Forca E Një Nënë Përballë Sëmuundjes Së Të Birit; Historia Që Përlot (VIDEO)

Muenis Masha është një djalë 15-vjeçar, por jeta e tij ndryshon nga ajo e moshatarëve të tjerë. Fëmijëria e tij ka qenë mjaft e vështirë. Edhe pse vitet kalojnë, jeta e tij vazhdon ende sot e mbushur me sfida të vazhdueshme për të dhe familjarët e tij. I prekur nga autizmi, çrregullim të cilin prindërit e tij e zbuluan kur ai ishte vetëm 2 vjeç, do t’i përballte ata me një problematikë të vazhdueshme.

Nuk mjaftoi me kaq, por në vitin 2010, familja e tij zbuloi se Muenisi ishte prekur nga një sëmundje e rëndë siç është ajo e tumorit në tru. Diagnostikimi i kësaj sëmundje të vështirë ishte një goditje e rëndë për prindërit e Muenisit. Nëna e tij, Brixhida Muça, me përkrahjen e familjes së saj, nuk është ndarë asnjë moment prej djalit të saj.

Metoda Më E Mirë Për Të Zhdukur Buburrecat Dhe Insektet Nga Shtëpia

Në stinën e verës thuajse në çdo shtëpi janë të pranishme buburrecët apo insekte të tjera. Ekzistojnë shumë produkte në treg që bëjnë të mundur eleminimin e këtyre insekteve , por ato janë të mbushura me kimikate dhe mund të shkaktojnë helmim tek anëtarët e familjes, sidomos tek fëmijët.

Një metodë efektive për eleminimin e këtyre insekteve është përzierja e të bardhës së vezes me acid borik 3% dhe ujë. Në një shishe sprucuese hidhni 1 gotë ujë, 100 ml acid borik 3% dhe të bardhën e 1 veze.

Spruconi vendet ku janë të pranishme insektet dhe e bardha e vezës do të thahet duke formuar topa të vegjël.

Substancat e gjendura në acidin borik do të bëjnë të mundur vrasjen e insekteve, pa shkaktuar efekte anësore tek anëtarët e familjes.

Përsëriteni këtë proçedurë çdo ditë. Acidi borik është dizinfektues dhe nuk ka përbërës kimik të dëmshëm në përbërien e tij

Mendoi se ishte gropë e lepurit, por brenda gjeti një shpellë mahnitëse

Në Shropshire të Anglisë ndodhet një shpellë e vjetër 700 vjeçare. Është interesant fakti se në shikim të parë vendi ku ndodhet kjo shpellë duket si një gropë lepuri.

Në fakt, është një tunel i cili nxjerr në pah shumë shpella të paprekura që u përdorën nga ndjekësit e Templarëve Knight. Nëse nuk keni dëgjuar për ‘Knight Templars’, ata dikur ishin një urdhër mesjetar fetar që luftuan në kryqëzata.

Shpellat mahnitëse janë të fshehura më se një metër poshtë një fushe. Fotografi Michael Scott, nga Birmingham, filloi kërkimin e kësaj çudie historike, pas kërkimit të saj në internet.

“Të mendosh se sa kohë është aty, ndodhet në gjendje të përsosur, është sikur një tempull nëntokësor”, është shprehur fotografi.

Si i trojtonte profeti Muhamed sëmundjet e zemrës.Mjeksia Profetike

Udhëzimi i Profetit alejhi selam për trajtimin e sëmundjeve të zemrës

Ebu Davudi, në Sunen-in e tij, shënon rrëfimin e Saidit: – Pejgamberi alejhi selam më vizitoi gjatë kohës që isha i sëmurë. Ai e vuri dorën e vet mbi gjoksin tim. Unë e ndieva ftohtësinë e dorës së tij, që depërtoi deri brenda gjoksit tim. Pastaj, ai më tha: “Ti vuan nga zemra. Shko te Harith ibn Keldeja nga Thekifi. Ai është një person që merret me mjekime. Le të marrë shtatë hurma medinase të thara dhe t’i bluajë bashkë me farat e tyre, dhe pastaj të t’i japë ty.”

Hurmat në përgjithësi dhe ato të thatat në veçanti, sidomos ato të Medinës, kanë veti të rralla kuruese, në mënyrë të veçantë për sëmundjet e zemrës.

Receta me shtatë hurma e të Dërguarit të Allahut, për trajtimin e mësipërm, ka vlera të veçanta shpirtërore, të cilat mund të kuptohen vetëm nëpërmjet fesë. Kështu, në dy Sahih-ët është transmetimi nga babai i Sad ibn Ebu Vekkasit, se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kush ha në mëngjes shtatë hurma nga ato të zonës El Alijah, atë njeri atë ditë nuk do ta dëmtojë as helmi, as magjia”. Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “Kush ha shtatë hurma prej atyre që ndodhen mes dy hapësirave me gurë të zinj të Medinës, atë nuk ka për ta dëmtuar helmi deri sa të ngryset.”

Hurmat kanë nxehtësi të shkallës së dytë dhe thatësi të shkallës së parë. Hurmat janë ushqim i mirë, sidomos për ata që janë mësuar me to, siç janë banorët e Medinës. Hurmat janë shumë më të mira për banorët e vendeve më klimë të ngrohtë ose të nxehtë, sesa për banorët e vendeve me klimë të ftohtë, pasi banorët e vendeve të ftohta kanë temperaturë trupi të lartë, kurse banorët e vendeve të nxehta kanë temperaturë të brendshme të ftohtë. Kjo shpjegon arsyen pse banorët e Hixhazit, të Jemenit, të Taifit dhe të viseve të ngjashme hanë ushqim të nxehtë, si mjaltë dhe hurma. Ata, gjithashtu, përdorin piper dhe xhenxhefil në ushqimin e tyre, më shumë sesa ata që banojnë në vendet e ftohta; ndoshta edhe dhjetë herë më tepër. Disa prej tyre e hanë xhenxhefilin njësoj si të tjerët hanë ëmbëlsirat. Ata, madje, i marrin këto lloj ushqimesh gjithnjë me vete, edhe kur udhëtojnë. Siç e thamë, këto ushqime janë të përshtatshme për ata dhe nuk i dëmtojnë, për shkak të temperaturës së ulët të trupit të tyre. Për ilustrim, mund të themi se uji i pusit bëhet më i ftohtë gjatë verës dhe më i ngrohtë gjatë dimrit. Po ashtu, stomaku mund ta tresë një ushqim të rëndë gjatë dimrit, më lehtë sesa gjatë verës.

Për popullin e Medinës hurmat e thata janë ushqimi i tyre bazë, njëlloj siç kanë të tjerët drithin. Jo vetëm kaq, por zona El Alijah në Medinë prodhon njërin nga varietetet më të mira të hurmave, sepse ato janë mishtake, të ëmbla dhe të shijshme.

Hurma është një lloj fruti që përdoret për vlerat e saj ushqyese dhe mjekësore. Ajo është e dobishme për njerëzit në përgjithësi, forcon nxehtësinë natyrale të trupit, nuk prodhon substanca apo jashtëqitje të dëmshme, si disa fruta dhe ushqime të tjera. Për ata që i përdorin shpesh, hurmat pengojnë prishjen dhe kalbëzimin e jashtëqitjeve trupore.

Hadithi që kemi cituar ne vlen në mënyrë të veçantë për banorët e Medinës dhe të rrethinave të saj. Është fakt i njohur se vlerat kurative të barërave a bimëve të një zone të caktuar lidhen ngushtë me cilësitë e ajrit dhe të tokës së asaj zone. Një bimë mjekësore mund të jetë mjaft e dobishme në mjedisin e saj të natyrshëm, por jo diku tjetër. Tokat ndryshojnë në cilësitë dhe karakteristikat e tyre, ashtu siç ndryshojnë popujt nga njëri-tjetri. Ndonjëherë, një lloj bime mund të jetë ushqim normal në një zonë të caktuar, ndërkohë që mund të jetë helmuese për njerëz të tjerë, që jetojnë në një vend tjetër. Ndonjëherë, disa barëra që përdoren si ilaçe në një zonë të caktuar mund të jenë ushqim normal për një popull diku tjetër. Disa lloje barërash mund të jenë ilaç për disa sëmundje të caktuara në një vend, ndërkohë që në një vend tjetër ato janë ilaç për disa sëmundje të tjera. Po ashtu, për një zonë të caktuar mund të jetë gjetur një kurë mjaft e mirë, e cila nuk ka efekt te njerëzit e një zone tjetër.

Ilaci i mesyshit dhe sihrit

Dijetari Ibën Xhibrin, Allahu e mëshiroftë, thotë: Kush është goditur nga mësyshi dhe nuk e di se kush e ka goditur dhe nuk mundet të merr nga gjurmët e tij, dhe kush ka sihër dhe nuk është larguar nga trupi i tij, le të merr enë me ujë dhe le të lexon ai vet:

1. Suren Fatiha: 7 herë.
2. Ajetul Kursin: 7 herë.
3. Pesë ajetet e para të sures Bekare: 7 herë.
4. Suren Kafirun: 7 herë.
5. Suren Ihlas: 7 herë.
6. Suren Felek: 7 herë.
7. Suren Nas: 7 herë.
Le të pinë nga ai ujë dhe le ta lanë trupin e tij. Le të vepron kështu tri herë në ditë, në mëngjes dhe drekë dhe mbrëmje, duke sjellë çdo herë ujë të ri dhe duke i fry! Le të vepron kështu për tri ditë rishtazi duke qenë i bindur se Allahu është ai që shëron!
Kush ka në trupin e tij mësysh, do t’i largohet nga trupi, dhe kush ka sihër në trupin e tij, do t’i shkatërrohet, kudo që është dhe sado që është i vjetër, me lejen e Allahut!!
I.F.

A ka të drejta vjehrra mbi nusen e saj?

Pyetësi:Së pari: Me të vërtet ju duam për Hir të Allahut, o Shejkh. Pyetja – Allahu ju shpërbleftë me të mira – është: A ka të drejta nëna e burrit (vjehrra) mbi nusen?

Përgjigje:Jo. Nëna e burrit (vjehrra) nuk ka të drejta mbi gruan (nusen), porse është prej dashamirësisë dhe mirësisë si dhe prej asaj që e bën burrin ta dojë më shumë gruan e tij është që të kujdeset për të (vjehrrën) në lidhje me interesat e saj dhe t’i shërbej asaj në punët e lehta; kur vjen mëngjesi e përshëndet atë (vjehrrën) me (fjalën) mirëmëngjesi, duke i thënë: O filane, ose oj nëna e filanit, oj vjehrra ime. Kjo është gjë e mirë. Ndërsa të ketë obligime ndaj saj, jo (nuk ka), ngase bashkëjetesa me sjellje të mirë është në mes burrit dhe gruas.

Shejkh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin

10 hapa qe te lehtesojne zgjimin per te falur namazin e sabahut

Profetit alejhi selam kur ka thënë: “Kushdo që e fal namazin e sabahut me xhemat është sikur të jetë falur gjithë natën.” Shënuar nga Muslimi dhe Tirmidhiu.

Sa për të treguar seriozitetin e humbjes së këtij namazi përmendim hadithin e Profetit alejhi selam ku thotë: “Namazet më të rënda për hipokritët janë jacia dhe sabahu. Po sikur ta dinin ata se çfarë vlerë kanë ato do të vinin, edhe nëse do t’i duhej të zvarriteshin.” Shënuar nga Ahmedi.

Aspekti praktik i këtij problemi përfshin një numër hapash që ne duhet të ndërmarrim, në mënyrë që të mësohemi me faljen e sabahut rregullisht me xhemat.

1. Nijeti i sinqertë dhe vendosmëria, kur të shkojmë për të fjetur, që të ngrihemi për sabah.

2. Përkujtimi i Allahut sapo ne të zgjohemi. I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Gjatë gjumit, shejtani lidh pas kokës së secilit prej jush tri nyje dhe i fryn me fjalët e mëposhtme çdo nyje: ‘Nata është e gjatë, kështu që fli.’ Nëse personi zgjohet dhe kujton Allahun, njëra nyjë zgjidhet. Kur ai merr abdes, zgjidhet nyja e dytë. Dhe kur fal namazin të gjitha nyjet zgjidhen dhe ai ngrihet në mëngjes i gjallë e në formë të mirë, sepse ndryshe do të ngrihej i plogësht e i zymtë.” Shënuar nga Bukhari.

3. Të flemë herët. Sipas një hadithi të saktë, Profeti alejhi selam nuk pëlqente të flinte para jacie dhe të bisedonte pas saj.

4. Bisedat që janë dekurajuese në këtë rast, siç përmendin komentatorët, janë ato biseda prej të cilave nuk përfitohet. Megjithatë, nëse janë me qëllim të mirë, siç është studimi, të flasësh me një mik, të kalosh kohën me familjen, nuk ka ndonjë gjë të keqe. Kjo nuk ka lidhje me arsyet për të cilët shumë njerëz rrinë zgjuar deri vonë në ditët e sotme dhe kryejnë gjynahe.

5. Familjarët duhet të inkurajojnë njëri-tjetrin. Po ashtu edhe ata të cilët jetojnë në një apartament.

6. Nëse njeh një mik apo një shok që, normalisht, zgjohet në kohë, kërkojini atij që t’ju telefonojë në kohën e sabahut. Unë e kam përdorur këtë metodë dhe ka rezultuar mjaft efikase.

7. Nëse e fikni zilen e telefonit, atëherë vendoseni atë pak më larg se krevati ku flini, në mënyrë që të ecni për të shkuar deri atje.

8. Përdorni një orë zgjimi e cila e ripërsërit alarmin.

9. Shmangni ngrënien e tepërt para se të shkoni në shtrat, sepse mbingrënia ju bën të flini thellë edhe rëndë.

10. Përfundimisht, devotshmëria e vërtetë ndaj Allahut është gjëja më e mirë që e motivon njeriun që të ngrihet për namaz, sepse Allahu është Ndihmuesi.

Lutja me e dobishme, me madheshtore dhe me e perkryerja

Surja El Fatiha
1. Me emrin e Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit!
6. Na udhezo (na perforco) ne Udhen e Drejte.
7. Ne udhen e atyre te cilet i begatove me te mira dhe jo ne te atyre me te cilet je i hidheruar e qe kane humbur.

Ibn Tejmije thote: Lutja me e dobishme, me madheshtore dhe me e perkryerja eshte lutja e sures El Fatiha.

Cfare duhet te besh kur nje njeri sillet keq me ty?

“Nese te ben keq nje person i njohur per te keq, arrogance dhe padrejtesi ndaj roberve te Allahut, me mire eshte te mos ia falesh e te marresh te drejten tende, sepse nese ti ia fal, e keqja e tij shtohet.
Mirepo nese perSoni qe ka gabuar ndaj teje njihet se nuk gabon, vetem se rralle, dhe se nuk eshte njeri i keq, por ajo qe ka ndodhur eshte nje gje e rralle, atehere ne kete rast eshte mire ta falesh. Shembuj te tille jane aksidentet ne trafik, te cilat jane bere shume te shpeshta.

Disa njerez nguten dhe ia falin personit qe ka shkaktuar aksidentin, por kjo ne kete rast nuk eshte zgjidhja me e mire, pasi me mire eshte te mendosh e te shikosh a eshte drejtuesi i mjetit i ngutshem dhe i pakujdesshem, qe nuk i interesojne roberit e Allahut dhe qe nuk i respekton rregullat e trafikut.
Kete mos e meshiro, por merre te drejten tende te plote.

Por nese njihet per maturi e devotshmeri ndaj Allahut, larg demtimit te te tjereve, i respekton rregullat e trafikut por kjo i ndodhi per shkak te pakujdesise, falja ne kete rast eshte me e preferuar, sepse Allahu ka thene: “Por, ate qe fal dhe pajton, e pret shperblimi i Allahut.” (Shura: 40)
Ne rast faljeje patjeter duhet te kemi parasysh permiresimin.”

Shejkh Muhamed ibn Salih el Uthejmin (Allahu e meshirofte!)
Libri “Rijadu Salihin”, vell. II