E lidhur me Flori Mumajesin? Kejsi Tola i jep njëherë e mirë fund thashethemeve

Ballina

Mjaftuan dy këngë që Flori Mumajesi punoi për këngëtaren Kejsi Tola dhe aq u desh! Zërat për një lidhje mes dy personazheve të njohur për pubblikun shqiptar nisën menjëherë të përfliteshin në mediat rozë.

Këngëtarët asnjëherë as nuk e kanë pohuar, por as nuk e kanë mohuar zyrtarisht këtë lajm që ka qarkulluar.

Pyetjet e drejtpërdrejta që i janë bërë Kejsi Tolës në lidhje me të vërtetën e lidhjes së tyre, ajo gjithmonë ka gjetur një mënyrë shumë diplomatike për t’u përgjigjur dhe asnjëherë nuk ishim të qartë, transmeton postlajme.

Të njëjtën gjë ka bëë edhe mbrëmjen e djeshme tek “Kùrthi i Piter Pan”.

Alketa Vejsiu e ka pyetur nëse këto aludime kanë qenë të vërteta apo lajme të rreme dhe me humor këngëtarja tha se njerëzit janë të lirë që të hamendësojnë si të duan.

“Unë mendoj që “fake news” do ketë gjithmonë dhe nga gjithë eksperienca ime në botën e muzikë dhe shoëbizit, se jemi njerëz publik edhe gjërat nuk mundesh dot t’i ndalosh, por jam mësuar. Kam filluar të mësoj të jetoj edhe me lajmet e pavërteta, edhe pse në fillim më mërzisnin shumë dhe më preknin emocionalisht… patjetër që “fake neës” do ekzistojnë gjithmonë, edhe le të hamendësojnë njerëzit sa të duan për çfarë të duan”, u shpreh Kejsi Tola. /postlajme.net

Leave a Reply