshtatshëm (i kritikueshëm).’ – Imam Buhariu
‘Ai është gënjeshtar.’ – Ebu Zur’ah
‘Unë dëshmoj se ai është një gënjeshtar.’ – Is`hak Kausaj
‘Ai transmeton Hadithe për gjithçka; Unë nuk kam parë njeri më të patrembur se ai ndaj Zotit.’ – Seuleh Xhezrah
‘Për Zotin! Ai është një gënjeshtar.’ – Ibn Harash
‘Ai nuk është i besueshëm.’ – Imam Nisaiu

Tani, rreth transmetuesit të dytë, Ja’kub ibn Abdullah Esh’ari el-Kumi:-

‘Ai nuk është i fortë.’ – Darakutni (shih Mizanul I’tidal, vëll. 3, fq. 324).

Rreth transmetuesit të tretë, Isa ibn Xherijeh:-

‘Ai ka pasur hadithe të papranuara (munker).’ – Ibn Ma’in
‘Hadithet e tij janë të refuzuara.’ – Nisaiu
‘Hadithet e tij janë të papranuara (metruk ).’ – Nisaiu
‘Hadithet e tij janë të refuzuar.’ – Ebu Davudi
‘Ai llogaritet në mesin e të dobtëve.’ – (shih Mizanul-I’tidal, vëll. 2, fq. 311, nga Hafiz edh-Dhehebiu).”
Këtu përfundon citati.

Hafiz Ibn Haxher el-Askalani (Rahimehullah) ka rrëfyer për një transmetim të ngjashëm me Hadithin e mësipërm në Bulug el-Merem min Adillat el-Aham (nr. 396, fq. 159) e tij, nën autoritetin e Hafiz Ibn Hibanit (Rahimehullah): “Transmeton Xhabir ibn Abdullahu r.a.: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. u fal gjatë natës në Ramazan; njerëzit pritën për të ditën tjetër (të nesërmen), por ai nuk doli; dhe ai tha, ‘U frikova se mos do t’u urdhërohet (bëhet obligim) vitri për ju.’” Shihni se transmetimi i mësipërm as nuk përmend numrin se sa rekate janë falur nga Pejgamberi s.a.v.s.!! Dy Hadithet e mësipërme nuk mund të përdoren si provë në vete për të justifikuar 8 rekateve të Teravive.

Imam Maliku (Rahimehullah) në fakt ka përmendur një Hadith i cili provon zbatimin e 20 rekateve të teravisë në Ramazan; dhe është si vijon:-

Jahja më rrëfeu nga Maliku se Jezid ibn Ruman tha, “Njerëzit e kalonin natën në namaz gjatë Ramazanit me nga 23 rekate (d.m.th 20 rekate të Teravisë, të përcjellur me 3 rekate Vitr) në kohën e Omer ibn Hatabit.” (gjerësisht: el-Muveta, 6.2, Nr. 5, fq. 48, botimi anglisht)

Edhepse Hadithi i sipërm është Munketi (një lidhje mungon në zinxhir) dhe kështuqë është shpallur Daif nga disa dijetarë (duke përfshirë Albanin), asnjëherë nuk është përdorur si argument. Përveç kësaj, Hadithit i është dhënë një sened (zinxhir) i plotë edhe nga Imam Ibn Abdel Berr el-Maliki (v. 463/1071; Rahimehullah) edhe Shejh Muhamed Habibullah ibn Mejebi esh-Shenkiti (Rahimehullah), në kërkimet e tyre të detajuara për të kompletuar të gjithë zinxhirët e transmetuesve (senedet) që kanë zinxhirë të papërfunduar; siç janë gjetur në Muweta të Imam Malikut!

Në fakt botimi i fundit i versionit Anglisht të el-Muweta (përkthyer nga A. A. et-Terxhumana dhe Jakub Xhonson) thotë (fq. 34): “Ibn Haxher el-Askalani thotë, ‘Libri i Malikut është i vërtetë (i sigurt) sipas të gjitha kritereve që kërkohen si provë për mursel, munketi (dy lloje të hadithit që kanë shkëptuje të një transmetuesi) dhe lloje tjera të transmetimeve.’ Pastaj es-Sujutiu vazhdon atë që Ibn Haxher e ka thënë këtu, dhe thotë, ‘Hadithet Mursel në të janë provë për të (d.t.th. Shafi’un) siç edhe janë provë Hadithet Mursel për ne kur janë të mbështetur plotësisht. Ç’do (Hadith) Mursel në Muweta ka një ose më tepër përkrahje siç do të sqarohet në këtë komentim (d.t.th. Komentimin e Sujutiut të quajtur Tenwir el-Hawalik). Është plotësisht e sigurt të thuhet që Muweta është e sigurt pa kundërshtim.’

Ibn Abdel-Berr mblodhi së bashku të gjitha Hadithet mursel, munketi dhe mu’addil në Muweta dhe tha se numri total i Haditheve që nuk kanë sened në Muweta është gjashtëdhjetë e një (61). Ai pohon se ka gjetur senede për të gjithë ato Hadithe në burime tjera, përpos katër prej tyre. Dijetari i madh i Hadithit, Shejh Muhamed Habibullah ibn Mejabi esh-Shenkiti thotë në Ida’a el-Halik që ai ka gjetur dëshmitarë për këto katër Hadithe dhe pastaj i përmendi këta dëshmitar. Ai tha, ‘Disa nga njerëzit e dijes i kompletuan këto senede.’ Ai përmendi nga Ibn Abdel-Berri që nuk kishte hadith munker në Muweta, apo ndonjë të Hadith tjetër të refuzuar.”

Në dritën e asaj që Dijetarët erudit të Hadithit kanë thënë sipër, ne mund të konkludojmë që Hadithi ‘munketi’ nga Jezid ibn Ruman ka një sened komplet; kështuqë mund të përdoret si provë (Argument), pasiqë Imam Ibn Abdel-Berr thotë që, “Asnjë Hadith munker apo ndonjë tjetër në Muweta nuk është i refuzuar krejtësisht.” Prandaj, shumë dijetarë të Hadithit dhe Fikhut e kanë përdorur Hadithin e mësipërm si provë në favor të 20 rekateve për Namazin e Teravive.

Për thënien “Në fakt ai urdhëroi Ubej ibn Ke’b që t’i udhëheq njerëzit me 11 rekate”, marrë nga fletushka “Përgjigje për disa pyetje të zakonshme”, unë them se kjo është gjysma e së vërtetës, pasiqë është theksuar qartë në al-Muweta që : “Omer ibn Hatabi urdhëroi Ubej ibn Ke’b DHE Tamim ed-Dariun ….(shih Muweta, 6.2, nr. 4, fq. 48)!!

Albani ka thënë që nëse ndonjëri fal më tepër se 11 rekate Teravi, atëherë ai praktikisht është duke kryer një Bidat (një inovacion, risi shumë të urryer)! Kërkojmë mbrojte nga Allahu për një thënieje kaq të neveritshme! Pasiqë kjo thënie është gjithëpërfshirëse do të thotë që Imamët më të mëdhenj të grupit të shpëtuar (el-Firkat en-Nexhijeh) i Ehlu Sunetit dhe Xhematit kanë qenë duke kryer një bidat të madh (Allahu na ruajt). Nga kjo që ka thënë Albani le të kuptohet se Sahabët e nderuar (Allahu qoftë i kënaqur me ta), katër Imamët Muxh’tehid (Allahu i mëshiroftë), si dhe dijetarët më të shquar të Hadithit dhe Fikhut të 1400 viteve të fundit kanë ‘inovuar’ (shpikur bidat) praktikën e 20 rekateve të Teravive! Ç’farë kuptimi tjetër mund të nxirrni nga “Medh’hebi i Albanit” kur ‘shejh’ Albani thotë: “Për sa i përket çfarëdo shtese, kjo është e PAPRANUAR dhe është e deklaruar BIDAT”.

Unë ju pyes juve, a janë të ashtuquajturit “Selefij” në rrugën e drejtë dhe origjinale të Selef-us-Salihinëve (Paraardhësit tonë Besimtarë të tri gjeneratave të para të Islamit), kur këta deklarojnë se praktika e 20 rekateve bidat, edhepse është transmetuar se Selefët kanë praktikuar 20 rekate?

Hadithi i vërtetë i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s ka falur 20 rekate të teravisë është transmetuar nga Ibn Abasi r.a.. Ai thotë, “Me të vërtetë Pejgamberi s.a.v.s në muajin e Ramazanit, i falte 20 rekate dhe Vitrin (pas saj) pa xhemat.” (Transmetuar në Sunen el-Bejheki, vëll.2, fq. 496, Musenef Ibn Ebi Shejbeh, Kebiri i Imam Tabaraniut, Ibn Aadi në Musnedin e tij, dhe Imam Beghawi në Mexhmue-es-Sahabah)

Edhepse disa dijetarë e kanë shpallur këtë Hadith Daif si i vetëm, kjo nuk do të thotë se ai duhet të refuzohet tërësisht, pasiqë Daif (i dobët) nuk do të thotë Mew`du (i shpikur). Shih pjesën tjetër në lidhje me Hadithet e dobëta, dhe kur ato janë të pranueshme nga Dijetarët, për elaborim të mëtejshëm. Hadithi i transmetuar nga Ibni Abasi r.a. është i mbështetur nga shumë transmetime të tjera që vijnë nga Sahabë të mëdhenj si Osmani, Aliu, Ibn Mes’udi… (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë këta), si dhe pasardhësit e tyre (Tabi’inët). Pos kësaj, disa dijetarë të Hadithit i kanë shpallur disa Hadithe të dobëta si Sahih, nëse kanë bazë të sigurt. Në librin “Kriticizmi i Hadithit në mesin e Muslimanëve duke iu referuar Sunenit të Ibni Maxhes,” (fq. 131, nga njëri prej sheihëve kryesorë të “Selefijve” në Britani, Suhaib Hasan) thuhet: “Shafi’u poashtu i pranonte hadithet e dobëta si autentike (sahih) nëse e ka parë se një (praktikë) e tillë është pranuar nga i gjithë umeti (shih el-Sahawi: Fet`h el-Mugith). Por ai nuk pranon pikëpamjen e Malikut për kufizimin e zbatimit vetëm tek njerëzit e Medinës. Sipas dijetarëve të mëvonshëm të shkollës Hanefite si Ibn el-Humam, një Hadith do të deklarohet Sahih, nëse është i mbështetur në praktikën e Umetit (shih Abdel-Rashid Nu’mani: Me temusu ilaihe el-Hexha, fq. 18). Në mesin e tradicionalistëve, Tirmidhiu shpesh thekson, pasi citon ndonjë hadith më pak autentik: ‘Është praktikuar nga njerëzit e dijes (Ehlul-Ilmi).’ Sujuti vjen në përfundim: ‘Kjo tregon që Hadithi është i përkrahur nga thëniet e njerëzve të dijës. Më tepër se një dijetarë pranon se një Hadith deklarohet Sahih nëse gjen mbështetje nga thëniet e njerëzve të dijes, edhe nëse nuk posedon një sened (zinxhirë) të plotë të transmetuesve (Shih Sujutiu: et-Ta’akubat, folio 20).”

Siç u konstatua më sipër, dijetari i madh hulumtues (Muhakkik) Hafiz Kemal ibn el-Humam (v. 861/1457; Rahimehullah) ka thënë: “Njëri prej faktorëve prej të cilit dihet vërtetësia e Hadithit është atëherë kur Ulemaja pajtohen me të, e kjo është një dëshmi që ai Hadith është i fortë” (gjerësisht: Fet`h el-Kadir, vëll. 3, fq. 349).

Ka shumë thënie prej dijetarëve që e miratojnë unanimisht 20 rekate të Namazit të Teravive, por do të mjaftohemi me citimin e vetëm disa prej Dijetarëve më të mëdhenjë të Ehlu Sunetit, si dhe Imamit të “Selefijve” (atëherë kur u përshtatet tekeve dhe dëshirave të tyre), Ahmed ibni Tejmijes.

(1) Shejhul Islam Ahmed ibn Haxher el-Askalani (v. 852/1449; R.A.)

Hafizi i Hadithit, Ibn Haxher Askalani ka transmetuar nga Imam Rafi’u (Allahu e mëshiroftë): “Për dy net Pejgamberi s.a.v.s. na udhëhoqi me 20 rekate secilën natë; Natën e tretë njerëzit u mblodhën por pejgamberi s.a.v.s. nuk doli. Pastaj në mëngjesin tjetër (kur njerëzit e pyeten se pse nuk doli), ai u tha njerëzve, ‘Mu duk sikur (kisha frikë se) do t’u bëhet obligim për ju, dhe ju s’do të mund të liroheni nga ky obligim.’” Pasi e transmetoi këtë traditë/veprim, Hafiz Ibni Haxher thotë: “Të gjithë tradicionalistët (Muhadithinët) janë Unanim për saktësinë e këtij transmetimi.” (Shih Telhis el-habir fi tehri ahadith er-Rafi’i el-Kebir, vëll. 1, fq. 119, nga Hafiz ibn Haxher).

(2) Imam Adham Ebu Hanife (v. 150 H; Rahimehullah)

Në Fejd ul-Beri Sherh Sahih el-Buhari (nga Shejh Enver Shah Kashmiri) thuhet: “Imam Ebu Jusuf (Rahimehullah) e pyeti Imam Ebu Hanifen (Rahimehullah), ‘A kishte Hazret Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) ndonjë argument nga Pejgamberi s.a.v.s. për 20 rekate të Teravisë?’ Imami iu përgjigj, ‘Hazreti Omeri nuk është nga ata që shpikin nga vetja e tyre; sigurisht që ai ka pasur argumente për këtë!’” (poashtu gjendet në Meraki ul-Felah, fq. 81, nga Imam esh-Shurunbulali dhe në Behrur-Ra’ik, vëll.2, fq. 66, nga Imam ibn Nuxheim el-Misri).

(3) Imam Tirmidhiu (v. 279/892; Rahimehullah)

Imam Tirmidhiu thotë: “Omeri, Aliu si dhe Sahabët e tjerë (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata) dhe Sufjan el-Theuri, Ibni el-Mubareku dhe Imam Shafi’u (Mëshira e Allahut qoftë me ta), të gjithë besuan në 20 rekate të teravive, dhe Imam Shafi’u pohon se ai i ka parë njerëzit e mekës duke thënë 20 rekate (shih Sunen et-Tirmidhi, vëll.1, fq. 99).

(4) Imam Malik ibn Enes (v. 179H; Rahimehullah)

Është e shkruar librin më autentik të Fikhut Maliki, el-Mudewena (vëll. 1, fq. 193-94), nga Kadij Sehnuni (Rahimehullah): “Ibn el-Kasimi thotë, ‘Rekatet e (Teravisë) së bashku me vitrin janë 39.’ Imam Maliku thotë, ‘Kjo është ajo rreth të cilës njerëzit janë pajtur, prej paraardhësve, dhe nuk janë ndalur së vepruari.’” (Për shpjegimin pse janë 36 rekate shih më poshtë citatin nga Alameh Enver Shah Kashmiri).

(5) Hafiz Ibn Humam (v. 861/1457; Rahimehullah)

Alameh Ibn Humam pohon që është transmetuar nga njerëz të besueshëm se Sahabët dhe pasardhësit e tyre (Tabi’inët) falnin 20 rekate të teravisë gjatë kohës së bekuar të Omerit r.a.; ky transmetim vjen nga Sa’ib ibn Jezid se, ‘gjatë kohës së bekuar të (sundimit) të Omerit r.a. ne falnim njëzet rekate.’ Vërtetësia e këtij transmetimi është verifikuar nga Imam Neveviu në Përmbledhjen (shih Fet`h el-Kedir, vëll. 1, fq. 407 dhe Nesbur-Rejah, vëll.1, fq. 294, nga Hafiz el-Zejlai). Hafiz Ibn Humam poashtu thotë në Fet`h el-Kedir (vëll.1, fq. 470): “Në fund është arritur unanimitet (konsensus) për 20 rekate dhe vetëm kjo është në zbatim.” Ky pohim i fundit është thënë me fjalë të ngjashme nga Ibn Tejmije në Minhexhus Suneh-in e tij (vëll.2, fq. 224).

(6) Imam Ata ibn Ebi Rebah (Rahimehullah)

Pasuesit e mëdhenj (Tabi’inët) dhe Muftiu i mekës në kohën e tij thotë: “Unë i kam parë Sahabët, dhe njerëzit e tjerë në Meke duke falur 23 rekate, së bashku me vitrin.” Ky transmetim është Hasen (i mirë). (shih Musenef Ibn Ebi Shejbeh, fq. 406, Fet`h el-Beri, vëll.4, fq. 219, nga Hafiz Ibn Haxher el-Askalani, Kijamul-Lejl, fq. 91, nga Imam Ibn Nasr el-Merwazi).

(7) Imam Muwefak ed-Din Ibn Kudame el-Makdisi (v. 620/1223; R.A)

Imami i Hanbelinjëve në kohën e tij Ibn Kudame el-Makdisi, thotë në librin e tij el-Mughni (vëll.1, fq 803): “Është vendosur konsensusi i Sahabëve (Ixhma es-Sahaba) për 20 rekate të Teravive.”

(8) Alameh Enver Shah Kashmiri (v. 1352H; Rahimehullah)

Është thënë në lekturën e tij të publikuar, Tirmidhi el-ma’ruf ba-Arfa’sh-Shazi (vëll.1 fq. 329) :”Asnjëri prej katër Imamëve nuk beson në më pak se 20 rekate të Teravisë; kjo gjithashtu ishte praktika dhe mendimi i shumicës së Sahabëve. Imam Malik (Rahimehullah) mendon se ishin më tepër se 20 rekate; ai pohon se janë 36 rekate. Sipas imam Malikut praktika e 20 rekateve bëhet në Xhemat, por praktika e dhe mënyra e qytetarëve të Medines ishte që gjatë intervalit të pushimit të shkurtër (pas çdo katër rekateve), kur Imami ulej pas katër rekateve, ata falnin edhe 4 rekate tjera. Ata të cilët e falnin Teravinë në Xhaminë e shenjtë të Mekës, bënin Tavaf rreth qabes gjatë këtij pushimi të shkurtër. Njerëzit e Medinës, normalisht, nuk munden të kryenin tavafin rreth Qabesë dhe kështuqë, në vend të kësaj, ata falnin 16 rekate tjera (gjithsejtë) gjatë këtyre ndërprerjeve të shkurtra.”

(9) Imam Ajniu (v. 855/1451; Rahimehullah)

Alameh Ajniu shkruan në komentimin e tij të Sahihut të Buhariut (Sherh el-Buhari): “Numri i rekateve të Teravisë është njëzet. Imam Shafi’u dhe Imam Ahmedi (Mëshira e Allahut qoftë mbi ta) pohon të njejtë gjë. Argumenti i tyre është transmetimi i të cilin Bejhekiu, me besueshmëri të plotë, e transmeton nga Sa’ib ibn Jezid. Sahabët e mëdhenj, përfshirë Omerin, Osmanin dhe Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me ta), dhe poashtu pasardhësit e nderuar (Tabi’inët), falnin njëzet rekate.” Pastaj ai thotë: “Mënyra më e shkëlqyer dhe më e preferuara është ajo e Pejgamberit s.a.v.s. dhe (praktika) e Sahabëve të tij.” (Umdet ul-Karij Sherh-el-Buhari, vëll. 7, fq. 178).

(10) Hafiz Taqi-ad-Din Ahmed Ibn Tejmije el-Hanbeli (v. 728/1328)

Ai thotë në Fetawa Ibn Tejmijeh (vëll.1, fq. 191): “Është vërtetuar pa ndonjë dyshim se Ubej ibn Ke’b (Allahu qoftë i kënaqur me të) i kishte udhëhequr Sahabët gjatë Ramazanit me 20 rekate (teravi) dhe 3 rekate Vitr. Prandaj, ky është parimi (maslak) i shumicës së Ulemave se kjo është nga Suneti, sepse Ubej ibn Ke’b i udhëhoqi me 20 rekate namaz në prezencën e Muhaxhirëve (emigrantëve) dhe Ensarëve dhe asnjë Sahabi nuk kundërshtoi këtë!”

Kështuqë, ju lutem pyeteni veten: “Kush janë ‘Selefijt’; a janë këta njerëz që praktikojnë rrugën e Pejgamberit s.a.v.s., Koncensusin (Ixhmanë) e Sahabëve të tij r.a., dhe pasuesve të tyre (Tabi`inët dhe katër Imamët Muxh’tehid, Allahu i mëshiroftë) për 20 rekate, apo janë qejfet e Albanit dhe pasuesve të tij?”

Allahu i udhëzoftë!
Përktheu: Fatih Ibrahimi

Pejgamberi a.s. ka thënë: Kur të bjerë nata, mbani fëmijët pranë vetes, sepse atëherë shpërndahen shejtanët

Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Kur të bjerë nata, mbajini fëmijët pranë vetes, sepse atëherë shpërndahen shejtanët, ndërsa pas një ore mund t’i lini të lirë.

Mbyllini dyert (natën) duke përmendur Emrin e Allahut dhe fikini kandilat (dritat) duke përmendur Emrin e Allahut!

Mbulojini enët e ujit duke përmendur Emrin e Allahut dhe (nëse nuk keni gjë për t’i mbuluar enët atëherë) vini diçka mbi enë, qoftë edhe një shkop duke përmendur Emrin e Allahut.” (3280)
Pse Duhet Agjëroj Ramazanin !

“Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)…” – [Kur’an, 2:185]

Në të filloi të shpalljes fjala e Zotit. Të plotësohet Mirësia e Tij ndaj njerëzimit. Të sqarohet e vërteta nga e kota. E drejta nga e padrejta. E pastra prej të papastrës. Muaji i agjërimit po afron. Jo, jemi në prag. E sa pak njerëzit për të janë përgatitur. Përkundër që, rreshtat po shtohen dhe hapësira po mbushet. Jo thjesht radhitje e mbushje të anëve fizike, le të jetë edhe ana shpirtërore, e zemrave, e mendjeve.

Është fillim i Fundit! Disa që moti kanë filluar ecjen. Lëvizjen. Po fillon, fillimi i Arritjes së Devotshmërisë. Fundi, plotësimi i Mirësisë së Zotit! Muaji Ramadan në prag, e disa duke qeshur, e të ngazëllyer, e disa të tjerë të përulur e të frikësuar. E, disa, duke menduar se është muaji i Lojës dhe Argëtimit, e kanë harruar dhe po harrojnë, se në këtë Muaj, qenia e njerëzve të mëdhenj lëkundet, sepse po hynë në një provim madhështor.

Provim i Durimit dhe Qëndrueshmërisë, i Vullnetit dhe Sinqeritetit! Këtyre u shtohet bindja. Frika ndaj hidhërimit të Zotit! Bindja në Zotin Fuqiplotë! Ndërsa, ata që të ngazëllyer hynë në këtë Muaj, disa prej tyre për të fituar kënaqësinë e Allahut, e disa të tjerë, pavetëdije, tërheqin hidhërimin e Tij. Kënaqësia e Zotit, ata që ruhen dhe ruajnë. Ndërsa pakënaqësia e Zotit, ata që nuk ruhen dhe nuk ruajnë. Qofshin edhe agjërues – bojkotues të hajës dhe pijes. Po, është muaji i Mëshirës, i Faljes. Edhe i Furnizimit. Por, është edhe muaj i Sakrificës, Vetëmohimit. Duhet shumë angazhim. Shumë përpjekje. Lëvizje. Djersë. Etje. Uri. Të arrihet kulmi i Durimit. Kulmi i Lodhjes. Kulmi i Rezistencës. Derisa tërë qenia të Edukohet! Në këtë muaj, shumë njerëz agjërojnë, por agjërimi s’ua ndryshon gjendjen për mirë. Disa arrin të mira lëndore.

E pak prej tyre të mira shpirtërore. Disa pasi pastrohen, shpejt pastërtinë humbasin. Lehtë mund të arrihet pastërtia, por më e vështirë është ruajtja e saj. Pikërisht agjërimi këtë gjë synon: Të forcojë njeriun të qëndrojë i fortë e i paluhatshëm në përballje me të papastrën. Të ruajë pastërtinë. Të ruajë Besën e Dhënë! Le të jetë ky muaj, një muaj vendimtar për të nesërmen tënde! Le të arrihen qëllimet e tij. Le të jetë një shkollë, e të mbarohet ajo me sukses të lartë! Le të jetë pranverë e rilindjes dhe ringjalljes në rrugën e Paqes dhe të Faljes, të Mëshirës dhe Zhvillimit. Le të na drejtojë në rrugën drejt Lumturisë së Përhershme! Le të jetë jo vetëm agjërim fizik, por shpirtëror, intelektual e moral! Bojkot ndaj të keqes e të ligës. Le të rikthehet natyrshmëria e pastër, me të cilën u lindëm.

O Allah, Zoti ynë! Na e mundëso të arrijmë devotshmërinë e zemrave!

I kërkoi ta vizatoj profetin Muhamed (a.s), nxënësi e lë mësuesen pa fjalë

“Vizatojeni profetin Muhamedin”, u tha mesuesja femijeve ne shkolle. Te gjithe nxorren letrat dhe punonin detyren.

Pervec njerit nga femijet, i cili ne vend se te vizatonte, vendosi te shprehej me fjale… Fundja, ajo ishte krejt cfare kishte per te thene. Duke qene se dinte se ishte musliman, mesuesja e lexoi me shume vemendje punimin e tij…

“I dashur profet Muhamed, sot ne shkolle mesuesja na kerkoi te te vizatoj, por une nuk te kam pare kurre. Prandaj une mbylla syte dhe perfytyrova durimin e e nenes, butesine e motres dhe bujarine e shokut, i cili kerkonte falje edhe kur une kisha faj.”

“Ketu njerezit duan qe gjithcka ta shohin me st, por une po mbylli syte dhe po te parafytyroj ty… Krejt cfare shoh eshte drite dhe buzeqeshje e perkryer.

Une, sot kerkova te bej pyetje ne shkolle por mesuesja nuk me lejoi. Nuk i ve faj. Ajo nuk eshte mesuar ta dashuroj me shpirt dike qe nuk e ka takuar. Dhe une te dashuroj me shpirt….

Sikur te mund te ktheheshe ne mesin tone vetem per disa ore, disa sekonda, disa momente, mbase mesuesja do te te kuptonte…” /MESAZHI/
Pse Duhet Agjëroj Ramazanin !

“Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)…” – [Kur’an, 2:185]

Në të filloi të shpalljes fjala e Zotit. Të plotësohet Mirësia e Tij ndaj njerëzimit. Të sqarohet e vërteta nga e kota. E drejta nga e padrejta. E pastra prej të papastrës. Muaji i agjërimit po afron. Jo, jemi në prag. E sa pak njerëzit për të janë përgatitur. Përkundër që, rreshtat po shtohen dhe hapësira po mbushet. Jo thjesht radhitje e mbushje të anëve fizike, le të jetë edhe ana shpirtërore, e zemrave, e mendjeve.

Është fillim i Fundit! Disa që moti kanë filluar ecjen. Lëvizjen. Po fillon, fillimi i Arritjes së Devotshmërisë. Fundi, plotësimi i Mirësisë së Zotit! Muaji Ramadan në prag, e disa duke qeshur, e të ngazëllyer, e disa të tjerë të përulur e të frikësuar. E, disa, duke menduar se është muaji i Lojës dhe Argëtimit, e kanë harruar dhe po harrojnë, se në këtë Muaj, qenia e njerëzve të mëdhenj lëkundet, sepse po hynë në një provim madhështor.

Provim i Durimit dhe Qëndrueshmërisë, i Vullnetit dhe Sinqeritetit! Këtyre u shtohet bindja. Frika ndaj hidhërimit të Zotit! Bindja në Zotin Fuqiplotë! Ndërsa, ata që të ngazëllyer hynë në këtë Muaj, disa prej tyre për të fituar kënaqësinë e Allahut, e disa të tjerë, pavetëdije, tërheqin hidhërimin e Tij. Kënaqësia e Zotit, ata që ruhen dhe ruajnë. Ndërsa pakënaqësia e Zotit, ata që nuk ruhen dhe nuk ruajnë. Qofshin edhe agjërues – bojkotues të hajës dhe pijes. Po, është muaji i Mëshirës, i Faljes. Edhe i Furnizimit. Por, është edhe muaj i Sakrificës, Vetëmohimit. Duhet shumë angazhim. Shumë përpjekje. Lëvizje. Djersë. Etje. Uri. Të arrihet kulmi i Durimit. Kulmi i Lodhjes. Kulmi i Rezistencës. Derisa tërë qenia të Edukohet! Në këtë muaj, shumë njerëz agjërojnë, por agjërimi s’ua ndryshon gjendjen për mirë. Disa arrin të mira lëndore.

E pak prej tyre të mira shpirtërore. Disa pasi pastrohen, shpejt pastërtinë humbasin. Lehtë mund të arrihet pastërtia, por më e vështirë është ruajtja e saj. Pikërisht agjërimi këtë gjë synon: Të forcojë njeriun të qëndrojë i fortë e i paluhatshëm në përballje me të papastrën. Të ruajë pastërtinë. Të ruajë Besën e Dhënë! Le të jetë ky muaj, një muaj vendimtar për të nesërmen tënde! Le të arrihen qëllimet e tij. Le të jetë një shkollë, e të mbarohet ajo me sukses të lartë! Le të jetë pranverë e rilindjes dhe ringjalljes në rrugën e Paqes dhe të Faljes, të Mëshirës dhe Zhvillimit. Le të na drejtojë në rrugën drejt Lumturisë së Përhershme! Le të jetë jo vetëm agjërim fizik, por shpirtëror, intelektual e moral! Bojkot ndaj të keqes e të ligës. Le të rikthehet natyrshmëria e pastër, me të cilën u lindëm.

O Allah, Zoti ynë! Na e mundëso të arrijmë devotshmërinë e zemrave!

Çfarë e prish agjërimin – 9 veprat që prishin agjërimin

Çfarë e prish agjërimin
1. Të ngrënët dhe të pirët me qëllim: Kush ha ose pi me harresë ose është i detyruar, nuk e ka prishur agjërimin dhe nuk e ka detyrë ta kompensojë. Profeti (alejhi selam)thotë: “Kush harron në agjërim dhe ha e pi, le ta vazhdojë agjërimin se atë e ka ushqyer Allahu i Lartësuar.” (Buhariu & Muslimi)

2. marrëdhëniet seksuale: Ai që kryen marrëdhënie seksuale duke e ditur se është agjërueshëm dhe duke e ditur se ato e prishin agjërimin, ai duhet të agjërojë një ditë tjetër si shlyerje pas Ramazanit, plus edhe dy muaj rresht si dënim për nënvleftësimin ndaj këtij muaji të shenjtë. Këto dy muaj duhet të agjërohen ditë pas dite, rresht, pa shkëputje. Kjo vlen vetëm për prishjen e agjërimit me marrëdhënie seksuale. Ebu Hurejra thotë: “Erdhi një burrë tek Profeti (alejhi selam)dhe i tha: “U shkatërrova, o i Dërguari Allahut!” Profeti e pyet: “Cila gjë të shkatërroi?” Ai u përgjigj: “Kreva marrëdhënie gjatë agjërimit të Ramazanit.” Profeti i tha: “A mund të lërosh një rob?” Ai i tha: “Jo.” Profeti i tha: “A mund të agjërosh dy muaj rresht?” Ai i tha: “Jo.” Profeti i tha: “A mund të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” Burri i tha jo dhe u ul. Në këtë moment Profetit i sollën një shportë të madhe me hurma3. Profeti ia dha këtë enë atij burrit që i erdhi dhe i tha: “merre këtë shportë dhe shpërndajua të varfërve.” Burri ia ktheu: “A ka më të varfër se unë?! Nuk gjen ndërmjet dy skajeve të Medinës familje më nevojtare sesa e imja.” Atëherë Profeti qeshi aq sa iu dukën dhëmballët dhe tha: “Shko dhe ushqe me të familjen tënde.” (Buhariu & Muslimi)

3. Provokimi i të vjellit: Kur kjo ndodh pa qëllim, atëherë agjërimi është i saktë. Profeti (alejhi selam)ka thënë: “Kush vjell pa e provokuar, nuk e ka prishur agjërimin dhe kush e provokon atë, le të agjërojë një ditë kaza.” Ky është mendimi unanim i të gjithë dijetarëve. (Ahmedi & Ebu Davudi)

4. Dalja e gjakut te femra për arsye menstruale apo të lindjes, edhe në qoftë se kjo ndodh pak çaste para se të perëndojë dielli. Për këtë pikë dijetarët islamë janë të një mendimi.

5. Ejakulimi, nga çdo lloj epshi, qoftë edhe kur nuk kryhen marrëdhënie seksuale, si për shembull ejakulimi nga ngacmimet vetjake apo të huaja, fërkimet, puthjet etj. Nëse ejakulimi vjen si pasojë e sëmundjes, gjumit apo rrëzimit, kjo gjë nuk e prish agjërimin. Gjithashtu ai nuk prishet me shikimin e një gjëje eksituese ose me mendim, edhe në qoftë se kjo zgjat për një periudhë të gjatë kohe. Këtu futet edhe dalja e spermatoreas (lëng i tejdukshëm që del para daljes së spermës nga eksitimi) apo sekrecioni i prostatit (lëng i trashë që del me urinën).
Allahu i madhëruar në një hadith kudsij thotë: “Ai (agjëruesi) të ngrënët, të pirët dhe epshin e tij e lë për mua. Agjërimi është për mua dhe Unë shpërblej për të.” (Buhariu & Ebu Davudi)

6. marrja e ilaçeve nga goja apo e çdo gjëje tjetër, si për shembull kokrra e drithit ose orizi të pagatuara, guralecë, shkop, gjëra të dëmshme e të padëmshme, me kusht që ta kalojnë fytin dhe nëse kjo bëhet me vetëdije dhe duke e ditur se është agjërueshëm.

7. Kush e bën nijet të prishë agjërimin gjatë tij, e ka prishur atë edhe nëse nuk ka futur gjë në gojë. Kjo sepse nijeti është kusht për agjërimin

8. futja e ujit në bark gjatë abdesit pa dashje nga neglizhenca. Shumica e dijetarëve janë të mendimit se ai që merr abdest dhe e kalon ujin e tij në bark jo nga harresa, por nga pakujdesia e momentit, ai e ka prishur atë ditë dhe duhet ta zëvendësojë më vonë. Kjo bazohet në hadithin e Profetit a.s, i cili thotë: “Kur të shpëlash hundën (në abdest), çoje ujin sa më lart, përveçse kur je me agjërim.” (Ebu Davudi & Tirmidhiu) Imam Ebu Hanife, Maliku dhe Shafiu janë të mendimit se kjo e prish agjërimin, përndryshe Profeti (alejhi selam)nuk do ta ndalonte çuarjen e ujit sa më lart gjatë agjërimit.

9. Pirja e duhanit. Dijetarët bashkëkohorë të fikut, kanë rënë dakord se pirja e duhanit futet tek ato gjëra të cilat e prishin agjërimin. Në lidhje me këtë çështje, ata kanë dhënë argumente të shumta.

Muaji i Ramazanit, Shefqet Krasniqi ka një lutje për politikanët kosovarë

Këtë të hënë, me datën 6 Maj fillon muaji i shenjtë i Ramazanit.Besimtarët e fesë islame agjërojnë 17-të orë në ditë për një muaj rresht, duke mos kaluar asgjë përmes fytit deri në kohën e iftarit, përcjellë Ballkani.info.Hoxhë Shefqet Krasniqi për Ballkani.info u ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë të agjërojnë këtë muaj të shenjtë.

“Për këtë vit, si çdo vit tjetër ua urojë muajin e bekuar të Ramazanit, me të cilin Allahu na nderon me të. Këtë muaj të madh Zoti na ka flladitur mirë dhe kohën e ka bërë më të freskët”, ka thënë Krasniqi.Ai ka shpjeguar se agjërimi është obligim dhe se nuk është turp të mbahet ai.

“Ramazani nuk përcakton a je politikan, a aktor a mjek. Ata duhet ta mbajnë, ata që thirren se janë myslimanë”, ka shtuar hoxha.Për politikanët kosovarë, Shefqet Krasniqi ka një lutje.“Ishalla bashkohen këta liderët tanë dhe merren vesh për këtë Kosovë, në mënyre që populli të jetojë sa më me pak sfida”, ka theksuar hoxha.
Pse Duhet Agjëroj Ramazanin !

“Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)…” – [Kur’an, 2:185]

Në të filloi të shpalljes fjala e Zotit. Të plotësohet Mirësia e Tij ndaj njerëzimit. Të sqarohet e vërteta nga e kota. E drejta nga e padrejta. E pastra prej të papastrës. Muaji i agjërimit po afron. Jo, jemi në prag. E sa pak njerëzit për të janë përgatitur. Përkundër që, rreshtat po shtohen dhe hapësira po mbushet. Jo thjesht radhitje e mbushje të anëve fizike, le të jetë edhe ana shpirtërore, e zemrave, e mendjeve.

Është fillim i Fundit! Disa që moti kanë filluar ecjen. Lëvizjen. Po fillon, fillimi i Arritjes së Devotshmërisë. Fundi, plotësimi i Mirësisë së Zotit! Muaji Ramadan në prag, e disa duke qeshur, e të ngazëllyer, e disa të tjerë të përulur e të frikësuar. E, disa, duke menduar se është muaji i Lojës dhe Argëtimit, e kanë harruar dhe po harrojnë, se në këtë Muaj, qenia e njerëzve të mëdhenj lëkundet, sepse po hynë në një provim madhështor.

Provim i Durimit dhe Qëndrueshmërisë, i Vullnetit dhe Sinqeritetit! Këtyre u shtohet bindja. Frika ndaj hidhërimit të Zotit! Bindja në Zotin Fuqiplotë! Ndërsa, ata që të ngazëllyer hynë në këtë Muaj, disa prej tyre për të fituar kënaqësinë e Allahut, e disa të tjerë, pavetëdije, tërheqin hidhërimin e Tij. Kënaqësia e Zotit, ata që ruhen dhe ruajnë. Ndërsa pakënaqësia e Zotit, ata që nuk ruhen dhe nuk ruajnë. Qofshin edhe agjërues – bojkotues të hajës dhe pijes. Po, është muaji i Mëshirës, i Faljes. Edhe i Furnizimit. Por, është edhe muaj i Sakrificës, Vetëmohimit. Duhet shumë angazhim. Shumë përpjekje. Lëvizje. Djersë. Etje. Uri. Të arrihet kulmi i Durimit. Kulmi i Lodhjes. Kulmi i Rezistencës. Derisa tërë qenia të Edukohet! Në këtë muaj, shumë njerëz agjërojnë, por agjërimi s’ua ndryshon gjendjen për mirë. Disa arrin të mira lëndore.

E pak prej tyre të mira shpirtërore. Disa pasi pastrohen, shpejt pastërtinë humbasin. Lehtë mund të arrihet pastërtia, por më e vështirë është ruajtja e saj. Pikërisht agjërimi këtë gjë synon: Të forcojë njeriun të qëndrojë i fortë e i paluhatshëm në përballje me të papastrën. Të ruajë pastërtinë. Të ruajë Besën e Dhënë! Le të jetë ky muaj, një muaj vendimtar për të nesërmen tënde! Le të arrihen qëllimet e tij. Le të jetë një shkollë, e të mbarohet ajo me sukses të lartë! Le të jetë pranverë e rilindjes dhe ringjalljes në rrugën e Paqes dhe të Faljes, të Mëshirës dhe Zhvillimit. Le të na drejtojë në rrugën drejt Lumturisë së Përhershme! Le të jetë jo vetëm agjërim fizik, por shpirtëror, intelektual e moral! Bojkot ndaj të keqes e të ligës. Le të rikthehet natyrshmëria e pastër, me të cilën u lindëm.

O Allah, Zoti ynë! Na e mundëso të arrijmë devotshmërinë e zemrave!

Së Shpejti Na Arrin Nata Në Të Cilën Allahu E Cakton Fatin E Njeriut, Jetën Dhe Nafakën

muslimanët në mbarë botën e shënojnë njërën nga katër netët e zgjedhura të bekuara ‘Lejletul-berat’.

Nata e bekuar ‘Lejletul-berat’ përjetohet si lajmëtare e ardhjes së muajit të bekuar ramazan. Shënohet edhe si nata, në të cilën melekët fillojnë ta shkruajnë fatin e njerëzimit dhe të secilit njeri individualisht për vitin e ardhshëm. Në traditën e muslimanëve tanë kjo natë është e njohur edhe si nata e faljes, fatit dhe dëshirës.

Kjo natë e zgjedhur, në hadithe të Muhamedit (a.s.), përmendet si nata në të cilën Allahu i Plotfuqishëm e cakton fatin e njerëzve, jetën e njerëzve dhe nafakën e tyre, kurse në disa hadithe përmendet se në këtë natë Allahu i Gjithëmëshirshëm ua falë mëkatet njerëzve.

Në Kuran kjo natë përmendet në suren ed-Duhan (Tymi), në të cilën Allahu i Plotfuqishëm thotë se ajo është një natë e bekuar, në të cilën Allahu i përcakton të gjitha dispozitat e Tij. Lejletul-berat do të thotë, çlirimin dhe pastrim. Allahu i Plotfuqishëm, në atë natë, shumë njerëz i çliron nga mëkatet.

Kjo natë të bekuar ka më shumë emra të tjerë si, nata e gjysmës së shabanit, nata e faljes, nata e çlirimit, nata e ekspozimit të veprave, nata e caktimit dhe vendimit.

Sipas hadithit të nderuar, emri i kësaj nate është “Nifush-shaban”, që do të thotë gjysma e muajit shaban.

I Dërguari i Allahut, Muhamedi (a.s.) ka thënë: “Kur të bëhet mbrëmja e natës së 15-të të muajit shaban, natën kalone në namaz (vullnetar), kurse ditën që pason në agjërim.”
Pse Duhet Agjëroj Ramazanin !

“Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)…” – [Kur’an, 2:185]

Në të filloi të shpalljes fjala e Zotit. Të plotësohet Mirësia e Tij ndaj njerëzimit. Të sqarohet e vërteta nga e kota. E drejta nga e padrejta. E pastra prej të papastrës. Muaji i agjërimit po afron. Jo, jemi në prag. E sa pak njerëzit për të janë përgatitur. Përkundër që, rreshtat po shtohen dhe hapësira po mbushet. Jo thjesht radhitje e mbushje të anëve fizike, le të jetë edhe ana shpirtërore, e zemrave, e mendjeve.

Është fillim i Fundit! Disa që moti kanë filluar ecjen. Lëvizjen. Po fillon, fillimi i Arritjes së Devotshmërisë. Fundi, plotësimi i Mirësisë së Zotit! Muaji Ramadan në prag, e disa duke qeshur, e të ngazëllyer, e disa të tjerë të përulur e të frikësuar. E, disa, duke menduar se është muaji i Lojës dhe Argëtimit, e kanë harruar dhe po harrojnë, se në këtë Muaj, qenia e njerëzve të mëdhenj lëkundet, sepse po hynë në një provim madhështor.

Provim i Durimit dhe Qëndrueshmërisë, i Vullnetit dhe Sinqeritetit! Këtyre u shtohet bindja. Frika ndaj hidhërimit të Zotit! Bindja në Zotin Fuqiplotë! Ndërsa, ata që të ngazëllyer hynë në këtë Muaj, disa prej tyre për të fituar kënaqësinë e Allahut, e disa të tjerë, pavetëdije, tërheqin hidhërimin e Tij. Kënaqësia e Zotit, ata që ruhen dhe ruajnë. Ndërsa pakënaqësia e Zotit, ata që nuk ruhen dhe nuk ruajnë. Qofshin edhe agjërues – bojkotues të hajës dhe pijes. Po, është muaji i Mëshirës, i Faljes. Edhe i Furnizimit. Por, është edhe muaj i Sakrificës, Vetëmohimit. Duhet shumë angazhim. Shumë përpjekje. Lëvizje. Djersë. Etje. Uri. Të arrihet kulmi i Durimit. Kulmi i Lodhjes. Kulmi i Rezistencës. Derisa tërë qenia të Edukohet! Në këtë muaj, shumë njerëz agjërojnë, por agjërimi s’ua ndryshon gjendjen për mirë. Disa arrin të mira lëndore.

E pak prej tyre të mira shpirtërore. Disa pasi pastrohen, shpejt pastërtinë humbasin. Lehtë mund të arrihet pastërtia, por më e vështirë është ruajtja e saj. Pikërisht agjërimi këtë gjë synon: Të forcojë njeriun të qëndrojë i fortë e i paluhatshëm në përballje me të papastrën. Të ruajë pastërtinë. Të ruajë Besën e Dhënë! Le të jetë ky muaj, një muaj vendimtar për të nesërmen tënde! Le të arrihen qëllimet e tij. Le të jetë një shkollë, e të mbarohet ajo me sukses të lartë! Le të jetë pranverë e rilindjes dhe ringjalljes në rrugën e Paqes dhe të Faljes, të Mëshirës dhe Zhvillimit. Le të na drejtojë në rrugën drejt Lumturisë së Përhershme! Le të jetë jo vetëm agjërim fizik, por shpirtëror, intelektual e moral! Bojkot ndaj të keqes e të ligës. Le të rikthehet natyrshmëria e pastër, me të cilën u lindëm.

O Allah, Zoti ynë! Na e mundëso të arrijmë devotshmërinë e zemrave!

Hoxha Që Agjëroi 85 Muaj Të Ramazanit,Nga Ky Qytet..

Rrallëkush ka jetuar mbi një shekull, me mendje të kthjellët, si Rifat Jashari nga Zhegra e Gjilanit. Por, zor se mund të ketë një tjetër person që t`i ketë agjëruar 85 muaj të Ramazanit gjatë jetës së tij.

Nëse kjo kohë llogaritet në vite, atëherë del se axha Rifat ka agjëruar 7 vjet e disa ditë. Pak kush si ai ka kontribuar gjatë një shekulli jetë në çështjen kombëtare, fetare e arsimore.

Hoxha më i vjetër në regjionin e Gjilanit, mulla Rifat Jashari ka ndërruar jetë para disa javësh, në Zhegër të Gjilanit. Ndoshta ai ka qenë edhe më i vjetri në tërë Kosovën.

Sipas rrëfimeve, Rifati i kishte 103 vjet. Ishte ndër të parët që ka qenë edhe hoxhë edhe mësues, i cili fëmijëve të kësaj ane ua ka mësuar alfabetin shqip dhe serbisht.

Familja Jashari ishte shpërngulur nga fshati Sefer i Malësisë së Karadakut, më 1913, pesë vite para se të lindte Rifati, i cili do të bëhej hoxhë i nderuar në këto anë dhe më gjerë. Mësimet e para fetare i mori në Zhegër, nga imami i atëhershëm, mulla Kadriu i Llashticës. Edhe shkollën fillore, katër klasa, i kreu gjithashtu në fshatin e tij të lindjes, në gjuhën serbe (1930).

Me të kryer filloren, në mungesë të mësuesve, atë e ndalin që t’i mësojë nxënësit shqiptarë, për rreth një vit e gjysmë. Mësimi mbahej në gjuhën serbe, nën pushtetin e mbretërisë serbe. Krahas kësaj, ai për dy vite me radhë i vijoi mësimet fetare në mejtepin e fshatit, ku u pasurua me dituri dhe edukim islam nga hoxhallarët e njohur të asaj kohe, mulla Ibrahimi, mulla Kadriu, mulla Sabriu e mulla Ademi.