Lëndimet nuk e ndalin Messin, arrin rekord

Jo më kot ai cilësohet si gjeni.

Leo Messi nuk ka të ndalur me rekordet e tij. Ditën e djeshme sulmuesi argjentinas shënoi golin e parë për këtë sezon në La Liga.

Pas mungesës në ndeshjet e para për shkak dëmtimi, Messi është kthyer në formën e tij më të mirë dhe dje ndaj Sevillias shënoi një supergol nga goditja e dënimit.

Goli I djeshme ishte I 100 në karrierën e tij nga jashtë zone, ndërsa rekordi I thyer ditën e djeshme ishte që Leo Messi bëhet lojtari I parë në shekullin e 21-të që shënon gol në 16 kampionate rresht në La Liga.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar gol në çdo sezon që ka luajtur në kampionatin spanjoll duke arritur kështu një rekord të ri në karrierën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *