Enca feston sot diten e veçantë të jetës saj.

Dita e sotme është e veçantë për Encën, kjo ngase sot feston ditëlindjen, duke mbushur plot 24 vjet jetë.

Ajo ka filluar të pranojë urimet e ditëlindjes që nga orët e para të kësaj dite, si nga fansat ashtu edhe miqtë.

Me të kaluar akrepat orën 12:00 pas mesnatës, ajo u befasua me një tortë, ku i shkruanin vitet dhe “Urime 100”.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Enca Haxhia është “Jealous”, ndërsa ka paralajmëruar një këngë të re.

Ja kush na i sjell pamjet nga shtepia e Arbana Osmanit.

Arbana Osmani është një nga moderatoret shqiptare  që së fundmi po përflitet për lidhjen e saj të re të dashurisë. Ndërkohë mikja e saj moderatorja Xhemi Shehu ka zbuluar një detaj të ri nga familja e Arbanës. Ajo ka publikuar një foto nga shtëpia e Arbanës dhe të gjithë mbetën pa fjalë nga luksi.

“Mirëmëngjesi tek shtëpia e Panës”, ka shkruar Xhemi teksa shihet e ulur në një kolltuk të bardhë ndërkohë që shijon pamjen e natyrës.

Më tallnin çdo ditë”, këngëtarja e njohur shqiptare tregon vuajtjet dhe përbuzjet para se të bëhej e famshme

Ajo është tashmë një ndër  këngëtaret shqiptare me famë botërore më të dashura. Bëhet fjalë për këngëtaren Bebe Rexha, e cila tërheq gjithmonë vëmendjen jo vetëm me projektet e saj muzikore, por edhe me deklaratat e bujshme në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Mirëpo, jeta e saj s’ka qenë aq e thjeshtë para famës dhe një episod tepër të sikletshëm na e ka treguar vetë Bebe në profilin e saj në Instagram.

Këngëtarja ka treguar se një vajzë në shkollë e quante çdo ditë të shëmtuar dhe askush nuk bënte asgjë për këtë. Madje, as mësuesit të cilëve i kishte kërkuar ndihmë.

“Një ditë në shkollë, isha ulur në lokal së bashku me shoqet e mia të klasës. Një vajzë që më ngacmonte gjithmonë, filloi të vinte nëpër tavolina dhe t’i thoshte të gjithave se ishin të bukura, derisa erdhi tek unë dhe më ulëriti “E shëmtuar” në fytyrë, ndërsa të gjithë nisën të qeshin.

Tallesha çdo ditë dhe kthehesha në shtëpi duke qarë. Kisha frikë të shkoja në shkollë pasi askush nga mësuesit s’bënte asgjë kur i kërkoja ndihmë.

Sot festojmë ditën e shpirtit. Unë besoj se s’ka rëndësi çfarë background-i keni, kë dashuroni apo ku besoni, të gjithë meritojmë të ndihemi të sigurt.”- ka shkruar Bebe në postim.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka dhënë lajmin e bukur se së shpejti mund të bashkëpunojë me të famshmen Dolly Parton.

Vetë Dolly i ka dërguar Bebes një video ku i tregon se është një fanse e madhe e saja dhe do të dëshironte një bashkëpunim, të cilin mezi po e presim!

Elvana Gjata ndihet shumë e zhgenjyer nga Ermal Mamaqi dhe arsyeja është kjo.

Miqësia mes Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës duket se është rritur edhe më shumë prej ngjarjeve të vitit të kaluar, kur i fejuari i kësaj të fundit u përfshi në një përleshje në qendër të Tiranës.

Ermali gjithmonë thumbues me komente në rrjetet sociale, mundohet që t’ia ngreh lart disponimin mikeshës së tij, por kësaj radhe duket se e ka zhgënjyer Elvanën.

Gjata postoi dy fotografi në rrjetin social “Instagram”, ndërsa komenti i Mamaqit ishte ky:

Duket se Elvana ka pritur një thumb edhe më të madh, pasi që në fotografin e parë ajo shihet bashkë me një mashkull.

E lindur që të jet e bukur, ja si duket Xhensila pa grim

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare tejet e pëlqyer nga publiku shqiptar.

Ajo dhe aktori i njohur, Bes Kallaku janë një prej çifteve më të përfolura në publik.

Janë paraqitjet e Xhensilës ato që zënë hapsira të mëdha në mediet rozë.

Së fundi, Xhensila ka dalë pa vendosur grim, mirëpo edhe pse e pa grimosur ajo duket shumë e bukur.

 

Kush do mendonte se ky vogëlush do bëhet me kaq famë

Sot është ndër këngëtarët më të popullarizuar dhe më të afirmuar.

Është fjala për këngëtarin e mirënjohur Medën, i cili mbrapa vetes ka një shtrirje të gjerë të krijimeve e projekteve të tij.

Ndër vite ka arritur të mbledhë para vetes me mijëra adhurues, që e vlerësojnë dhe e duan punën e tij në masë të madhe.

Ndonëse vitet kanë ecur dhe shumë gjëra kanë ndryshuar, kjo nuk do të thotë që dhe artisti ka pësuar ndryshime të mëdha.

Me vite mbahet mend të jetë Meda i njëjtë, sa i përket fizikut dhe pamjes së jashtme, e ndoshta vetëm një gjë ka ndryshuar dhe është bërë ende më i bukur dhe më tërheqës.

Por, a e keni qenë ndonjëherë të interesuar të shihni ndonjë fotografi të fëmijërisë së tij, i cili jo shumë shpesh ka ditur të vijë me imazh të tillë.

Për këtë, Revista Kosovarja iu kthen pak mbrapa në kohë, me këtë imazh të tij, i cili siç mund ta shihni ishte po aq i ëmbël dhe i bukur sikurse tani.

Këmbë mbi këmbë dhe e veshur me “Gucci”, Arbana Osmani surprizon në Paris

Moderatorja e njohur Arbana Osmani prej ditësh po pushon në Paris sëbashku me partnerin e sa, Eduard Grishaj. Arbana është shumë aktive në rrjetet sociale dhe kështu ka bërë edhe gjatë kësaj kohe duke na treguar momentet më të bukura që po kalon në Francë.

Së fundmi ka publikuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit ku shfaqet e ulur mbi një tavolinë, dhe nga qëndrimi këmbë mbi këmbë mbi tavolinë ka nxjerrë në pah kofshët mem fundin e shkurtër.

Mimoza pozon pa grim, tregon ndryshimin e ri në pamje

Mimoza Shkodra ka bërë një ndryshim në pamje.

Mimoza Shkodra ka ndarë me ndjekësit një imazh të ri në Instagram, në të cilin u shfaq pak më ndryshe.

Këngëtarja ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, ndërsa u fotografua në veturë pa pikë grimi në fytyrë.

Kujtojmë se Mimoza së fundi festoi ditëlindjen, ku edhe publikoi pamje nga befasia që ia bënë me këtë rast.

Kënga e fundit nga Mimoza Shkodra është “T’lutem”, të cilën e solli në bashkëpunim me Skerdin.

Dramë në familjen shqiptare/ I riu zhduket pa lënë gjurmë, i ati ndërron jetë duke e pritur

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në një familje nga fshati Gadime në Lipjan të Kosovës, ku babai i një 23-vjeçari i cili ishte shpallur i zhdukur, ka ndërruar jetë.

I riu, Shqipdon Aliu u zhduk pesë ditë më parë, teksa të dielën, ai u nis me një autobus drejt Prishtinës për të takuar të dashurën e tij.

Ai dëshironte që t’ja prezantonte babait të tij nusen e ardhshme, por u zhduk në rrethana misterioze.

Babai i tij i ndjerë vuante nga kan,cceri dhe e humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

Nevzat Aliu ndërroi jetë ditën e enjte, por familjarët nuk i kishin treguar për zhdukjen e të birit, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Ata janë shprehur për televizionin T7 se nuk i dinë arsyet e zhdukjes së djalit të tyre.

Sipas familjarëve, kurrë nuk iu ka sjellë probleme në shtëpi, ndërsa menaxheri i një lokali ku qëndronte i riu u shpreh se ai ishte një djalë i qetë.

Policia e Kosovës ka nisur kërkimet për gjetjen e të riut nga Kosova, ndërkohë që rezulton se ai nuk ka asnjë precedent të mëparshëm.

Ndonëse kanë kaluar 5 ditë, ende nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e të riut. Megjithatë, burime nga policia janë shprehur se 23-vjecari nuk ka dalë jashtë Kosovës.

Pasi mori lajmin e dhimbshëm, Shkurte Gashi gati rrëzohet nga skena (Video)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun e që prej vitesh ka sjellë hite në tregun muzikor, muajt e fundit përjetoi një histori të dhimbshme në familjen e saj.

Në një intervistë për “Prive”, Shkurte tregoi momentin kur mësoi se babai i saj ishte diagnostikuar me ka,nceer.“Isha e shokuar atë ditë. Në atë mërzi, unë shkova në Tiranë për këngën e re dhe kam qarë duke ditur sëmundjen e babait tim. Deshi Zoti ia doli. Kjo është edhe arsyeja pse e vonova projektin. Shtype hapesiren dhe shiko vide-on:

 

 

 

Linkk