Këto janë pamjet super luksoze nga shtëpia e këngëtarit Majk.

Reperi i njohur Majk është shumë aktiv në rrjete sociale. Ai publikon vazhdimisht foto ose video të ndryshme duke ndarë me ndjekësit e tij detaje nga përditshëmria, projektet muzikore, koncertet e gjithcka tjetër.

Së fundmi, ai ka zbuluar për të gjithë se si duket shtëpia e tij, ose më mirë të themi një pjesë e saj. Ai ka postuar në Instastory një foto nga këndi i tij i preferuar që mesa duket është salloni.

Nga mënyra e arredimit mund të dallojmë që Majk ka vërtetë shije. Shtëpia është me ngjyra të ndryshme por kryesisht mbizotërojnë bluja dhe e verdha. Në mur janë të vendosura dy telajo ku shihet i vizatuar portreti i një vajze. ‘Shtëpi e ëmbla shtëpi’, ka shkruar reperi krahas fotos së publikuar.

AJO NUK I ZBRET PËR TË DALË/ Xhemi Shehu acarohet keq fare me Arbanën

Siç dihet tashmë, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë mikesha prej vitesh. Madje pak ditë më parë Arbana u shpreh se mikesha e saj e vetme është Xhemi. Megjithatë siç ndodh në çdo shoqëri, edhe mes mikeshave ka zënka apo gjëra që nuk i pëlqejnë tek njëra-tjetra.

Arbana siç duket vonohet shumë për t’u bërë gati dhe kjo e ka acaruar Xhemin. Xhemi i ka dërguar Arbanës një video ku i thotë: “Hë Arbana ke lënë takim me mua, ku je, ku jeeeeeee? Jam në parkim, po të pres ty”.

Pasi priti, Arbana më në fund ka dalë në takim dhe e ka qetësuar Xhemin.

Moderatorja ka postuar edhe një video ku Xhemi shfaqet duke përkëdhelur një mace dhe thotë se nuk i mjaftojnë tre që ka në shtëpi.

Sinani nuk ngopet duket shikuar fytyrën e Andrrës

Sinani e Andrra janë çifti më i ëmbël në showbiz.

Të dy janë mjaft aktiv në rrjete sociale, duke qenë gjithmonë afër me ndjekësit e tyre,

Sinani gjithmonë cilësohet si një këngëtar i mirëfilltë dhe një zë i pëlqyer nga të gjithë ndërsa Andrra është ajo që njihet si një femër që ka prirje për stile të veçanta.

Çifti dashurinë që kanë për njëri tjetrin shpesh e shfaqin me disa detajë në postimet që bëjnë.

Një foto që e ka shpërndarë këngëtari mund ta shohi se si ai e shikon me shumë nostalgji gruan e tij.

Fotografi që nuk do fjalë, vetëm dëshmon dashurinë e madhe të çiftit.

Ja kush është kunata brune që sfidon bukurinë e Marinës (Foto)

Vëllai i Getoarit, Libertian Selimi përflitet se është në një marrëdhënie dashurie me brunen bukuroshe Rida, e cila sipas mediave është “kunata” e Marina Vjollcës .

Rida është moderatore ku prezanton një emision për të rinj, dhe qenka vërtet shumë e bukur!

Në rrjetet sociale, Liberiani ka postuar foto e video të shkurtra me të, ndërsa në Facebook tregon dhe tortën që i kanë bërë të dy bashkë me dedikim për ditëlindje, të ëmës së tij, Florijes. Edhe në stadium, ishin sërish bashkë për ndeshjen e Kosovës.

Nga fotot e Ridës, mund të shihet fare mirë se sa shumë konkuron ajo për pamjen me Marinën, por me ngjyra shumë me të errëta, si brune që është!

Xhensila e surprizon Besin me një torte interesante

Sot Bes Kallaku feston ditëlindjen e 34-të.

Për këtë ditë të veçantë bashkëshortja e tij Xhensila menjëherë pas orës 00:00 e  ka befasur me një tortë interesante.

Duke mos shkruar shumë për të, e bukura Xhensilë e uroi vetëm me një fjalë shumë domethënëse.

“Bekimi ynë”, ka shkruar Xhensila.

Mos të harrojmë, ai ka pranuar urime të ndryshme nga familjarët dhe shoqëria e tij. /Kosovarja/

 

A është Xhemi xheloze për shokët e tu? Arbana Osmani e pranon hapur: Nuk kam asnjë mik tjetër, ajo është e vetmja (FOTO)

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, janë ndër moderatoret më të dashura të publikut shqiptar . Së bashku Arbana dhe Xhemi ndajnë një shoqëri disa vjeçare dhe këtë e kanë treguar vazhdimisht jo vetëm në ekran por tashmë edhe përmes rrjeteve sociale.

Në një pytje që fansat i kanë bërë Arbanës për raportin e saj të ngushtë me Xhemin ajo është përgjigjur.

A është Xhemi xheloze për shokët e tu?-shkruan komentuesi.

Unë nuk kam asnjë shok tjetër.”- shkruan Arbana duke e shoqëruar me disa të qeshura.

Dhe Xhemi e ka rispostuar statusin e Arbanës duke shkruar: Ke kët, dhe vendos foton e një gjirafe.

PAS TRE VITESH/ Flori dhe Arilena sapo publikuan këngën që do t’iu emocionojë të gjithëve

Teksa të gjithë presim këngën pjesmarrëse të Arilenës në “Festivalin e RTSH”, këngëtarja na surprizoi me një bashkëpunim me Flori Mumajesin.

Para pak minutash ashtu siç ishte paralajmëruar, u publikua kënga “Doja”.

Një këngë e krijuar tre vite më parë nga Darko Dimitrov, dhe e shkruar nga Flori Mumajesi dhe Lindon Berisha vjen më së miri nën zërin e Arilenës dhe Florit.

Pas “Nallane 3”, dyshja u bë sërish bashkë për një këngë që ka në qëndër ndarjen e një çifti. Melodia, zërat dhe e gjithë kënga janë ato që të gjithë kanë nevojë në këto ditë të zymta e me shi, e sidomos për ata që po kalojnë një periudhë ndarjeje.

Ky bashkëpunim ishte shumë i kërkuar nga fansat e mesa duket Arilena dhe Flori goditën në shenjë. Kjo baladë emocionuese me siguri përmbushi pritshmëritë e të gjithëve.

Shijojeni!

Genta e ‘detyron’ të dashurin, shikoni ҫfarë e detyron të bëjë

Genta Ismaili është ndër këngëtaret më të dashura për publikun.
Ajo është tejet e bukur dhe atraktive.

Së fundmi këngëtarja është përfolur për lidhjen me një biznesmes nga Turqia, i cili jeton në Zvicër.
Genta për momentin gjendet në Zvicër, nga ku edhe ka publikuar foton e fundit.

Duket se ajo po e ‘detyron’ të dashurin që t’i bëjë fotografi./ORAinfo/

 

 

NUK E PRISNIM/ Habit Arbana Osmani: Nuk kam miq

Moderatoret e njohura dhe shumë të dashura për publikun, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, njihen dhe për miqësinë e ngushtë që kanë prej vitesh me njëra-tjetrën. Dyshja kalojnë një pjesë të mirë të kohës së bashku dhe publikojnë vazhdimsht foto pranë njëra-tjetrës.

Së fundmi, Arbana, e cila është mjaft aktive në rrjete sociale, iu ka dhënë mundësinë ndjekësve  të saj ta pyesin për ç’të duan me anë të një postimi të bërë në Instastory. Fansat, duke e ditur për lidhjen e saj të ngushtë me Xhemin, nuk kanë hezituar aspak ta pyesin rreth saj.

A është Xhemi xheloze për miqtë e tu?’, ka shkruar një prej tyre e moderatorja është përgjigjur duke thënë se nuk ka miq të tjerë. Ndërkohë postimin e saj, e ka shpërndarë dhe Xhemi në Instastory dhe ka shkruar: ‘Ke kët’, duke iu referuar emojit të një gjirafe që ka vendosur krahas fotos.

Unë mbarova për ty!’/ Arbana s’druhet, ia shpreh hapur çfarë ndjen Eduartit, teksa e sheh gjithë dashuri

Moderatorja e njohur Arbana Osmani nuk lë vend pa e shprehur dashurinë për të dashurin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.

Së fundmi ajo ka postuar disa video teksa këndon një këngë tejet romantike, dhe sheh gjithë dashuri nga kamerat, të cilën me shumë gjasa po e mban Eduarti.

Të dy janë nisur drejt Shkodrës, qytetit të tij të lindjes, ku Arbana do të promovojë librin e saj më të ri të gatimit. Shiko vidjon duke hap re,klamn më poshtë:

 

 

Artikull