Drejtonte automjetin pa dokumenta, arrestohet ne spital 18vjeçari pas teagje,disë.

Një aksident tragjik u mori jetën dy adoleshenteve 17-vjeçare orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në fshatin Bërzhitë.

Makina ku po udhëtonin pesë adoleshentët, të cilët po ktheheshin nga një festë ditëlindje, humbi kontrollin, duke u përplasur me një pemë.

Përplasja ishte aq e fuqishme saqë pjesa e pasme e makinës thuajse u shkatërrua plotësisht, ndërsa të plagosur mbetën edhe dy të mitur të tjerë.

Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 18-vjeçarin, Francesko Shaba.

Sipas policisë, 18-vjeçari drejtonte mjetin pa patentë dhe në gjendje të dehur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *