Gjeni vend tjetër për t’u shfryrë’, Ardit Gjebrea i acaruar pas sherrit me komentuesin: Mirëpres kritikat, por jo cinizmin dhe ironinë

Menjëherë pas sherrit me një nga komentuesit në rrjetet sociale, moderatori i mirënjohur Ardit Gjebrea ka reaguar përmes një postimi në Instastory.

Gjebrea u sulmua keq nga një komentues në lidhje me realizimin e “Këngës Magjike”, ku komentuesi shprehej se e gjitha është një abuzim, dhe se këngëtarët e rinj nuk trajtohen ashtu si ato “Big”.

Ai është kundërpërgjigjur menjëherë këtij komentuesi ku i shkruante se nuk lejoj te thoni diçka jo të drejtë e të pavërtetë pasi në Këngën Magjike nuk ka abuzime.

Në postimin e tij, në përgjigje të gjithë atij debati për të cilin u përfol edhe në mediat rozë, kantautori i njohur thotë se mirpres çdo kritikë, por jo ironi dhe komente ofensive.

Tragjike! Modelja SHQIPTARE dhe i dashuri i saj humbin jetën në aksidentin fatal! [FOTO]

Një çift ka mbetur i vdekur, pasi mjeti me të cilin po udhëtonin pësoi një shpërthim në autostradën “Il Piaggio Liberty 125”, pas përplasjes me një Mercedes që drejtohej nga 34-vjeçar me origjinë rumune.

Stella Vasilika Kerxhalli, 31 vjeç, me origjinë shqiptare, por që prej vitesh jetonte në Romë ka vdekur gjatë rrugës për në spitalin “Tor Vergata”, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra. Ndërsa i dashuri i saj Christian Milo, 30 vjeç dhe fotograf ndërkombëtar i modës, gjeti vdekjen e menjëhershme.

Siç raportojnë mediat italiane, ata ishin njohur gjatë një seti fotografik, 7 vite më parë. Në atë kohë, Stella ishte një modele dhe që nga momenti që e kishte parë, Chris nuk kishte mundur t’i hiqte dot sytë prej saj.

“Ata ishin shumë të dashuruar. Kishin shkuar për të jetuar bashkë në ‘Giardinetti’, kishin blerë një shtëpi dhe kishin filluar planet për martesë. Nuk mund ta besoj është një makth. Unë humbas një koleg, një mik dhe një vëlla. Ai ishte personi i parë që takova në akademi, dhe që atëhere kemi shkuar përpara së bashku. Ai bënte fotot dhe unë videot. Të mërkurën ne e kishim lënë të takoheshim së bashku”, tregon Giuseppe Torcaso, një bashkëpuntor i ngushtë i Christian.

Shkurte Gashi tregon si u përlotën Flori dhe Bruno në skenë: E puthi në ballë, qamë…

Shkurte Gashi është kthyer në një mikeshë mjaft të afër tashmë për grupi Threedots, me të cilët ka sjellë disa bashkëpunime.

Së fundmi në një intervistë për “Prive”, Gashi ka rrëfyer se si janë përlotur djemtë, Flori Mumajesi dhe Bruno në prapaskenat e regjistrimit të këngës “Jetën tënde”.

Këngëtarja rrëfeu se si ajo ashtu edhe Bruno kanë filluar të qajnë dhe më pas ka qenë Bruno ai që e ka puthur Florin në ballë.

“Kur kemi dëgjuar këngën për herë të parë, unë dhe Bruno u prekëm shumë. Ishte një këngë e ndjerë. Bruno filloi të qajë, dhe e puthi Florin në balllë, për këtë këngë të bukur. Është një histori dashurie që na përfshin të gjithëve, si meshkujt dhe femrat. Aty gjejmë veten,”- ka rrëfyer Gashi.

Këngëtarja shqiptare shtatzënë për herë të parë, zbulon barkun e rrumbullakosur

Vetëm pak ditë “Telegraf” ka publikuar e para lajmin se këngëtarja Yllka Kuqi është në pritjen e ëmbël. Pas martesës me muzikantin Astrit Pallaska, duket po vjen edhe fryti i tyre i dashurisë. Çifti ka 10 vite bashkë edhe 8 vite të martuar.Ditën e djeshme ka qenë Yllka që ka postuar një album fotosh nga pjesëmarrja e saj në një dasmë në Kosovë. Elegante dhe në formë të mirë fizike këngëtarja kishte veshur një fustan jeshil me rrudha në pjesën e barkut dhe dukej sikur mbulonte atë. Vazhdo me poshte duke happur R3,kklamen!!

 

 

 

ARTIKULL

Ajka hedh hapat e parë drejt Besit, Xhensila më e emocionuar se kurrë: Falmi zot

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë një ndër çiftet më të dashur të show bizz –it shqiptarit. Çifti i njohur 1 vit më parë u bënë prindër të një vajze, të cilën nuk e publikojnë shpesh në rrjete sociale.

Rastet kur ata e postojnë janë të rralla por të veçanta, ashtu si ishte dhe ky i ditës së sotme. Këngëtarja ka publikuar një video të Ajkës me Besin teksa vogëlushja hedh hapat e saj të parë.

Kjo është hera e parë që e shohim vogëlushen duke ecur drejt babait të saj dhe Besi dukej tepër i lumtur. “Falmi Zot”, ka shkruar këngëtarja për familjen e saj. Ata e kanë kaloi këtë të dielë bashkë, larg zhurmës së Tiranës në një natyrë të bukur dhe relaksuese.

Ergi, ku je?’/Barbana Dini nxjerr këngën e lënë përgjysëm nga vëllai: Bashkohemi për herë të parë dhe të fundit

Këngëtarja Barbana Dini  ka publikuar këngën e nisur me vëllanë e saj, Ergi Dinin, i cili u nda nga jeta tre vite më parë.

Sot këngëtari do të festonte ditëlindjen e tij dhe pikërisht në të njëjtën ditë Barbana ka vendosur që të publikojë këngën e tyre me titull “Ku je”.

“Sot, më 15 Tetor, në ditëlindjen e Ergit vjen bashkëpunimi më i rëndësishëm i jetës time personale dhe artistike! Një këngë e krijuar nga Ergi ku bashkohemi të dy për herë të parë dhe të fundit, në një dimension tjetër! Sot, së bashku me Ëngjëllin tim, gjysmën e shpirtit Ergi Dini vjen KU JE?,“-shkruan Barbana.

Postimi i saj:

Ergi Dini u nda nga jeta disa vite më parë, pas një aks, identi automobilistik me një motorr sportiv që po ngitej nga shoku i tij.

Ti je engjell mbrojtes për familjen tënde Ergi:

‘I ka ngjarë babit’, Besi zbulon pasionin e veçantë të së bijës

Bes Kallaku dhe Xhensila janë ndër personazhet më të dashur të showbizit shqiptar. Secili i suksesshëm në fushën e vet, dyshja kanë arritur të kenë shumë fansa dhe njerëz që i duan.

Ata janë edhe pridër të një vajze me emrin Ajka, dhe nuk ngrurojnë t’a shfaqin atë në mediat sociale. Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme, ndërkohë që familja kanë vendosur të kalojnë një ditë në natyrë.

Përpos të tjerave Besi na ka zbuluar edhe pasionin e veçantë të së bijës. Teksa shihen së bashku në mes të një lëndine me dele, aktori ka treguar se Ajka i ka shumë qejf kafshët.

“Ka ngjarë nga babi, dashuria për kafshët. Në fakt edhe mami ka dashuri për një kafshë si puna ime”,-ka shkruar ai në mbishkrimin e videos, duke e kthyer në formë shakaje batutën me Xhensilën. Ata duket se janë kënaqur shumë larg zhurmës dhe rutinës së përditshme.

Burri i Almeda Abazit, tash po flet veç shqip

Aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman së bashku me bashkëshorten e tij, Almedën, javë më parë vizituan Kosovën.

Ata ishin në Prizren, Prishtinë dhe në disa vende të tjera shqiptare.

Së fundi Almeda ka biseduar në Instagram me ndjekësit e saj, ku i ka lejuar t’i bëjnë pyetje, apo t’i bëjnë ndonjë koment.

I menjëhershëm ishte burri i saj, Tolgahan, ku i tha “I love you shpirti im”.

Ndërsa Almeda i’a ktheu “Zemra ime ti”.

Për aktorin e njohur, të folurit shqip tashmë nuk është e vështirë, pasi që ai e praktikon këtë gjë shumë shpesh.

Kujtojmë se çifti ka disa vjet i martuar dhe ka një djalë, i quajtur Efehan.

Ermal Mamaqi emocionon me kujtimin për Dr.Florin

Ermal Mamaqi ishte njëri prej miqve më të ngushtë të Dr.Florit, i cili u nda nga jeta në moshë të re. Aktori, këngëtari dhe prezantuesi e kujton mikun e tij sa herë që i jepet mundësia.

Kësaj radhe, ai e ka vizituar një lokacion ku kishte kaluar çaste me mikun e tij të ndjerë para tetë vitesh dhe ka bërë një fotografi i vetëm, duke e krahasuar me fotografinë e dikurshme.

“Ka dhe kujtime të bukura që na trishtojnë… Rrugës për Përmet, ndalova tek i njëjti vend. Asgjë nuk kishte ndryshuar. Si tetë vite më parë. E njëjta tavolinë, të njëjtat karrige. I paharruar Dr.Flori”, ka shkruar moderatori në përshkrim.

Producenti dhe këngëtari i njohur shqiptar, Florian Kondi, u nda nga jeta më 17 nëntor 2014, në moshën 35 vjeçare duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Tash kur kanë kaluar afro pesë vite, mungesa e tij vazhdon të ndjehet te miqtë dhe familja.

Kjo ishte shuma marramendëse që Sinan Hoxha i ka hedhur në dasëm të Bleros

Një nga dasmat më të përfolura në mediat rozë, ishte ajo e Bleros dhe Afrona Dikës.

Dasëm kjo që zgjoi kurreshtjen e të gjithëve, duke nisur nga të pranishmit e deri tek dukja e qiftit, dhe organizimi që ata kishin bërë.

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasëm madhështore, dhe një organizim të menduar deri në detaje.

Të ftuar në këtë dasëm ishin shumë fytyra publike të shoëbizit shqiptar, e në mesin e tyre edhe këngëtari Sinan Hoxha së bashku me bashkëshorten e tij Andrra Destani.

Pas dasmës, në një intervistë Blero ka treguar se Sinani, miku I tij, hodhi 1 mijë e ca euro. Blero gjithashtu kujtoi se gjatë dasmës së Sinanit ai kishte hedhur 1 mijë euro. Dhe me sa duket Sinani tani ia ka kthyer dhuratën Bleros, madje pak më të madhe.

‘Dhuratën e fundit ja ka bërë unë në dasmën e tij, Sinani e kaloi pak shifrën e 1 mijë eurove’ është shprehur Blero.