Të famshmet shqiptare që e kanë pranuar tradhëtinë e partnerit

Këto personazhe publikë patën guximin të pranonin në publik se janë tradhëtuar nga partnerët e tyre:

1 .Albërije Hadërgjonaj
E njohur për natyrën e saj të çiltër dhe pa komplekse, Albërija ka rrëfyer se ështe tradhëtuar nga bashkëshorti i saj në menyrë te vazhdueshme.

“E kam njohur ish-burrin tim shumë shpejt, që kur unë nuk kam pas ditur të puth. Të jem e sinqertë ai ka dash me më lënë që kur jemi martuar. Ai më ka tradhtuar gjithmonë”- ka treguar këngëtarja e njohur e ftuar para disa kohësh në “Top Show Magazine”.

I surprizuar nga kjo deklaratë, Alban Dudushi e ka pyetur Albërien se çfarë bënte ajo kur ish-burri e tradhtonte.

“Asnjë gjë. Fale një herë, mbyll sytë njëherë, mbyll një vesh, pastaj u mbylla fare dhe thashë lëre fare.”- ka treguar Albërija duke qeshur.

2. Huyeda El Sayed
Aktorja dhe balerina e famshme e cila jeton mes Shqipërisë dhe Luksemburgut, e ftuar para disa kohësh në programin “Top Show Magazine” ku ka folur për herë të parë për ndarjen nga partneri i saj francez, me të cilin ka edhe një djalë.

Ajo konfirmoi spekulimet e medias rozë duke treguar hapur se u nda nga biznesmeni, Michael Tamisier pasi ky i fundit e kishte tradhëtuar. “Qava për dy javë dhe më pas u ngrita”– deklaroi Hueyda “live” gjatë emisionit.

3. Arta Memedi
E ftuar në “Thumb” disa muaj më parë, reperja nga Kosova, Arta Memedi pranoi që i dashuri i saj Rinori e ka tradhtuar me Taynan.
“Pra mund të themi që Rinori të ka tradhëtuar si nga ana profesionale ashtu dhe private me Taynan.”- ka pyetur moderatorja Aulona Musta reperen e njohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *